• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Mbërrijnë muxhahedinët e fundit në Shqipëri, senatori McCain: Treguat guxim!

by Aalison Pearse Stevens
10/09/2016 11:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një grup prej 280 personash është nisur dje nga kampi Liria në Irak drejt Shqipërisë, duke e çuar në 3200 numrin total të muxhahedinëve në vendin tonë. Transferimin e të gjithë anëtarëve të MEK nga “Kampi Liria” (Liberty) për në Shqipëri, e ka përshëndetur edhe ish-kandidati republikan për president në SHB, njëkohësisht një nga politikanët më me influencë, John McCain.

“I shpreh falënderimet e mia më të thella Qeverisë së Shqipërisë për mikpritjen dhe guximin në përpjekjet e saj për të zgjidhur këtë krizë humanitare. Gatishmëria e Shqipërisë për të siguruar strehim për banorët e Kampit të Lirisë është një testament i vërtetë për frymën dhe vlerat e popullit shqiptar”, thuhet në deklaratën e tij.

Lajmin për transferimin e muxhahedinëve iranianë e kanë pasqyruar gjerësisht edhe mediat e këtij vendi, të cilat thonë se “Shqipëria ka marrë të gjithë anëtarët e grupit terrorist”, raporton BW.

Muxhahedinët janë një grup ekstremistësh të cilët kërkojnë rrëzimin e regjimit në Republikën Islamike të Iranit. Në vitin 2009, Këshilli i Europës i nxorri “Muxhaedinët e Popullit Iranian” nga lista e organizatave terroriste ku i kishin klasifikuar më parë. Që në 2012 edhe ShBA dhe Kanadaja i kanë nxjerrë “Muxhahedinët” nga kjo listë duke i konsideruar një organizatë që lufton me mjete të ligjshme politike për ndërrimin e regjimit në Iran. Në vitin 2002, ishte “MPI” që bëri me dije ekzistencën e programit nuklear të Iranit, gjë që rezultoi e vërtetë.

“MPI-ja” mund të ketë patur deri në 7000 guerrilas të armatosur në Irak (Iraku i Sadamit i strehonte) para luftës së vitit 2003, por një anëtarësi prej 3000 deri në 5000 vetë konsiderohet më me gjasa. Në vitin 2005, ‘Council on Foreign Relations” besonte se grupi kishte rreth 10.000 anëtarë, vetëm 1/3 e të cilëve ishin të armatosur. Ndërsa një artikull i vitit 2003 në gazetën “The Neë York Times” shkruante se MPI-ja përbëhej nga 5000 luftëtarë të vendosur në Irak, shumica e të cilëve ishin gra. Një artikull i vitit 2013 në “Foreign Policiy” shpall se grupi ka tanimë 2900 anëtarë të vendosur në Irak.

Next Post
Kongresi amerikan autorizon të afërmit e viktimave të 11 shtatorit të padisin Arabinë Saudite

Kongresi amerikan autorizon të afërmit e viktimave të 11 shtatorit të padisin Arabinë Saudite

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ishte në kërkim nga autoritetet italiane dhe tentoi të hynte në Shqipëri, arrestohet 55-vjeçari me dy emra

I dënuar me 7 vite burg për mashtrim dhe pastrim parash, ekstradohet nga Spanja Arnold Jaho

November 8, 2026
“Kurthi i dashurisë” për shefin e Nvidia-s, dyshohet se Kina përdori spiunen për të depërtuar te ‘mbreti i mikroçipave’

“Kurthi i dashurisë” për shefin e Nvidia-s, dyshohet se Kina përdori spiunen për të depërtuar te ‘mbreti i mikroçipave’

November 8, 2026
Shqetësuese në Vlorë! Jo vetëm fëmijë, por edhe të rritur të helmuar, prani bakteresh e fekalesh në ujë

Shqetësuese në Vlorë! Jo vetëm fëmijë, por edhe të rritur të helmuar, prani bakteresh e fekalesh në ujë

November 8, 2026
Spahiu prezanton reformën e mbrojtjes sociale: “Baby Bonus” kthehet në mbështetje mujore deri në moshën 5-vjeçare

Spahiu prezanton reformën e mbrojtjes sociale: “Baby Bonus” kthehet në mbështetje mujore deri në moshën 5-vjeçare

November 8, 2026
Anatomia e një humbjeje: Nga ICE te Epstein dhe Irani! Të gjitha gabimet e presidentit Trump

Anatomia e një humbjeje: Nga ICE te Epstein dhe Irani! Të gjitha gabimet e presidentit Trump

November 8, 2026
Shqipëria përfiton mbi 920 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së për zhvillim ekonomik dhe integrim

Shqipëria përfiton mbi 920 milionë euro nga Plani i Rritjes i BE-së për zhvillim ekonomik dhe integrim

November 8, 2026
Pasardhësi i Steinmeier/ Blloku konservator CDU/CSU gati të zyrtarizojë Ilse Aigner për Presidente të Gjermanisë

Pasardhësi i Steinmeier/ Blloku konservator CDU/CSU gati të zyrtarizojë Ilse Aigner për Presidente të Gjermanisë

November 8, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Nuk duan as Ramën e as Berishën, por kush do t’i eklipsojë ata?

November 8, 2026
Jonida Maliqi flet për të birin me autizëm: Psikologia na tha se nuk jemi prindër të denjë, sot kam një mesazh për të

Jonida Maliqi flet për të birin me autizëm: Psikologia na tha se nuk jemi prindër të denjë, sot kam një mesazh për të

November 8, 2026
Ndryshimi i akuzës në seancën paraprake: një përmirësim i rëndësishëm i Kodit të Procedurës Penale, por ende i paplotë

Ndryshimi i akuzës në seancën paraprake: një përmirësim i rëndësishëm i Kodit të Procedurës Penale, por ende i paplotë

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In