Ka përfunduar mbledhja e Këshillit Politik, e thirrur nga Partia Socialiste për ndryshimet kushtetuese.
Në mbledhjen e sotme morën pjesë për herë të parë edhe kryeministri Rama, sekretari i përgjithshëm PD, Gazment Bardhi, si dhe deputeti Myslym Murrizi.
Në fokus ka qenë ndryshimi i Kodit Zgjedhor për Listat e Hapura, pa ndryshuar marrëveshjen e 5 qershorit.
Ndërkohë Myslim Murrizi ka folur i pari në mbarim të mbledhjes. Ai u shpreh se PD, PS dhe LSI kanë vijuar takimin të tre, pa prezencën e opozitës parlamentare.
I pyetur se kush e përfaqëson këtë të fundit në tryezë, ai apo Rudina Hajdari, Murrizi tha:
“Unë jam këtu si përfaqësues i 28 deputetëve që i kam kontaktuar një për një. Ata vazhdojnë dashuritë e vjetra, ishallah ka krevate të flejnë në Pallat të Kongreseve sot” – tha deputeti Murrizi.
/a.r











