Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj iu është pëgjigjur të gjithë atyre që deklarojnë se Gjovalin Loka, Drejtori i Departamentit të Sigurisë Publike në Policinë e Shtetit ka qenë një ish-sigurims. Nga Korça, ministri Lleshaj ka deklaruar se mban përgjegjesi për emërimin e Gjovalin Lokës dhe se ka vlerësimet maksimale për punën e tij.
“Mbaj përgjegjëgjësi për emërimin e Gjovalin Lokës. Unë e kam emëruar dhe mbaj përgjegjësi për të Kam vlerësimet maksimale për punën e tij, ka deklaruar ministri i Brendshëm.
Lleshaj prezantoi në Korçë një ekip të rinj dhe të rejash që i bashkohen forcave Shqiponja dhe patrullës kufitare. Në fjalën e tij, ministri tha se ky është një investim i rëndësishëm në radhët e policisë.
Lleshaj po ashtu bëri të ditur se krahas investimit në njerëz të kualifikuar do të investohet edhe në mjete. Një flotë e re automjetesh do ti bashkohet policisë, që sic tha ministri nuk do të jetë më e nevojshme që forcat e policisë të shtyjnë makinat.
Teksa përmendi të gjitha njësitë që veprojnë në Policinë e Shtetit, ministri Lleshaj u shpreh se investimi në njerëz dhe teknologji do të thotë më pak krime.
“Krimit duhet të luftohet në të gjithë gamën e tij. Besoj që kjo qasje për më shumë njerëz, kualitet për ta, më shumë teknologji dhe më shumë bashkëpunim besoj, se është qasja e duhur që do të na çoje në vijën e tendecës së mirë, duke reduktuar krimet.
Investimi në njerëz dhe teknologji përkthehet në më pak krim. Numri i vrasjeve është përgjysmuar në harkun 7 viteve. Kemi një rritje të investimeve përfshirë edhe investimet në fushën e personelit. Ne do të rrisim investimet, me qëllim që grafikët e krimit të ulen”, deklaroi ndër të tjera Lleshaj.
g.kosovari