• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mbërrin në Tiranë ekipi i Crvena Zvezda, vjen me kuzhinier por pa ushqime me vete

by A R
24/08/2020 14:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ekipi serb i Crvena Zvezdës ka mbërritur sot në Tiranë.

Lojtarët dhe stafi,  nën masa të rrepta sigurie i janë drejtuar hotelit ku do të qëndrojnë para ndeshjes së turit të dytë kualfikues, në Champions League, përballë Tiranës.

Tirana do të përballet me ekipin serb, pas kualifikimit që siguroi një javë më parë përballë Dinamos së Tbilis, me shpresë se mund të arrijë një tjetër kualifikim historik.

Ndeshja do të luhet të martën në mbrëmje, në stadiumin tonë kombëtar.

Delegacioni i skuadrës serbe përbëhet nga rreth 50 persona.

Mes tyre ka edhe një kuzhinier, i cili do të ketë detyrën për të kontrolluar ushqimet.

Ato ndryshe nga çfarë ishte paralajmëruar nuk do të sillen nga Beogradi, por do të kontrollohen nga një ekip i specializuar i kuzhinierëve dhe mjekëve serbë, në hotelin e rezervuar të Tiranës.

Në kryeqytetin e Shqipërisë, futbollistët, anëtarët e stafit si dhe drejtuesit e klubit serb do të kenë një kat të veçantë në hotel, sikurse është rezervuar një ashensor, i cili do të jetë në dispozicion vetëm për skuadrën e tyre, si dhe një kuzhinë ngrënie enkas për ta.

Për të mos patur ndonjë surprizë të pakëndshme, klubi serb ka kërkuar që të testohen për COVID-19 edhe shoferët shqiptarë që do t’i transportojnë drejt hotelit.

Crvena Zvezda do të kryejë stërvitjen e fundit në “Air Albania”  gjatë mbrëmjes së sotme, ndërsa para fillimit të stërvitjes pritet që japë  konferencë për shtyp trajneri Dejan Stankovic.

Lojtarët serbë nuk do të lejohen të dalin nga hoteli në bazë të protokollit të UEFA-s për të evituar infektimin nga covid-19.

Ndërkohë si çdo përballje tjetër futbolli mes ekipeve të dy vendeve, edhe kjo ndeshje ka marrë disi karakter nacionalist, por për shkak të mungesës së tifozëve, pritet që ajo të zhvillohet e qetë dhe në normalitet.

/a.r

Next Post
Policia kontroll nëpër rrugica për shpërndarësit e narkotikëve, në pranga 33-vjeçari

Policia kontroll nëpër rrugica për shpërndarësit e narkotikëve, në pranga 33-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dy standardet e drejtësisë së re, me familjen Berisha dhe familjen Veliaj

March 15, 2026
Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

March 15, 2026
Deklaratat për armatosjen e Serbisë dhe akuzat për plane sulmi/ Presidenti kroat dhe Vuçiç përplasen në distancë

Deklaratat për armatosjen e Serbisë dhe akuzat për plane sulmi/ Presidenti kroat dhe Vuçiç përplasen në distancë

March 15, 2026
Zgjerohet harta arkeologjike e Shkodrës, zona “A” e Bushatit shpallet pasuri kulturore

Zgjerohet harta arkeologjike e Shkodrës, zona “A” e Bushatit shpallet pasuri kulturore

March 15, 2026
Rregulla të forta për plazhet/ Zbardhet kontrata e re, gjoba deri në 400 mijë lekë dhe rastet kur prishet kontrata

Rregulla të forta për plazhet/ Zbardhet kontrata e re, gjoba deri në 400 mijë lekë dhe rastet kur prishet kontrata

March 15, 2026
Avioni me furnizime u rrëzua gjatë misionit, kush ishin 6 ushtarët amerikanë që humbën jetën në Irak

Avioni me furnizime u rrëzua gjatë misionit, kush ishin 6 ushtarët amerikanë që humbën jetën në Irak

March 15, 2026
“Ushqimi në shkolla, me ndikim pozitiv”, ISHP për nismën e MASH: Mund të ndikojë në menaxhimin e peshës

“Ushqimi në shkolla, me ndikim pozitiv”, ISHP për nismën e MASH: Mund të ndikojë në menaxhimin e peshës

March 15, 2026
Nga vizita e Macron në Tiranë te drafti zyrtar, rilind pas rreth një shekulli Liceu Francez në Korçë

Nga vizita e Macron në Tiranë te drafti zyrtar, rilind pas rreth një shekulli Liceu Francez në Korçë

March 15, 2026
Zvicra bllokon fluturimet ushtarake amerikane mbi territorin e saj, ja në cilat raste lejohen

Zvicra bllokon fluturimet ushtarake amerikane mbi territorin e saj, ja në cilat raste lejohen

March 15, 2026
“Edi Rama ikën më 22 mars!”, ish-deputeti i PD-së tallet me Sali Berishën pas thirrjes për protestën e radhës

“Edi Rama ikën më 22 mars!”, ish-deputeti i PD-së tallet me Sali Berishën pas thirrjes për protestën e radhës

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In