• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Mbaju nënë mos ki frikë se ke djemtë në Amerikë”/ Rrëfehet Ilir Ikonomi: Pse zgjodha të shkruaja një libër për Fan Nolin

by Java News
28/11/2023 20:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një biografi e re është sjellë me anë të një libri për shkrimtarin e madh dhe politikanin Fan Noli. Libri “Apostulli” i Ilir Ikonomit përshkruan Fan Nolin në periudhën që fillon nga mbërritja e tij në SHBA më 1906 e deri në vitin 1920, kur kthehet për në Shqipëri. Ikonomi, i ftuar në emisionin “Real Story” me gazetarin Sokol Balla, tregoi më shumë detaje.

“E para njerëzve iu pëlqen një personazh kryesor në libër. Ne na pëlqen të lexojmë letërsi artistiketë gjithë por përbëhet nga personazhe. Pse na pëlqen të kemi një personazh? Nëpërmjet veprimeve të tij, fjalëve të tij, të njihemi me të tërën me gjithë komplikimet. E njëjta gjë edhe me këta njerëz, por këta kanë qenë vizionar. Faik Konica dhe Fan Noli kanë qenë dy vizionar dhe nuk është e lehtë të ishe vizionar në atë kohë në Boston, ku kishte 30 mijë shqiptarë në vitin 1908.

Këta njerëz ndikuan që Vatra, organizata që i mbështillte shqiptarët, ishte si një qeveri e Shqipërisë në mërgim. Është qeveri në mërgim se me paratë e Vatrës, e shqiptarëve të thjeshtë që iu binte bretku nëpër fabrikat e Amerikës, u dërguan delegatët në Evropë, në Paris për të lobuar që Shqipëria të mos copëtohej dhe kjo ka qenë ideja e Nolit dhe nga kjo ka lindur vargu i famshëm “Mbaju nënë mos ki frikë se ke djemtë në Amerikë”.

Në 1917, me nismën e Nolit shqiptarët filluan një fushatë të madhe për të mbledhur para për këtë Shqipëri që është sot dhe u mblodhën 20 mijë dollarë në atë kohë, që në vlerën ishin gjysmë milionë dollarë dhe këto duheshin për të mbajtur delegatët shqiptarë në konferencën e paqes në Paris që do të bëhej më vonë në 1920.”, theksoi Ikonomi.

Por përse zgjodhi të sillte një libër për figurën e Nolit?

“Kam zgjedhur të shkruaj për Nolin sepse vetë ka shkruar shumë, ka folur shumë. Ai ka lënë një dokumentacion, një arkivë të pasur pas vetes, fjalime të panumërta dhe mbi të gjitha ide si askush tjëetër dhe prandaj vendosa që nga 1906 kur arrin në Amerikë deri në 1920 kur niset drejt Shqipërisë, kjo periudhë më duket shumë interesante sepse përkon me fillimet e shtetit shqiptar dhe vendosa t’i dedikoj një libër të plotë. Në fakt në kohën kur Noli ishte në Boston, ishte shumë bashkues, ndryshe nga periudha tjetër dhe më pas vjen në Shqipëri, një vend gjysmë feudal në atë kohë dhe donte bënte reforma të thella dhe këtu lind problemi. Kishte një vizion si askush tjetër, më pëlqeu ideja që ishte vizionar dhe inovator dhe prandaj mendova se ia vlente të shkruaja një libër të tërë.”, shtoi ai.

Next Post
Përplasjet në Kuvend, Begaj thirrje deputetëve: Punoni kokëulur për shqiptarët dhe jo për t’u konfrontuar

Përplasjet në Kuvend, Begaj thirrje deputetëve: Punoni kokëulur për shqiptarët dhe jo për t’u konfrontuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“E ke dëgjuar atë këngën Zegjine, Zegjine…”- Aktivistja i zë pritë deputetes së PS në zyrat e Kuvendit! Çaushi: S’të vjen turp! Sa të paguajnë?

“E ke dëgjuar atë këngën Zegjine, Zegjine…”- Aktivistja i zë pritë deputetes së PS në zyrat e Kuvendit! Çaushi: S’të vjen turp! Sa të paguajnë?

September 23, 2026
“Po tallen me ne!”- Debate në Dhomën e Avokatisë, vendoset bojkot edhe për masat e sigurisë në GJKKO

“Po tallen me ne!”- Debate në Dhomën e Avokatisë, vendoset bojkot edhe për masat e sigurisë në GJKKO

September 23, 2026
Destinacion i ri në horizont për Hysajn, lëvizja që pritet të bëjë mbrojtësi kuqezi

Ofertë konkrete për Elseid Hysajn, Ascoli këmbëngul për mbrojtësin kuqezi

September 23, 2026
Rrëzohet avioni stërvitor i Forcave Ajrore Britanike në Uells, dy pilotë të plagosur

Rrëzohet avioni stërvitor i Forcave Ajrore Britanike në Uells, dy pilotë të plagosur

September 23, 2026
Komisioni Europian: Negociatat me Shqipërinë për integrimin në BE drejt mbylljes në dhjetor 2027!

Komisioni Europian: Negociatat me Shqipërinë për integrimin në BE drejt mbylljes në dhjetor 2027!

September 23, 2026
Dhjetëra varreza masive në Serbi, Komisioni për të Zhdukurit: Të rritet presioni ndaj Beogradit!

Dhjetëra varreza masive në Serbi, Komisioni për të Zhdukurit: Të rritet presioni ndaj Beogradit!

September 23, 2026
Ministri i Jashtëm francez: Palestinezët duhet të mbajnë zgjedhjet pas vonesave të përsëritura

Ministri i Jashtëm francez: Palestinezët duhet të mbajnë zgjedhjet pas vonesave të përsëritura

September 23, 2026
Rriten qiratë në Tiranë, agjentët imobiliarë: Çmimi mesatar shkon 500 euro në muaj

Frenohet rritja e çmimeve të banesave, tregu hyn në një fazë më të ngadaltë

September 23, 2026
Këmbanat e alarmit në Ballkan

Këmbanat e alarmit në Ballkan

September 23, 2026
Dhunoi një vajzë dhe vëllanë e saj të mitur, AMP arreston oficerin e Patrullës së Policisë!

Dhunoi një vajzë dhe vëllanë e saj të mitur, AMP arreston oficerin e Patrullës së Policisë!

September 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com