• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mbërrijnë 100 mijë vaksina të Sinovac, Manastirliu: Do të ulet fasha brenda javës

by A R
08/04/2021 17:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

100,000 doza të vaksinës së Sinovac kanë mbërritur sot në Aeroportin ‘Nënë Tereza’, dy javë pas mbërritjes së 192,000 dozave, me të cilat nisi vaksinimi masiv në vend.

Të pranishëm në Aeroportin “Nënë Tereza” ishin Ministrja Ogerta Manastirliu, Ministri Arben Ahmetaj dhe Ministrja Belinda Balluku.

Manastirliu ka deklaruar se brenda kësaj jave do të ulet fasha për vaksinim.

“Kemi arritur që t’i kemi vaksinat sot, 100,000 vaksina të Sinovac dhe të vazhdojmë me planin tonë të vaksinimit masiv, për të vijuar në ditët e ardhshme me hapjen e fashës të grupmoshës, + 65 dhe +60 vjeç dhe padyshim edhe me punonjësit e shërbimeve kritike”, u shpreh Manastirliu.

Duke folur për vonesen e shkaktuar si pasojë e grevës së paligjshme në Rinas, Manastirliu tha: “Falë përpjekjeve madhore të Kryeministrit, ne arritëm që 100 mijë vaksina të Sinovac të vinin në Shqipëri, por pikërisht nga kjo vonesë, plani ynë i vaksinimit u shty me 48 orë, pasi duhen të gjitha procedurat që ne ishim përgatitur t’i kryenim ditën e djeshme, të spostohen në kohë. Imagjinoni çfarë do të kishte ndodhur nëse nuk do të ishin bërë këto përpjekje madhore, nëse nuk do të arrinim t’i kishim këto vaksina në kohë, pasi dihet se çfarë lufte e madhe brrylash bëhet në rastet kur një shtet nuk është gati t’i marrë, ateherë një vend tjetër i merr”, deklaroi Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë u shpreh se do të përmbushet angazhimi për të vaksinuar 500,000 qytetarë brenda Majit. Dy javë pas mbërritjes së 192,000 dozave të vaksines së sinovac, qeveria ka garantuar edhe 100,000 doza sot, për të vijuar pas disa ditësh me zgjerimin e fashës se vaksinimit, në mënyrë kapilare të gjithë vendin.

/a.r

Next Post
VIDEO/ Ramën e presin me këngë labe në Gjirokastër, kryeministri kthehet nga rruga: Jo mo, jo…

VIDEO/ Ramën e presin me këngë labe në Gjirokastër, kryeministri kthehet nga rruga: Jo mo, jo...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

April 7, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Politika shqiptare në krizë, mungojnë kapaciteti dhe vullneti për zgjidhje

April 7, 2026
Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In