Këngëtari i njohur, Flori Mumajesi është për momentin kryefjala e mediave rozë. Pas fshirjes së disa prej këngëve të tij nga Yotube, ai reagoi i revoltuar, duke ndarë dëshmi nga jeta e tij private.
Mirëpo, pas zgjidhjes së këtij problemi, Flori i ka befasuar të gjithë. Ai pak minuta më parë, ka publikuar këngën e tij më të re me titull “Mbaroj për ty”.
Ky projekt i papritur po pëlqehet shumë nga fansat, të cilët menjëherë kanë nisur aludimet se kujt i dedikohet teksti. Megjithatë, nuk ka ende një konfirmim nga Flori.
/e.d