• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mazniku: Oferta për apartamente në treg është në përputhje me kërkesat, emigrantët po blejnë prona në Tiranë

by
20/01/2023 19:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku deklaron se Tirana është rritur me 35-45 mijë veta dhe se oferta në treg për apartamente është në përputhje me volumin e kërkesës.

Duke folur në MCN Tv, Mazniku nënvizon se deri në këto momente, ka një kërkesë të qëndrueshme për ndërtime të reja.

“Unë mund t’ju jap vetëm një numër i cili është i thjeshtë. Ka dalë para pak ditësh ekstrakti i listës zgjedhore të qytetit të Tiranës. në listën zgjedhore të dalë, Bashkia Tiranë ka 703 mijë votues, ndërkohë që 2 vjet më parë në zgjedhjet e 2021, kishte 680 mijë. Që do të thotë, vetëm lista e votuesve, vetëm lista e zgjedhësve të regjistruar formalisht në Tiranë si banorë dhe mbi 18 vjeç, është 23 mijë veta më shumë. Duke pasur parasysh që një pjesë e tyre kanë fëmijë, do të thotë Tirana në këto 2 vite është rritur minimalisht me 35 mijë veta, maksimalisht me 45 mijë veta. Që do të thotë që nëse ne do përpjestojmë 20 mijë njerëzit e rinj që vijnë çdo vit në Tiranë, me sipërfaqe për m2, do të kuptojmë që oferta në treg është proporcionale me volumin e kërkesës. Tirana gjithashtu po kthehet në një destinacion të rëndësishëm për emigrantët shqiptarë të cilët në formë investimi, apo në formë të blerjes së një banese ku ata shpresojnë të kthehen dhe të banojnë kur të dalin në pension, apo në një moment tjetër, janë duke blerë një shtëpi në Tiranë”, tha Manziku.

Mazniku tha se në 10 vitet e fundit, çmimi mesatar në BE i shtëpive është rritur me 50%.

“Në 10 vitet e fundit, çmimi mesatar është rritur në qytetin e Tiranës është rritur me rreth 34%. Ndërkohë që në 10 vitet e fundit, çmimi mesatar në BE ësht rritur me 50%. Që do të thotë rritja e çmimit që ne jemi duke u përballur, është edhe ai në përputhje me një strukturë të rritjes së çmimeve të “real estate”, i cili është pjesë e një strukture ekonomie globale. Nuk është duke ndodhur ndryshe këtu nga si po ndodh në Milano, si po ndodh në Romë, si po ndodh në Budapest, në Zagreb, apo në Beograd”, tha ai.

Mazniku u shpreh se ka kërkesë të qëndrueshme për ndërtimet e reja dhe se nuk pritet asnjë rrezik në tregun imobilar.

“Deri në momentin që ne flasim, por edhe në unë besoj për të ardhmen e parashikueshme, nuk ka asnjë rrezik që ne të kemi një “shock” në sektorin e tregut të “real estate”, e pronës së patundshme. Gjëja që ndodh është që në çdo indikator që ne kemi dhe ne tregojmë, ne e kontrollojmë këtë indikator në mënyrë të rregullt nga ana jonë, bashkë me INSTAT-in, bashkë me Bankën e Shqipërisë. Ne na rezulton që kërkesa në treg mbetet e qëndrueshme. Nga njëra ana na thuhet çmimet e apartamenteve në Tiranë janë duke u rritur shumë, nga ana tjetër na thuhet po ndërtohet shumë. Pyetja që lind është: Në qoftë se nuk do të kishte leje të reja, çdo të ndodhte me çmimin e apartamenteve në Tiranë, do bëheshin më të lira, apo do bëheshin më të shtrenjta?”, deklaroi Mazniku.

/e.d

Next Post
Spahiu: Berisha sulmon Kim sepse dyshon që grushti ndaj tij ka qenë prapaskenë amerikane

Kreshnik Spahiu: Dosja 'non grata' e Berishës u përgatit nga armiku i Soros, Donald Trump

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Prokuroria lëshon urdhër-arresti për drejtorin e spitalit Memorial të Fierit!

Prokuroria lëshon urdhër-arresti për drejtorin e spitalit Memorial të Fierit!

November 12, 2026
“Si përfunduam kështu ne?”, vrasja e Urim Fikut, përgjimet zbulojnë bisedën mes nënës dhe djalit

“Si përfunduam kështu ne?”, vrasja e Urim Fikut, përgjimet zbulojnë bisedën mes nënës dhe djalit

November 12, 2026
Viktimat e luftës, Kurti: Dokumentimi ruan të vërtetën historike, të dhënat e reja publikohen në janar 2027

“Duam të anëtarësohemi në BE dhe NATO!” Kurti kërkon mbështetjen e Irlandës në takimin e Komunitetit Politik

November 12, 2026
permbytje

Shqipëria në alarm nga moti i keq, IGJEO zbulon qarqet më të rrezikuara: Priten përmbytje dhe vërshime lumenjsh

November 12, 2026
E shtuna komuniste e Berishës pasi bëri lanet Qorin e Shehajn

Berisha iu rikthehet foltoreve, të premten në Kukës për të takuar demokratët

November 12, 2026
Publikoi emra të zyrtarëve të PS dhe tha se po blejnë vota, nis hetimi për shpifje për Gjin Gjonin

Gjoni kandidat për Lezhën? Deputeti: Nëse ma kërkojnë demokratët, gati të sakrifikoj mandatin

November 12, 2026
Gjendet i pajetë në një banesë në Fier, një shtetas gjerman

Goditet me thikë 55-vjeçari në Fier, përfundon te ‘Trauma’

November 12, 2026
Bllokuan qarkullimin e mjeteve, gjobiten me nga 5 mijë lekë 26 protestues

Bllokuan qarkullimin e mjeteve, gjobiten me nga 5 mijë lekë 26 protestues

November 12, 2026
Lobimi në SHBA, Kryemadhi: Në kontratë nuk ka asnjë firmë të Ilir Metës

Lobimi në SHBA, Kryemadhi: Në kontratë nuk ka asnjë firmë të Ilir Metës

November 12, 2026
Përse i shkulëm semaforët ?

Përse i shkulëm semaforët ?

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In