• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Mbërrijnë fletët e votimit dhe për qarqet e tjera”, paralajmëron Celibashi: Sanksione shumë të ashpra për ata që cenojnë votën

by
20/04/2021 11:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, foli në një konferencë me gazetarët për procesin zgjedhor të 25 prillit.

Celibashi tha se sot mbërrijnë fletët e votimit për disa qarqe, ndërsa theksoi se tashmë janë shpërndarë në disa qarqe të tjera.

“Po e nis me procesin e printimit të fletëve. Ne kemi përfunduar, kemi të magazinuar dhe kemi filluar ndarjen e fletëve të votimit për qendrat e Votimit në Vlorë, Korcë, Elbasan dhe Fier. Sot në drekë mbërrijnë edhe fletët e votimit të qarqeve të tjera, Tirana, Kukësi, Durrësi, Dibra, Lezha dhe Shkodra. I kemi fletët e votimit këtu në magazinën e KQZ, dy dita para pritshmërive tona. Kemi siguruar kamerat e vëzhgimit për të 5199 qendrat e votimit, janë shpërndarë në të gjitha KZAZ. Në ditët në vijim do të shpërndahen në çdo qendër votimi. Kemi përfunduar procesin e instalimit të kamerave të vëzhgimit, kamerat që do të demonstrojnë procesin e votimit dhe gjithë arsenalin tjetër të procesit. Kemi në proces rekrutimin e operatorëve, të cilët do të përdorin pajisjen e identifikimit elektronik. Numri i aplikimeve është i madh, rreth 13 mijë aplikantë”, tha Celibashi.

Më tej, kreu i KQZ u ndal te siguria e procesit, Celibashi paralajmëroi komisionerët, që do të angazhohen në procesin zgjedhor, se do të përballen me sanksione të rënda, nëse sjellja e tyre do të jetë në kundërshtim me detyrën që kanë.

“Në lidhje me sigurinë e procesit do të sjell disa gjëra në vëmendje të publikut, për të konfirmuar që çfarë KQZ ka bërë, janë të tilla që sigurojnë procesin zgjedhor dhe vullnetin e votuesve. Jam i sigurt që procesi, veçanërisht ai i nxjerrjes së rezultatit, nuk do të ketë probleme. Komisionerë, të cilët do të angazhohen në këtë proces, janë të ndërgjegjësuar për të gjitha penalitetet që do të kenë, nëse sjellja e tyre do të jetë në kundërshtim me detyrën që ka. KQZ nuk do të tolerojë në asnjë mënyrë dhe për asnjë rast asnjë komisioner, që do të vërë në provë forcën e ligjit për çdolloj arsye.

 

 

Ka sanksione shumë të ashpra ndaj atyre që përpiqen të cenojnë integritetin e votës së qytetarëve. Do të kemi gjithë vëmendjen për të evidentuar të gjitha këto raste dhe për të reaguar në përshtatje me ligjin. Kem marrë të gjithë masat që procesi i nxjerrjes së rezultatit, e para të përfundojë sa më shpejt, si dhe të përfundojë sa më shpejt”, u shpreh ai.

Më tej, Celibashi deklaroi edhe se “Ka një gjë që dua ta sjell në vëmendje. Me dispozitat e reja të Kodit Zgjedhor është sanksionuar e drejta e çdo subjekti, që të kërkojë hapjen e kutive. Ata që do të jenë përgjegjës për këtë ka penalitet shumë të rënda, 1-7 vite burg. Do ta theksoj këtë për t’i hequr çdokujt interesin dhe dëshirën që gjatë procesin të nxjerrjes së rezultatit të demonstrojë në tabelën e rezultatit një rezultat të ndryshëm. Pasi vetë KQZ do t’i hapë ato fletë dhe do të bëjë rivlerësim të tyre”./ b.h

Next Post
“Fitorja është në mesin tuaj”, Basha nga Kavaja: Rama nuk mund ta ndalë uraganin e shpresës!

"Fitorja është në mesin tuaj", Basha nga Kavaja: Rama nuk mund ta ndalë uraganin e shpresës!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ekonomia e Azisë me prirje rritjeje deri në 4.5 % në vitin 2026

Ekonomia e Azisë me prirje rritjeje deri në 4.5 % në vitin 2026

March 24, 2026
Mungesa e Spiropalit në seancën për Ballukun, Balla: Do të marr një vendim në konsultim me grupin parlamentar

Mungesa e Spiropalit në seancën për Ballukun, Balla: Do të marr një vendim në konsultim me grupin parlamentar

March 24, 2026
Sherr mes nxënësve në Durrës, njëri prej tyre goditet me thikë në qafë

Fier/ Krim në familje, burri vret gruan dhe më pas veten

March 24, 2026
Nafta rrit çmimin e zarzavateve, shtrenjtohen deri në 30 lekë për kilogram

Nafta rrit çmimin e zarzavateve, shtrenjtohen deri në 30 lekë për kilogram

March 24, 2026
“M’u mohua e drejta e mbrojtjes”, Veliaj kërkesë në GJKKO: Të përjashtohet gjyqtarja Etleva Deda

Mbahet seanca ndaj Veliajt! Kryebashkiaku ndryshon avokat, merr mbrojtës ligjor ish-deputetin socialist

March 24, 2026
27 vjetori i ndërhyrjes së NATO-s, Osmani: Aleancat që mbrojnë lirinë duhet t’i ruajmë po aq sa vetë lirinë

27 vjetori i ndërhyrjes së NATO-s, Osmani: Aleancat që mbrojnë lirinë duhet t’i ruajmë po aq sa vetë lirinë

March 24, 2026
Mbreti i Panairit

Jam Enver

March 24, 2026
Paqe në Islamabad? JD Vance propozohet si kryenegociator për bisedimet me Iranin

Paqe në Islamabad? JD Vance propozohet si kryenegociator për bisedimet me Iranin

March 24, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla: Mos na qani hallet për afatet! “Shqipëria 2030” mision i Ramës dhe PS

March 24, 2026
Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

PD bie sërish në sondazhe, Frrok Çupi: Shqiptarët janë të lodhur nga dhuna!

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In