Kuvendi i Shqipërisë ka mbajtur ditën e sotme një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të Bashkim Finos.
Në fjalën e saj, drejtuesja e seancës Vasilika Hysi, deklaroi ne kemi humbur një shok, një mik një koleg, mikun tonë të të gjithë deputetëe pavarësisht përkatsive politike.
“Më lejoni të kujtojmë atë që kemi humbur para disa ditësh. Ne kemi humbur një shok, një mik një koleg, mikun tonë të të gjithë deputetëe pavarësisht përkatsive politike, Bashkim Finon. Do ta kujtojmë mikun tonë si një koleg të nderuar respektuar, një shok i mirë, që jepte zgjidhje në situata të vështira që kemi pasur këtu dhe jashtë. Pak fliste në seancat plenare. Më lejoni që dhe në emrin tuaj të mbajmë një minutë heshtje”, deklaroi Hysi.
g.kosovari