Në fshatin Degë të Tropojës, shërbimet e policisë gjatë ushtrimit të kontrollit në banesën e qytetarit D.H. kanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri automatik dhe një sasi municioni luftarak të cilat ai i mbante pa leje.
Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, shtetasi D. H., banues në fshatin Degë, Tropojë.
Materialet i hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprime të mëtejshme.
/a.r