• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Bashkëshorti i Sonila Canit flet me video: Si e gjeta gruan të vdekur në banesë

by Java News
04/05/2021 11:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreshnik Cani, bashkëshorti i Sonila Canit që u gjet e vdekur në Torino të Italisë më 21 Mars, ka folur ekskluzivisht për emisionin Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus, duke treguar me video se si e gjeti gruan e tij të varur në tualet.

Në këtë video, Kreshniku shpjegon nga fillimi kur sapo hapi derën e tualetit, pa gruan të varur. Ai tregon se menjëherë hyri brenda banesës dhe zgjidhi gruan e më pas e shtriu në tokë për t’i dhënë ndihmë, por fatkeqësisht 22-vjeçarja nuk ia doli.

Kreshnik Cani ka dyshime mbi vetëvrasjen e gruas së tij Sonilës. Ai flet për disa shenja të dyshimta brenda shtëpisë, që sipas tij, nuk kanë qenë më përpara.

“Kjo është porta e parë që unë dhe komshia ime kemi çelësat. Na kanë humbur faktikisht po i kam bërë kopje tani më vonë çelësit të asaj derës. Kjo është dera e shtëpisë tonë që çelësat na i kishte humbur djali dhe këtu është dritarja e banjës. Xhamin e kam thyer unë më përpara, s’ka lidhje me këtë të fundit. Kam hapur dritaren sepse dera sa herë ishte e mbyllur nga brenda dhe këtu ka qenë gruaja ime e varur, këtu e kam gjetur.

Kam kërcyer brenda menjëherë. Te tubat ka qenë shalli i lidhur. Ka qenë një rrëmujë e madhe këtu në banjë. Lavatriçja ka qenë e spostuar, ka dhe këto shenjat që nuk i ka patur. Gruaja ime ka qenë me gjunjët të përthyera, çdo gjë afër, nuk e di si mund të mbytet ky njeri. Nga ora në orë të vendosi për të varur veten, është e pamundur. Kjo karrigia në atë kohë e kam gjetur këtu. Nuk e di se për çfarë i është dashur gruas time të vari veten, që unë s’e besoj kurrë. E kam marrë gruan, e kam zgjidhur shumë thjesht dhe kishte një shenjë të madhe në grykë që shalli nuk kishte lidhje me shenjën sepse shenja ishte shumë e dukshme dhe ngjyrë kafe, kurse shalli ishte nën mjekër. E kam shtrirë këtu, e kam nxjerrë nga banjo.

Menjëherë kam vajtur nga djali dhe jam kthyer menjëherë prapë te gruaja këtu përdhe. Këtu kam gjetur telefonin. Më kujtohet kam marrë në telefon njerëzit e mi sepse prej 2 vjetësh që kur më ka vdekur babai unë s’kam pasur raporte të mira me familjen time dhe e vetmja që më jepte kurajo ishte gruaja ime. Mora ata në telefon dhe më thanë për të marrë ambulancën. Dhe kam marrë ambulancën në telefon por e kam marrë me telefonin tim.

Kam dalë përjashta dhe nga të bërtiturat e mia dolën komshinjtë dhe shumë të tjerë që nuk i njoh. Kanë ardhur më kanë marrë djalin, më kanë ndihmuar me djalin, ka ardhur policia dhe nuk më kujtohet më sepse më kanë çuar në spital pastaj. Në mure kam parë dhe këto shenja më vonë, nuk kanë qenë”, thotë Kreshnik Cani në rrëfimin  e tij.

Sonila Cani 22 vjeç u gjet e vetëvarur brenda tualetit të banesës më 21 Mars në Torino të Italisë. Ngjarja ka pikëpyetje të mëdha dhe nuk përjashtohet as pista e vrasjes. Autoritetet italiane janë duke hetuar për këtë ngjarje, ndërkohë që emisioni Uniko nga Spartak Koka do të vijojë me investigimin dhe pasqyrimin e provave të tjera për këtë ngjarje në emisionet në vijim.

Next Post
Komisioneri Varhelyi viziton nesër Tiranën/ Sjell 145 mijë vaksina ‘Pfizer’. Konferencë me Ramën, takim me Bashën

Komisioneri Varhelyi viziton nesër Tiranën/ Sjell 145 mijë vaksina 'Pfizer'. Konferencë me Ramën, takim me Bashën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

BE shtrëngon rregullat për ChatGPT/ OpenAI, Roblox dhe Reddit përfshihen në regjimin më të rreptë të DSA-së

BE shtrëngon rregullat për ChatGPT/ OpenAI, Roblox dhe Reddit përfshihen në regjimin më të rreptë të DSA-së

August 31, 2026

Pekini në alarm nga përmbytjet/ Rrëshqitjet bllokojnë dy lumenj, liqeni i ri kërcënon Kinën dhe Nepalin

August 31, 2026
Kush është Bekim Sejdiu, kandidati për president me karrierë në drejtësi dhe diplomaci

Kush është Bekim Sejdiu, kandidati për president me karrierë në drejtësi dhe diplomaci

August 31, 2026
Rama: 20 shkolla në Tiranë pajisen me kamera inteligjente, teknologjia në shërbim të sigurisë së fëmijëve

Rama: 20 shkolla në Tiranë pajisen me kamera inteligjente, teknologjia në shërbim të sigurisë së fëmijëve

August 31, 2026
Vdiq shtatzënë rrugës për në spital, flet motra e 37-vjeçares: Kërkoj drejtësi!

Vdiq shtatzënë rrugës për në spital, flet motra e 37-vjeçares: Kërkoj drejtësi!

August 31, 2026
VIDEO / Banorët e Vuklit kundër ndërtimit të HEC-it: Duam garanci se nuk do të dëmtohet zona

VIDEO / Banorët e Vuklit kundër ndërtimit të HEC-it: Duam garanci se nuk do të dëmtohet zona

August 31, 2026
Gara për Prokurorin e Përgjithshëm, Berisha: Nuk marrim pjesë në përzgjedhjen e emrit

“Më presin republikanët në Teksas”, Berisha zbulon detaje nga vizita në SHBA

August 31, 2026
Aksident i dyfishtë në Fier/ Mjeti me targa italiane përfundon në kanal, shkak parakalimi i gabuar

Aksident në Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

August 31, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 1 Shtator 2026

August 31, 2026
“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

Berisha: Çmimet në Shqipëri janë rritur 5.2 herë më shumë se mesatarja e BE-së!

August 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com