Mbajti të mbyllur 21-vjeçaren në një apartament në Astir, lihet në burg Skerdi Sina

Gjykata Penale e Tiranës caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” për Skerdi Sinën, të riun që u arrestua pak ditë më parë nga shërbimet policore në kryeqytet, lidhur me ngjarjen e shënuar më 9 janar të këtij viti në zonën e Astirit, ku Sina së bashku me shokun e tij Joni Sadikaj akuzohen se mbajtën me forcë një vajzë brenda një apartamenti.

Mbrojtja ligjore e 29-vjeçarit kërkoi masën detyrim paraqitje dhe ndalim i daljes jashtë shtetit, ose masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’, me argumentin se klienti i tij nuk ka lidhje me ngjarjen në fjalë dhe nuk ka mbajtur askënd me forcë, por kjo nuk u mor parasysh nga gjykata.

Avokati Erjon Kullolli, po ashtu, tha para togave të zeza se sa i përket tentativës së Sinës për t’iu shmangur ndalimit të policisë, ai ka qenë në gjendje ankthi dhe nuk ka ditur si të vepronte.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com