• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Mbajini duart larg mjekëve’/ Reagimi i ashpër ndaj Bashës i shefjes së ISHP: Kjo është një marrëzi, mjaft

by Java News
20/11/2020 22:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryedemokrati Lulzim Basha thotë se numri i viktimave nga COVID-19 nuk është aq sa raportohet. Ai ka kërkuar nga prokuroria të nisë një hetim.

Me tonë të larta, drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico i kërkoi politikës të mos baltosë figurën e mjekëve.

“Së pari, të qenit mjek është një përgjegjësi ekstreme, sidomos në situata ku ka humbje jete. Në të gjitha rastet, njerëzit që punojnë e që janë përballur me vdekjen shumë herë, e dinë shumë mirë se nuk ka moment më të vështirë, është një moment i trishtë, një humbje e pazëvendësueshme dhe pa rikthim.

Ne jemi të trajnuar që të gjitha rastet e humbjes së jetës të dokumentohen me përgjegjësi maksimale. Sepse diagnoza apo shkaku i vdekjes mund të verifikohet nga autopsia.

Nuk ka mjek në botë që të mendojë ndryshe dhe të veprojë ndryshe. A mund të më thotë dikush pse vitet e punës të lodhshme, të stërmundimshme, mund të hidhen kaq kollaj tej për shifra që i shërbejnë kujt?

Unë besoj përveç një marrëzie, nuk është asgjë më shumë. Dua ta trajtoj si marrëzi”, tha ajo për Vizion Plus.

Fico u shpreh e bindur se bluzat e bardha nuk mund të hedhin poshtë punën e tyre për të një urdhër që vjen nga politika.

“Autopsia është standardi i artë që vulos diagnozën klinike këtu e deri në Amerikë. Autposia verifikon, por në të gjitha rastet kur jemi përballë personave që kanë humbur jetën dhe kanë një diagnozë të përcaktuar me një ekzaminim që është konfirmues mund të thuash me gojën plot është shkaktar gripi, COVID-i, miokardi, e kështu me radhë.

Por kjo nuk është e rëndësishme për ata që kanë humbur dikë dhe ata që na dëgjojnë. Mjekët nuk kanë arsye në botë të zhbëjnë karrierën e tyre profesionale për të bërë diçka se dikush u thotë kështu.

Po përçmojnë punën tonë, të mbajnë duart larg. Boll me mjekët! Ju lutem boll me mjekët!”

g.kosovari

Next Post
‘Neveri për të nxitur panik dhe nxirë bluzat e bardha’/ Mjekësia Ligjore reagon pas pamjeve nga morgu: Të hetojë Prokuroria

'Neveri për të nxitur panik dhe nxirë bluzat e bardha'/ Mjekësia Ligjore reagon pas pamjeve nga morgu: Të hetojë Prokuroria

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

March 12, 2026
“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

March 12, 2026
“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

March 12, 2026
Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

March 12, 2026
“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

March 12, 2026
Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

March 12, 2026
Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

March 12, 2026
Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

March 12, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

March 12, 2026
Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In