• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mbante 3 gra/ Futbollisti i njohur i Manchestr City: Askush nuk më vendosi një armë në kokë

by Java News
30/01/2024 12:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbulimi i jetës së dyfishtë, me dy familje, e Kyle Walker ka shkaktuar bujë në medie javët e fundit, teksa sipas raportimeve të fundit theksohet se futbollisti i Manchester City-t ka pasur edhe një lidhje të tretë.

Duke sqaruar këto lajme, në një intervistë për “The Sun” vetë Walker ka treguar situatën në fjalë, ndërsa pranoi se është i vetmi fajtor për çfarë ka ndodhur.

“Ajo që bëra është e tmerrshme, marr përgjegjësinë e plotë. Mora vendime idiote, nuk mund ta imagjinoj se çfarë po kalon Annie (Kilner, gruaja e tradhtuar). U përpoqa ta pyesja, por ajo po kalon mes dhimbjeve e vuajtjeve… Burri që duhej ta donte dhe kujdesej për të, të ishte aty për të, ia bëri këtë. I vetmi fajtor jam unë, kam luajtur një rol dhe e dija që po bëja zgjedhje të gabuara, por tani më duhet të pranoj të gjitha gabimet e mia”-tha fillimisht ai.

Më tej Walker vazhdon: “Veprimet e mia kanë shkaktuar kaq shumë dhimbje për shumë njerëz. Më vjen keq, disa gjëra nuk duhet të ndodhin në një familje. Unë jam një qytetar privat, por edhe një personazh publik dhe duhet të përballem me të gjitha këto. Gjithçka doli në media nuk më ndihmoi, por tani kam vendosur të flas me shpresën se të paktën mund t’i shpjegoj dhe t’i jap gruas dhe fëmijëve të mi jetën private që ata kanë aq shumë nevojë dhe e meritojnë. Nuk e kam menduar kurrë se jeta ime do të kishte qenë kështu dhe se do të bëhesha baba i gjashtë fëmijëve.
Më duhet të zbuloj pse e bëra këtë, pse ndodhën disa situata. Unë jam njeri dhe kam bërë gabime, si brenda dhe jashtë fushës. Këto të fundit janë sigurisht më të dëmshme dhe më të dhimbshme. Futbolli është jeta ime, por familja është para çdo gjëje në planet dhe sot ata po vuajnë jashtëzakonisht shumë. Ne themi natën e mirë në ‘FaceTime’ me djalin tim, më dhemb që nuk jam me të për shkak të gabimit tim.”

Së fundi, Walker tregon gjithashtu se si shkuan gjërat me të dashurën e tij Lauryn Goodman, të cilën e takoi në vitin 2020.

“Nuk ishte e qëllimshme apo e paramenduar, por shkova në shtrat me të. Ishte një periudhë në të cilën ndodhën shumë gjëra. Në fund të tetorit më tha që ishte shtatzënë, isha me fizioterapistin dhe gati më ra të fikët. Ajo më pyeti se çfarë problemi kishte dhe nuk i thash asgjë, duhej ta mendoja, ndërsa pyesja veten se çfarë duhej të bëja, ndërsa mendoja Annien dhe djemtë. Bëra të pamundurën për ta mbajtur të fshehtë, por marr përgjegjësinë e plotë për zgjedhjet e mia dhe për lëndimin e njerëzve të tjerë.

Askush nuk më vendosi një armë në kokë dhe më tha që duhej ta kisha bërë, nuk do të fajësoja askënd tjetër. Nëse do të kthehesha mbrapa dhe do të kisha mundësi për ta ndryshuar, do ta bëja. Shtatzënia vulosi gjithçka.  Faji është vetëm i imi, fëmijët janë të pafajshëm dhe kjo duhet të jetë e qartë në mendjet e të gjithëve”-deklaroi Kyle Walker.

/f.s

Next Post
Manastirliu: Brenda 2024, trajnohen 4 mijë mësues të arsimit fillor

Manastirliu: Brenda 2024, trajnohen 4 mijë mësues të arsimit fillor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Me 66 vota pro, miratohet projektligji për buxhetin 2026 në Kuvendin e Kosovës

Me 66 vota pro, miratohet projektligji për buxhetin 2026 në Kuvendin e Kosovës

February 16, 2026
GJKKO pezullon dënimin për shefin e regjimit të brendshëm në burgun e Lushnjës

GJKKO pezullon dënimin për shefin e regjimit të brendshëm në burgun e Lushnjës

February 16, 2026
Paraburgimi si “zgjedhja e parë”: Rikthimi te standardi kushtetues dhe konventor i masave të sigurimit

Paraburgimi si “zgjedhja e parë”: Rikthimi te standardi kushtetues dhe konventor i masave të sigurimit

February 16, 2026
Pas Ramës edhe presidenti Begaj vizitë zyrtare në Kosovë

Pas Ramës edhe presidenti Begaj vizitë zyrtare në Kosovë

February 16, 2026
ISHP: Nuk ka shpërthim të fruthit, çdo rast sporadik izolohet

ISHP: Nuk ka shpërthim të fruthit, çdo rast sporadik izolohet

February 16, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Duhet të jesh i verbër ndaj të keqes tonë

February 16, 2026
Gjuha Amtare, një pjesë thelbësore e identitetit dhe trashëgimisë sonë kulturore

Drejtësia ndërkombëtare, narrativat gjeopolitike dhe kohezioni shqiptar

February 16, 2026

Në kërkim për kultivim droge, arrestohet 53-vjeçari në Malësi të Madhe

February 16, 2026
Kërkon pezullimin e ministres ‘Diella’ dhe 1 milion euro dëmshpërblim, shtyhet seanca gjyqësore për padinë e aktores Anila Bisha

Kërkon pezullimin e ministres ‘Diella’ dhe 1 milion euro dëmshpërblim, shtyhet seanca gjyqësore për padinë e aktores Anila Bisha

February 16, 2026
Intervista: Liria e tubimit paqësor mes garancive kushtetuese dhe kufijve ligjorë

Intervista: Liria e tubimit paqësor mes garancive kushtetuese dhe kufijve ligjorë

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In