• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Mbante 2 mijë lekë në xhep”, Rrapo Taho flet për jetën e Pecorellit në Vlorë: Tha se…

by A R
23/09/2021 22:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rrapo Taho, ish futbollisti i Flamurtarit, tashmë trajner i ekipeve të reja ka folur ekskluzivisht për Top Channel duke treguar se si u njoh me biznesmenin italian Davide Pecorelli, i cili përdorte emrin Cristiano kur qëndronte në Shqipëri.

Rrapo tregon se u njohën në fillim të muajit Qershor në zonën e plazhit mbas tunelit në Vlorë, ku pothuajse çdo ditë të vitit edhe në dimër, disa vlonjat parapëlqejnë këtë zonë.

Rrapo tregon se ai ka marrë vesh që ishte ish futbollist dhe i ishte afruar duke i bërë shumë pyetje. Ai i ishte prezantuar Rrapos duke i thënë: “Jam Cristiano, kam qenë gjyqtar”. Edhe pse u njohën brenda një kohe shumë të shkurtër, arritën të krijonin miqësi.

“Davide ka qëndruar i vetmuar një periudhë, duke lexuar libra, ose dhe shkruante”, tregon Taho, duke shtuar: “Takoheshim pothuajse çdo ditë dhe ne e afruam duke pirë dhe kafe e duke bërë biseda të ndryshme. Ai për ne ishte një djalë i çiltër, i qeshur. Ky tip më duket i çuditshëm pasi të qëndrosh në Vlorë kaq kohë duhet të jetë tip agjenti.”

Rrapo tregon se e ka pyetur për moshën dhe Davide i ishte përgjigjur se ishte 48 vjeç dhe beqar, por nuk kishte treguar që kishte fëmijë. Sa i përket vendit ku jetonte, kishte blerë një apartament me vlerë 35 mijë euro në zonën e Ujit të Ftohtë.

“Cristiano ka krijuar marrëdhënie shumë të mira me shumë vlonjat , por dhe me pushues të huaj.Ai thoshte çdo herë që jam shkrimtar dhe po bëj një libër Monte Criston duke u frymëzuar nga Sazani. Duke qenë i vetmuar dhe ne si vlonjat që shprehnim zemërgjerësinë e ftonim çdo herë për kafe, ndërkohë që ai vetëm një herë ka paguar dhe vetëm dy mijë lekë të vjetra mbante në xhep. Ndonjëherë i jepte raki 3-4 vetave. Njëri pinte birrë, por për raki kam lekë thoshte, nuk kam lekë për më shumë.

Unë e pyesja kur do ikësh, ai gënjente duke thënë jo javën tjetër jo muajin tjetër. Ndërkohë që ne do iknim për një ndeshje miqësore në Gumenicë ai shprehu dëshirën që do vinte me ne, por nuk erdhi pasi u justifikua se kishte babanë sëmurë dhe do ikte me avion. Kjo ka qenë dhe dita e fundit që jemi parë.

Pasi ai u gjet në Itali, tre ditë pas, miqtë e mi më thonë që Cristano nuk është ai, por Davide dhe ballafaquam fotografinë, duke vërtetuar që ishte ai. Na ka befasuar pasi nuk kishte përshtypje se mund të bënte të tilla gjëra, pasi ishte gazmor, i dashur, i qetë. Edhe kur isha në Gumenicë e pyeta nëpërmjet telefonit si e kishte babanë dhe nëse kishte mbërritur në Itali, ai u përgjigj. Më dërgon mesazh, “Faleminderit, është mirë”. Kam komunikuar me numrin shqiptar që ka. Ndërkohë pas dy ditësh tentova ta rimarr sërish por asnjë përgjigje. Ai ishte shumë i komunikueshëm me të gjithë dhe i respektueshëm”, shprehet Rrapo.

/a.r

Next Post
Morën peng dhe përdhunuan 17-vjeçaren, gjykata i dënon me 220 vite burg

Morën peng dhe përdhunuan 17-vjeçaren, gjykata i dënon me 220 vite burg

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadori i OSBE: Transparenca dhe sanksionet, kyçe për financimin e partive politike

Ambasadori i OSBE: Transparenca dhe sanksionet, kyçe për financimin e partive politike

March 3, 2026
Nga Lindja e Mesme deri në Kosovë: Si u bë Bondsteel temë pas ngjarjeve në Iran?

Nga Lindja e Mesme deri në Kosovë: Si u bë Bondsteel temë pas ngjarjeve në Iran?

March 3, 2026
Plazhi që “transformohet” në pasqyrë, fenomeni unik në Japoni që po mahnit botën

Plazhi që “transformohet” në pasqyrë, fenomeni unik në Japoni që po mahnit botën

March 3, 2026
“Nuk duam të vrasim Trumpin”, Irani u jep garanci me shkrim amerikanëve

Si të mendojmë për luftën e Trump me Iranin

March 3, 2026

Gjyqi ndaj Veliajt, caktohet data e seancës së parë në GJKKO

March 3, 2026
Diaspora pret fletë-votimet, Celibashi: Printimi nisi, brenda 2 javësh shpërndarja

“Partitë nuk deklarojnë financimet, 50% s’marrin pjesë në zgjedhje”, Celibashi rekomandon raportime periodike

March 3, 2026
Silvio Gonzato: Shqipëria ka bërë përparim të jashtëzakonshëm, por sulmet ndaj SPAK-ut duhet të ndalojnë

Gonzato: Financimi i partive politike, parakusht për procesin e anëtarësimit në BE

March 3, 2026
Vaksina universale kundër gripit: Shkencëtarët flasin si po i afrohen ‘pikave të dobëta’ të virusit

Vaksina universale kundër gripit: Shkencëtarët flasin si po i afrohen ‘pikave të dobëta’ të virusit

March 3, 2026
Lufta në Iran trondit tregjet evropiane, gazi rritet me 33% brenda pak ditësh

Lufta në Iran trondit tregjet evropiane, gazi rritet me 33% brenda pak ditësh

March 3, 2026
Përshkallëzohet lufta në Lindjen e Mesme, përfshihet edhe Evropa

Përshkallëzohet lufta në Lindjen e Mesme, përfshihet edhe Evropa

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In