• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mbahen sot homazhet dhe ceremoniali shtetëror në nder të kolosit të letërsisë shqiptare, Ismail Kadare

by A R
03/07/2024 08:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Do të përcillet sot për në banesën e fundit shkrimtari i madh Ismail Kadare. Qeveria shpalli të hënën dy ditë zie në nderim të gjeniut të letrave shqipe, i cili u nda nga jeta mëngjesin e 1 korrikut në moshën 88-vjeçare.

Kadare do të përcillet me ceremoni shtetërore, ndërsa homazhet do të mbahen në mjediset e Teatrit të Operës dhe Baletit.

Kolosi i letrave shqipe Ismail Kadare është vlerësuar ndërkombëtarisht me një sërë titujsh.  Dekoratën e fundit “Oficeri të Madh të Legjionit të Nderit” ai e mori më 16 tetor të vitit 2023 nga presidenti i Francës Emmanuel Macron gjatë një ceremonie në Tiranë. Ai bëri që Shqipëria të ishte pjesë e letërsisë botërore.

Ceremonia shtetërore për nderimet dhe përcjelljen e fundit të personalitetit të shquar të Letrave Shqipe, Ismail Kadare, do të nisë në orën 09:00 me homazhe publike në Teatrin Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor.

Në orën 11:30 do të mbahet ceremonia e Lamtumirës, teksa kortezhi do të niset drejt varrezave të Tufinës rreth orës 12:30.

Shpenzimet e funeralit do të mbulohen të gjitha nga Ministria e Kulturës. Të mërkurën në orën 13:00 do të mbahet një minutë heshtje në të gjithë vendin, teksa e mërkura është shpallur ditë zie dhe në Kosovë.

/a.r

Next Post
Si u vendos tritoli në Kamëz? Kamerat e sigurisë fiksojnë veprimet e autorëve

Lëndë plasëse në banesën e oficerit të policisë Shkodër, policia: Nuk ka të lënduar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com