• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘I mbajtëm çadrën 90 ditë dhe na la jashtë’, aleati shpërthen ndaj Bashës

by Java News
14/07/2017 18:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i  Partisë së Të Drejtave Të Mohuara e re, Fatmir Hoxha, shprehet pse kjo forcë politike nuk i njeh zgjedhjet e 25 qershorit dhe për këtë ai rendit 4 arsye.

Me anë të një deklarate për median Hoxha sulmon edhe Bashën, ku shprehet se i la jashtë aleatët e tij që i mbajtën 90 ditë çadrën.

DEKLARATA E PLOTË

Sot, më 14 korrik 2017, pasi analizoi zhvillimet politike në vend gjatë muajve të fundt, ato të Opozitës së Bashkuar që nga 18 shkurti 2017, marrëveshjen Rama – Basha të 18 majit, fushatën e zgjedhjeve dhe votimet e 25 qershorit si dhe situatën e krijuar pas këtyre zgjedhjeve, Kryesia e PDM e re konstaton se:

1– Sistemi pluralist, i rikthyer prej lëvizjes antikomuniste në vitin 1990 në Shqipëri është goditur në parim dhe në themel. Me marrëveshje okulte, jashtëligjore pluralizmi është përçudnuar, duke hequr mundësinë përfaqësimit dhe zgjedhjes për shtresa, grupime a ide të ndryshme.

2– Vota e lirë u shit përmes marrëveshjes Rama – Basha. Siç ka deklaruar publikisht kryeministri, pjesë e marrëveshjes ishte edhe njohja pa kundërshtim inrezultatit nga humbësi. Rinimërimi i 64 kutive të Tiranës dje nga KQZ dëshmoi se pothuaj në të gjitha kutitë pati parregullsi e tjetèrsim të votave të Shqiptarëve.

3– Shitjen e kauzës së opozitës nga kryetari i Partisë Demokratike. Partitë e opozitës iu bashkuan zotit Basha për shkak se ndanin të njejtin qëndrim për:

a) Edi Ramën si përfaqësues të krimit në politikë.

b) Edi Ramën si autorin dhe fajtorin e kultivimit masiv të hashashit në vend dhe koka e trafikut.

c) Edi Rama si armik i demokracisë dhe ideator e autor i planit të blerjes së votave përmes parave të drogës.

Në fushatën e Lulzim Bashës për zgjedhjet parlamentare këto argumenta jo vetëm nuk u përdorën, por, përmes ministrave “teknikë” të caktuar nga PD, figura e Ramës u pastrua plotësisht. Njerëzit e PD -së në qe eri nuk zbuluan asnjë parcelë hashashi, asnjë lidhje të Ramës me krimin dhe asnjë blerje vote përmes parave të drogës.

4– Instalimin e totalitarizmit përmes votës së tjetërsuar nga keqpërdorimi i opozitarizmit nga Lulzim Basha. Lënia jashtë procesit e shumicës së aleatëve opozitarë që mbajtën 90 ditë protestë dhe lënia jashtë Kuvendit edhe e atyre aleatëve që futi në lista, marrja e një rezultati më të dobët se kurrë, por të paralajmëruar shumë herër, e bën kryetarin e sotëm të Partisë Demokratike bashkëpërgjegjës për instalimin e totalitarizmit të Edi Ramës me 74 deputetët e tij.

PËR KËTO ARSYE

PDM e re vendosi:

1– Të mos njohë zgjedhjet e 25 qershorit dhe rezultatin e dalë prej tij për shka të veprimeve jashtëligjore, jashtëinstitucionale dhe tjetërsim të provuar të votës gjatë gjithë proçesit, pèrfshi edhe numërimin

2– Të konsiderojë nul marrëveshsjen Rama – Basha, si një puç dhe akt tradhëtie ndaj demokracisë.

3– Të nisë betejën për rikthimin e pluralizmit dhe vlerave demokratike të dhjetorit ’90

4– Të marrë përsipër përfaqësimin e idelologjisë së djathtë shqiptare, luftën kundër komunizmit, mbështetur edhe mbi rezolutat e PE.

5– Të koordinojë aktivitetin opozitar kundër oligarkisë me çdo aktor politik të gatshëm për veprim konkret, mbi bazat dhe parimet perëndimore të demokracisë.

6–Të ftojë shqiptarët e papërfaqësuar nga politika e pazareve t’u bashkohen lëvizjeve për rikthimin demokracisë në vend dhe rikthimin e sovranitetit të shitur nga marrëveshjet okulte.

Kryetari i PDM e re

Fatmir HOXHA

Next Post
VIDEO/ Ky shikim mes Macron e Melanias po ngre mjaft dyshime…

VIDEO/ Ky shikim mes Macron e Melanias po ngre mjaft dyshime...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

ANALIZA E REL/ A mund t’ua ndalojë BE-ja hyrjen në Shengen ish-ushtarëve rusë?

Rusia mobilizon 600 mijë ushtarë, Kievi: Moska kërkon trupa të rinj pas humbjeve në front

August 28, 2026
10 ditë peng në Spanjë, si shqiptari rrëmbeu shoferin e kamionit pasi u zhdukën 30 milionë euro kokainë

10 ditë peng në Spanjë, si shqiptari rrëmbeu shoferin e kamionit pasi u zhdukën 30 milionë euro kokainë

August 28, 2026
Vandalizëm në resortin e Trumpit, 7 të akuzuar në “lidhje me terrorizmin”

Vandalizëm në resortin e Trumpit, 7 të akuzuar në “lidhje me terrorizmin”

August 28, 2026
Vodhi 27 milionë lekë në shtëpinë e xhaxhait, si u zbulua Leonardo Sinani përmes “kurthit” hetimor

Vodhi 27 milionë lekë në shtëpinë e xhaxhait, si u zbulua Leonardo Sinani përmes “kurthit” hetimor

August 28, 2026
Zjarr në Lazarat, vihet nën kontroll nga tre grupe zjarrfikëse

Zjarr në Lazarat, vihet nën kontroll nga tre grupe zjarrfikëse

August 28, 2026

Trump njofton krijimin e Akademisë Kombëtare të Hapësirës në SHBA

August 28, 2026
Kadastra: Hapat si të regjistroni pronësinë e shtëpive të ndërtuara para vitit ’91

Nisin aplikimet për banesa, 300 kredi me 0% interes për punonjësit e administratës

August 28, 2026
Fluturimet komerciale në BE arrijnë në 6.9 milionë në vitin 2025

Fluturimet komerciale në BE arrijnë në 6.9 milionë në vitin 2025

August 28, 2026
Ditë e artë për Kosovën në xhudo, tri medalje të bronzta në “Taranto 2026”

Ditë e artë për Kosovën në xhudo, tri medalje të bronzta në “Taranto 2026”

August 28, 2026
Eshtrat e gjetura në Zubin Potok dërgohen në Hagë për identifikim përmes ADN-së

Eshtrat e gjetura në Zubin Potok dërgohen në Hagë për identifikim përmes ADN-së

August 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com