• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mazniku zbulon kur përfundon Unaza e Re

by A R
21/12/2017 18:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I ftuar në emisionin 45 minuta të Denis Mingës, Arbjan Mazniku, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës është shprehur në lidhje me Unazën e Re të Tiranës se një pjesë prej 3.7 km nga TEG tek Fusha e Helikopterëve do të hapet brenda pak javësh.

“Segmenti prej 3.7 km nga Tegu tek Fusha e Helikopterëve do të hapet brenda pak javësh, ndërsa segmenti nga Fusha e Helikopterëve do të hapet shumë shpejt. kjo është vetëm 45% e unazës së Madhe të Tiranës, ndërsa e përfunduar kjo unazë do të jetë në pranverën e vitit 2019”, thotë nënkryetari i Bashkisë. Përsa i përket buxhetit të 2018, i miratuar ditën e sotme Mazniku është shprehur se ky buxhet është më i madhi dhe do të ndërtohen 17 shkolla të reja dhe do të zgjidhë mësimin me turne në Tiranë. “Këto 17 shkolla do të ndërtohen mes Partneriteti Publik-Privat, të cilat do të paguhen për 7 vite”, u shpreh Mazniku.

Numri dy i Bashkisë së Tiranës u ndal edhe te zëvendësimi i palmave me pisha. “Palmat ishin impresionuese, por nuk ia dolën të mbijetojnë për shkak të temperaturave të ulëta. Vjet p.sh u regjistruan temperatura -14 gradë, në një kohë kur temperatura më e ulët e regjistruar në Tiranë ishte ajo e vitit 1954 me minus 9 gradë celsius. Ndërsa pisha është një bimë që reziston”. Sa i takon përmbytjeve në autostradë, Mazniku tha se erdhën për shkak të ndërtimeve pa leje mbi kolektorë.

Z.Mazniku, kur pritet të përfundojë Bulevardi i Ri?
Është një projekt i cili po vijon. Jemi në fazën përmbyllëse të 500 metrave të tjera dhe në muajin mars do kemi mundësi të hapim segmentin e dytë duke shkuar në segmentin 900 m dhe vijon puna për arritjen e në segmentin 1.6 km nga nisja. Segmenti i fundit është mbyllja ceremoniale e Bulevardit me një shesh simpatik, i ngjashëm me sheshin “Nënë Tereza”. Shpresojmë që të kemi mundësi që të gjitha punimet të përfundojnë brenda vitit 2018. Është një ambicie e madhe, por mund t’ia dalim. Synim është të ecim me këtë axhendë.

Po ndërtimet përgjatë Bulevardit të Ri kur do fillojnë?
Sa i takon ndërtimeve përgjatë bulevardit, Këshilli Bashkiak ka miratuar planin studimor, po vijojmë detajimin e atij plani dhe ndërtuesit do aplikojnë për procese zhvillimore në javët në vijim.

Sot në Këshillin Bashkiak u miratua pr/buxheti për vitin 2018. Cilët ishin katër këshilltarët e LSI që votuan për ju në këshillin bashkiak?
Ka një set njerëzish që janë votuar nga qytetarët për të parë avancimin e punëve të qytetit. Sa kohë që bashkia, si asnjëherë tjetër në historinë e këtij qyteti, është treguar e drejtë me qytetarët, duke i përfshirë në diskutime për buxhetin, duke zbatuar me korrektësi atë buxhet, problemi nuk qëndron te këshilltarët që vendosën me votën e tyre të shtyjnë përpara punët e bashkisë, por te ata 26-27 që vendosën të mos jenë aty për të mos shtyrë punët e bashkisë. Përsa kohë që njerëzit i kanë votuar, ata le të vijnë aty dhe ta thonë se çfarë problemesh kanë qytetarët. Ky kryetar bashkie e ka dëgjuar shpesh herë opozitën kur ka pasur diskutime. Kanë ardhur sistematike në mbledhjet e komisioneve ditët e fundit, kanë sjellë listën e diskutantëve se kush do fliste për buxhetin deri sot në mëngjes. Mosardhja sot në këshill le një një turpi te ata se votuesit nuk i kanë votuar të qëndrojnë në kafe. Një pjesë e njerëzve që kanë votuar sot, të cilët kanë qenë pjesë e grupit të LSI, nuk është votimi i parë, por është votimi i disatë me grupin e PS dhe maxhorancën dhe do mbeten pjesë e këtij grupi për ndryshimin rrënjësor të qytetit. Ata prej disa mbledhjesh kanë treguar se këshilli bashkiak ka një maxhorancë që mbështet kryetarin dhe objektivat e bashkisë.

Largimi i administratorëve është problem mes PS dhe LSI në këshill?
LSI deklaroi në mënyrë të njëanshme disa javë më parë se pavarësisht se marrëdhënia me bashkinë është e ndryshme me atë të qeverisë, në bashki doli në opozitë, ndaj administratorët si emërime politike, ishte mese normale që pavarësisht performancës së tyre, në momentin kur kishte një vendim të tillë nga LSI, ishte normale të largoheshin. Pra, kemi largime të cilat kanë qenë emërime politike.

Opozita ka paralajmëruar nisjen e protestave…
Qytetarët mund të shohin qartësisht dy modele, një model i cili në mënyrë konstante gjithë pranverën e 2017-ës por edhe tani, angazhohej në mënyrë aktive, do që gjërat të bëheshin, dhe një grup tjetër që ka ndenjur me frena dore të mos bëhet reforma në drejtësi, të mos kalohet buxheti, të mos zgjidhet kryeprokurori. Qytetarët shqiptarë e dinë këtë tashmë. Të pasurit protesta është një gjë e mirë, por njerëzit të jenë të ndërgjegjshëm që protesta bëhet në shtëpinë e tyre. Në momentin që bëjnë protesta dhe pas tyre sjellin farat e lulediellit, qeset e patetinave, shkojnë dhe urinojnë poshtë urave, prishin pllakkat, kemi të bëjmë me një sjelle jocivile dhe ne do marrim masat e duhura.

Next Post
Varësia ndaj lojrave trajtohet si sëmundje mendore

Varësia ndaj lojrave trajtohet si sëmundje mendore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA në alarm, 2 persona vdesin nga fruthi në Pensilvani, i pari në 35 vjet! Regjistrohen rreth 400 të prekur

SHBA në alarm, 2 persona vdesin nga fruthi në Pensilvani, i pari në 35 vjet! Regjistrohen rreth 400 të prekur

August 25, 2026
Trump: SHBA ka pastruar të gjitha minat në Ngushticën e Hormuzit! Çdo anije iraniane që tenton t’i rivendosë, do shkatërrohet!

Trump: SHBA ka pastruar të gjitha minat në Ngushticën e Hormuzit! Çdo anije iraniane që tenton t’i rivendosë, do shkatërrohet!

August 25, 2026
Zbardhet dokumenti “Leptiri” që iu gjet Shahollit: Ja si planifikoi shërbimi sekret serb rekrutimin e Albin Kurtit gjatë kohës që ishte i burgosur në Serbi

Zbardhet dokumenti “Leptiri” që iu gjet Shahollit: Ja si planifikoi shërbimi sekret serb rekrutimin e Albin Kurtit gjatë kohës që ishte i burgosur në Serbi

August 25, 2026
“Ashtu ma dha truri!”- Goditi me tullë policen gjatë aksionit dhe e la pa ndjenja, i arrestuari: Isha i mërzitur se s’kisha hashash, inatin ua nxora atyre

“Ashtu ma dha truri!”- Goditi me tullë policen gjatë aksionit dhe e la pa ndjenja, i arrestuari: Isha i mërzitur se s’kisha hashash, inatin ua nxora atyre

August 25, 2026
Shefi i CIA-s udhëtim sekret në Moskë, John Ratcliffe takime të nivelit të lartë me zyrtarët rusë!

Shefi i CIA-s udhëtim sekret në Moskë, John Ratcliffe takime të nivelit të lartë me zyrtarët rusë!

August 25, 2026
Ekspertët e klimës/ Duhet konsumimi i më pak mishi për të reduktuar ngrohjen globale

Bota drejt rrënimit, paralajmërimi i shkencëtarëve: Ngrohja globale po rrit rrezikun e katastrofave ekstreme klimatike

August 25, 2026
Lufta tregtare, Kanadaja i përgjigjet ‘flakë për flakë’ SHBA-ve, vendos tarifa me vlerë 20 mld dollarë ndaj 700 produkteve amerikane!

Lufta tregtare, Kanadaja i përgjigjet ‘flakë për flakë’ SHBA-ve, vendos tarifa me vlerë 20 mld dollarë ndaj 700 produkteve amerikane!

August 25, 2026
“Nuk merren me hallet e qytetit”- Pas ankesës së shqiptarit të Diasporës, Balla akuzon Bashkinë e Kavajës për pastrimin: Nuk do presim Fisnikun se ka…

“Nuk merren me hallet e qytetit”- Pas ankesës së shqiptarit të Diasporës, Balla akuzon Bashkinë e Kavajës për pastrimin: Nuk do presim Fisnikun se ka…

August 25, 2026
Drejtori i CIA-s mbërrin në Moskë për një vizitë sekrete, sipas raporteve amerikane -

Drejtori i CIA-s mbërrin në Moskë për një vizitë sekrete, sipas raporteve amerikane –

August 25, 2026
“Ja çfarë më tha para krimit”- Flet vajza e shqiptarit që vrau Julianën dhe veten: S’mund ta besoj! Mori jetën e nënës së një vajze të moshës time, ne jemi viktimat!

“Ja çfarë më tha para krimit”- Flet vajza e shqiptarit që vrau Julianën dhe veten: S’mund ta besoj! Mori jetën e nënës së një vajze të moshës time, ne jemi viktimat!

August 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com