• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mbahet Kongresi i 48-të i UEFA-s, Ceferin gati të kandidojë edhe për një mandat

by Java News
08/02/2024 14:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aleksander Ceferin do të kandidojë edhe për një mandat të tjetër në krye të UEFA-s, në zgjedhjet e 2027-ës. Qeveria Europiane e Futbollit modifikoi edhe zyrtarisht statutin e kandidimit, duke i hapur udhë kreut aktual të UEFA-s për të kërkuar një tjetër mandat në zgjedhjet e ardhshme.

Kundër modifikimit të statutit votoi vetëm Federata Angleze, ndërsa Ukraina abstenoi dhe të gjithë vendet e tjera pranuan t’i japin mundësi Ceferinit që të garojë për një tjetër mandat, që do ta mbante atë në krye të qeverisë europiane të futbollit deri në 2031-shin.

Ceferin erdhi në krye të UEFA-s, në 2016-ën, pas pezullimit të kreut të atëhershëm, Michel Platini dhe një nga rregullat që miratoi, ishte kufizimi i i presidencës në maksimumi 3 mandate.

Më pas slloveni u rizgjodh në 2019-ën dhe 2023-shin, duke çuar në tre numrin e mandateve të tij, megjithatë pretendimi i Ceferin ishte që mandati i parë ishte i ardhur nga situata e jashtëzakonshme dhe ishte më i shkurtër se normali, ndaj nuk duhej llogaritur.

Kongresi i 48-të i UEFA-s u mbajt sot në Paris, teksa u miratuan disa vendime të rëndësishme. FSHF, si një nga anëtaret e UEFA-s, u përfaqësua nga një delegacion shqiptar, me në krye presidentin Armand Duka. Njëherazi edhe zv. president i UEFA-s dhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s.

Në Kongresin e 48-të u miratuan disa ndryshime në statutin e UEFA-s dhe u mor vendimi për të patur të paktën dy anëtare femra në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s. Gjithashtu u miratuan edhe raportet e aktiviteteve dhe çështjeve financiare.

Që kanë të bëjnë me raportin e presidentit dhe Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, raportin e Administratës së UEFA-s 2022/23 dhe po ashtu edhe pasqyrat financiare 2022/23 dhe buxheti 2024/25. Gjithashtu miratua edhe ratifikimi i anëtarëve të rinj të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s.

Shoqata Evropiane e Klubeve ECA (dy përfaqësues për një mandat katërvjeçar); Nasser Al-Khelaifi (PSG); Miguel Angel Gil Marin (Atletico Madrid); Ligat Evropiane EL (një përfaqësues për një mandat njëvjeçar); Pedro Proença (Liga Portugeze).

Ndër të tjera, u ratifikua edhe përbërja e Organeve të UEFA-s për Administrimin e Drejtësisë dhe e Komitetit të UEFA-s për Qeverisje dhe Pajtueshmëri. Kongresi i radhës i zakonshëm i 49-të i UEFA-s, do të mbahet në datën 3 prill 2025, në Beograd.

/f.s

Next Post
Mbahet seanca për Berishën, avokatët e ish-kryeministrit mbërrijnë në GJKKO

Mbahet seanca për Berishën, avokatët e ish-kryeministrit mbërrijnë në GJKKO

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dështoi ekzekutimi, e dënuara me vdekje në SHBA del nga rreziku dhe nis të flasë

Dështoi ekzekutimi, e dënuara me vdekje në SHBA del nga rreziku dhe nis të flasë

October 7, 2026
Dosja e videove intime të kompozitorit Hila i kalon prokurorit Julian Xhengo

Dosja e videove intime të kompozitorit Hila i kalon prokurorit Julian Xhengo

October 7, 2026
Tronditëse! Hidrauliku akuzohet për vrasjen e 7 grave, në telefon gjenden 75 mijë fotografi

Tronditëse! Hidrauliku akuzohet për vrasjen e 7 grave, në telefon gjenden 75 mijë fotografi

October 7, 2026
Kina e nxit BE-në të punojnë bashkërisht për t’i mbajtur të qëndrueshëm zinxhirët globalë të industrisë e furnizimit

Kina e nxit BE-në të punojnë bashkërisht për t’i mbajtur të qëndrueshëm zinxhirët globalë të industrisë e furnizimit

October 7, 2026
Tre vjet nga 7 tetori | Nga Gaza në Iran, si lufta i vuri “flakën” Lindjes së Mesme

Tre vjet nga 7 tetori | Nga Gaza në Iran, si lufta i vuri “flakën” Lindjes së Mesme

October 7, 2026
Ecja mund të tregojë më shumë për seksualitetin nga sa mendoni…

Ecja mund të tregojë më shumë për seksualitetin nga sa mendoni…

October 7, 2026
Emigranti në Arabinë Saudite dënohet me vdekje për një postim në Facebook

Emigranti në Arabinë Saudite dënohet me vdekje për një postim në Facebook

October 7, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Horoskopi i Jorgo Pullës për sot, shenjat që kanë ditë plot surpriza dhe mundësi të arta

October 7, 2026
Veliaj i rrethuar me heshtje pas një propozimi dinjitoz për reformën territoriale

Politico e krahason Veliajn me Imran Khan dhe Bolsonaron: Inteligjenca artificiale u jep zë politikanëve të burgosur

October 7, 2026
Çmimi i naftës tjetër rekord, po shitet me 229 lekë litri / A do të rikthehet Bordi i Transparencës?

Bordi ul çmimet e karburanteve, nafta dhe benzina 3 lekë më lirë

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com