• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mazniku: Kavaja dhe Vora, bashkitë më problematike. Situatë e trashëguar, duhet të përmirësojmë mënyrën e hyrjes së të ardhurave

by Java News
13/02/2024 19:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një intervistë për ABC News, Arbjan Mazniku, ministër për Pushtetin Vendor foli për rritjen e pagave në administratë, duke u ndalur edhe tek situata e financave të bashkive.

Gjatë kësaj interviste Mazniku nënvizoi se po bëhet një analizë më e hollësishme dhe se ka një dakordësi për të mbështetur bashkitë për rritje të pagave.

“Kemi nevojë të stabilizojmë pak edhe mënyrën se si janë të punësuar njerëzit, për të ekuilibruar koston midis të ardhurave që vijnë nga buxheti i shtetit dhe të ardhurat nga buxheti i tyre. Po bëhet një analizë dhe do ta ndajmë edhe me publikun. Ka një dakordësi për të mbështetur bashkitë për një rritje të pagave”, u shpreh Mazniku.

Gjithashtu gjatë ai theksoi se ndër dy bashkitë më problematike në vend janë Vora dhe Kavaja, për këtë situatë ai shtoi se është një problem që është i trashëguar, por edhe i shtuar në vijimësi. Dhe se për këtë situatë Mazniku u shpreh se duhet të shihen mënyra se si mblidhen paratë, ndërsa u shpreh besimplotë se shumë shpejt edhe këto bashki do të kenë financa të shëndetshme.

“Janë disa bashki që kanë probleme me raportin midis totalit të detyrimeve ndaj palëve të treta dhe totalit të të ardhurave që kanë. Një problem është i trashëguar në kohë dhe një pjesë e problemit është shtuar në vijimësi. Do të ketë një mbështetje me të ardhura për të mbështetur detyrimet e prapambetura që bashkitë kishin.

Do të kemi një pamje të qartë se sa detyrime bashkitë kanë, por do t’i jepet një frymëmarrje shumë bashkive. Vora dhe Kavaja janë dy bashkitë më problematike. Po asistojmë me mekanizma të ndryshme, në mënyrë që të kemi një funksionim më të përgjegjshëm dhe për të dalë nga kjo situata. Kujtojmë se përpara disa vitesh shumë bashki ishin në këtë situatë, por sot është ndryshe pasi kemi vetëm dy bashki dhe besoj se shumë shpejt do t’i nxjerrim nga kjo situatë.

Para reformës administrative 70 % e bashkive ishin në gjendje problematike. Shumë shpesh flasim për mënyrën se si bashkitë i shpenzojnë të ardhurat dhe nuk flasim për mënyrën se si i mbledhin. Pra, mendoj që do të duhet të diskutojmë këtë çështje duke parë edhe se si mblidhen këto para. Bashkitë duhet të tregohen të përgjegjshme dhe fakti që 57-58 bashki ia kanë dalë që të kenë financa të shëndetshme, pasi ka qenë situatë tjetër para 8 vitesh, është një tregues i qartë që këto bashki të kenë financa të shëndetshme. Duhet të përmirësojmë mënyrën e hyrjes së të ardhurave”, tha ndër të tjera ai./m.j
Next Post
“Foleja e Shqiponjës”/ E zë poshtë orteku i borës në Brezovicë, 54-vjeçarja dyshohet se ka ndërruar jetë

“Foleja e Shqiponjës”/ E zë poshtë orteku i borës në Brezovicë, 54-vjeçarja dyshohet se ka ndërruar jetë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga bizneset e vogla, tek hotelet me 4 dhe 5 yje/ Kush përjashtohet nga tatimet deri në 2029-ën?

Nga taksat te pagat. Paketa fiskale 2027 në tavolinë, biznesi hap listën e kërkesave

September 29, 2026
Moti për sot, kthjellime dhe reshje lokale shiu në zonat malore

Moti për sot me diell në të gjithë territorin

September 29, 2026
“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

September 28, 2026
Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

September 28, 2026
“U mblodhën këta dhe bënë libër ”, Rakipi revoltohet me Rithemelimin: Pse kështu do t’i zgjidhin hallet e Shqipërisë?

SPAK përgjoi SHISH? Ylli Rakipi nxjerr detaje: Ne e dinim çfarë ndodhte! Nesër mund të dalë…

September 28, 2026
Vlora Hyseni na tha tё gjithёve: “Nuk kam ndёr mend ta dorёzoj kokёn nё sini tё ergjёndtё”

Rasti i Vlora Hysenit, Klosi: SHISH, i ndjeshëm ndaj sulmeve! Kush e godet është antikombëtar

September 28, 2026
“Na ruajt Zoti”, Ish-ministri i Brendshëm për rastin e SHISH: Nuk e kuptoj si kemi mbijetuar si shtet

“Na ruajt Zoti”, Ish-ministri i Brendshëm për rastin e SHISH: Nuk e kuptoj si kemi mbijetuar si shtet

September 28, 2026
Trump “ngre në qiell” homologun kinez Xi Jinping: Respektues dhe i shkëlqyer

Trump “ngre në qiell” homologun kinez Xi Jinping: Respektues dhe i shkëlqyer

September 28, 2026
“Këtë rezultat nuk e kisha menduar” Alibeaj: Qeveria nuk ka qenë korrekte

Alibeaj: Sa të sigurtë jemi që të dhënat e SHISH nuk kanë rënë në dorë të krimit të organizuar?

September 28, 2026
Sherr me thika në Glyfada, i moshuari shqiptar plagos grekun në një kantier ndërtimi

Sherr me thika në Glyfada, i moshuari shqiptar plagos grekun në një kantier ndërtimi

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com