• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

MB: Fluks i eksporteve bujqësore në tregjet e BE-së

by A R
04/07/2016 16:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sezoni i verës përkon jo vetëm me pikun e prodhimit të shalqirit por edhe eksportin e tij, që këtë vit ka shënuar dyfishim të këtij treguesi krahasur me një vit më parë.

Fieri, Lushnja  dhe  Divjaka janë zonat më te rëndësishme bujqësore në të gjithë vendin ku sipërfaqja e mbjelle me shalqinit për këtë vit arrin ne mbi 2500 hektar toke dhe eksporti i tij, sipas të dhënave nga ministria e Bujqësisë, vetëm për muajin qershor 2016 arrin në 9454 ton.

Modernizimi i mjeteve për kultivimin e kulturave bujqësore, ka lehtës uar punën e fermerëve dhe ka rritur sipërfaqen dhe sasinë e prodhimit. Në tregun bujqësor të Divjakës vijnë çdo ditë të javës dhjetra furgone nga të gjitha qytetet e Shqipërisë, të cilët marrin perime dhe fruta të freskëta, drejtpërdrejt nga vendi i prodhimit.

Ndërsa janë disa firma eksportuese. Një pjesë e tyre ushtrojnë aktivitetin e tyre përgjithësisht gjatë muajve të verës  dhe produktet që eksportojnë më së shumti janë pjepër dhe shalqi. Ndërsa, pjesa tjetër e bizneseve,  eksportojnë  pothuajse gjatë gjithë vitit në tregjet Europiane dhe Ballkanike, fruta-perime të llojeve të ndryshme.

Qershor 2016- Në Lushnje, eksportet e perimeve arrijnë ne 17 000 ton ose 521 ton me shume se ne qershor 2015 

fruta_perimeSot fale politikave reformatore dhe mbeshtetjes financiare qe po adreson ministria e Bujqesise ne mbeshteje te fermereve dhe rritjes se prodhimit bujqesor gjithevjetor, eksportet e perimeve vetem ne qarkun e Lushnjes ne Qershor 2016 krahasur me muajin qershor 2015, arriten ne 17 000 ton ose 521 ton me shume eksporte bujqesore, qe shenuan nje rritje prej 4% kundrejt vitit te kaluar.

Firmat eksportuese divjakase  kanë teknologjinë e tyre të paketimit dhe ambalazhimit, por në disa raste ambalazhimi bëhet edhe sipas kërkesave  të importuesit. Për lloje të ndyshme prodhimesh bujqësore përdoren arkat e drurit, arkat dhe qeset plastike në madhësi të ndryshme dhe në varësi të kërkesës së blerësit. Gjithashtu,  përdoren koshat e mëdhenj prej druri dhe ata plastike si dhe paletat. Pajisja me dokumentacionin e nevojshmë për të kaluar në doganë, sigurohet nga firma eksportuese, e cila garanton për cilësinë dhe kriteret e konsumit. Divjaka është shndërrruar tanimë në qendrën e eksporteve të prodhimeve bujqësore në të gjithë Shqipërinë, të njohura për shijet  dhe cilësinë e tyre.

Sipas te dhenave nga ministria e Bujqesise, vetem gjate muajit qershor 2016, ne Kosove, Maqedoni, Bullgari, Bosnje Hercegovine.Serbi dhe Kroaci jaane eksportuar 5 289 ton domate, 268 ton tranguj, 931 ton speca, 174 ton luleshtydhe dhe dhjetra ton perime te tjera te stines qe prodhohen ne fushe dhe sera.

ne keto zona hambar te produktivitetit bujqesor mund të gjesh gjatë gjithë muajve të vitit perime të freskëta dhe me cilësi të mirë. Gjatë  ketyre muajve te fundit ne zonen e Lushnjes dhe Fierit ka arritur një prodhim rekord  i shalqinit dhe pjeprit.  Ndersa produktet bujqësore të ketyre zonave janë të njohura në të gjithë Shqipërinë dhe prodhimi vjetor arrin në 40 000 tonë. Divjaka është një zonë përgjithësisht bujqësore me toka fushore, ku prodhohen perime të freskëta gjatë gjithë muajve të vitit në sasi të mëdha dhe të vogla.

Perimet si patatja, karrota, kokëlakra, lulelakra, brokoli, gjenden gjatë vitit në tregun bujqësor.Ndërsa nga muaji maj deri në fund të muajit gusht gjenden  pjepri, shalqini, speca  të fushës, kungulli, karrota, panxhari, kastravec,domate dhe produkte të tjera. Më së fundi në Divjakë ka filluar të prodhohet edhe luleshtrydhja, frut i njohur për vetitë e saj. Klima e ngrohtë mundëson hershmërinë e prodhimeve  dhe  toka mbillet gjatë gjithë stinëve të vitit. (java / r.a)

Next Post

A e dini se Luana ka një shenjë në të pasmet e saj?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

INTERVISTA/ Jeta shpirtërore e shqiptarëve sot dhe sfida e madhe e të jetuarit në gëzim sipas Fortlumturi Joanit

Kryepeshkopi Joan: Thirrja për t’i shërbyer Zotit dhe Shqipërisë ishte më e fortë se Amerika

January 12, 2026
CNN: Skena tmerri në Teheran, familje që kërkojnë të afërmit mes qindra kufomave

CNN: Skena tmerri në Teheran, familje që kërkojnë të afërmit mes qindra kufomave

January 12, 2026
Rrëshqitjet e dherave godasin infrastrukturën, rrugë të bllokuara dhe izolim banesash në qarkun e Gjirokastrës

Rrëshqitjet e dherave godasin infrastrukturën, rrugë të bllokuara dhe izolim banesash në qarkun e Gjirokastrës

January 12, 2026
“Tregoni kujdes”, MEPJ paralajmëron qytetarët shqiptarë në Iran

“Tregoni kujdes”, MEPJ paralajmëron qytetarët shqiptarë në Iran

January 12, 2026
Në 2025-n në Shqipëri u importuan afro 100 mijë makina, mbi 55% e tyre prodhim i 8-15 vite më parë

Në 2025-n në Shqipëri u importuan afro 100 mijë makina, mbi 55% e tyre prodhim i 8-15 vite më parë

January 11, 2026
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

Nëse ky popull është harbut, kush është kryeharbuti?

January 11, 2026
Paketat dhe “vape”, më shtrenjtë prej 1 janarit/ Indeksimi i akcizës rrit çmimet e cigareve në vend

Paketat dhe “vape”, më shtrenjtë prej 1 janarit/ Indeksimi i akcizës rrit çmimet e cigareve në vend

January 11, 2026

Rreziku i një beteje të dështuar ndaj një drejtësie të dështuar

January 11, 2026
“Çfarë droge?’, reagon aktori turk Can Yaman: Nëse do të ishte e vërtetë, nuk do të isha liruar kaq shpejt

“Çfarë droge?’, reagon aktori turk Can Yaman: Nëse do të ishte e vërtetë, nuk do të isha liruar kaq shpejt

January 11, 2026
Në kërkim nga Interpoli, arrestohet në Kolumbi zvicerani që shtirej si shqiptar dhe trafikonte drogë drejt Europës

Në kërkim nga Interpoli, arrestohet në Kolumbi zvicerani që shtirej si shqiptar dhe trafikonte drogë drejt Europës

January 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In