• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Mazniku: Bashkinë e gjetëm me 4 miliardë lekë borxhe

by A R
10/11/2015 13:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Njësia Bashkiake nr. 9 ka qenë stacioni i radhës i turit të Bashkisë së Tiranës për prezantimin e projektbuxhetit të vitit 2016. Nënkryetari Arbjan Mazniku u ndal në situatën makro të projektbuxhetit, duke folur fillimisht për gjendjen financiare në të cilën e la Bashkinë administrata e shkuar, si dhe projektet madhore që pritet të nisin vitin që vjen.

Duke u ndalur te financat e bashkisë, ai tha se gjendja në të cilën u gjet Bashkia e Tiranës ishte mbushur me borxhe dhe fatura të papaguara për punë të kryera dhe për punë të kontraktuara dhe të parealizuara. “Situata, për fat të keq, nuk është e mirë. Qyteti e ka gjendjen financiare të ngarkuar, me shumë borxhe nga e kaluara. Kemi bërë një inventar të totalit të të ardhurave dhe shpenzimeve. Vit pas viti borxhet kanë zënë borxhin dhe sot gjendemi në një situatë, ku totali i borxheve të bashkisë është 4 miliard lekë. Kjo, pothuajse, sa një buxhet i bashkisë në një vit të tërë”, tha Mazniku.

Ndër masat që ka marrë Bashkia për të përmirësuar financat e veta, Mazniku ka përmendur se veç një administrimi shumë më efiçent të buxhetit, do t’i kushtohet një rëndësi e veçantë forcimit të administratës tatimore. “Të gjithë njerëzit, detyrimet që kanë ndaj qytetit duhet t’i paguajnë në mënyrë të drejtë. Gjatë këtyre dy muajve, të ardhurat e zyrës tatimore janë pothuajse dyfishuar. Nga funksionimi i duhur i administratës tatimore të ardhurat e qytetit janë rritur në mënyrë të ndjeshme, duke shëndoshur buxhetin e familjes tonë të përbashkët”, u shpreh Mazniku.

Gjithashtu, për përmirësimin e situatës financiare, ai ka bërë të ditur se do vijë në ndihmë edhe krijimi i Agjencisë Tirana Parking, e cila do sjellë të ardhura shtesë në arkën e bashkisë.

ATSH

 

Next Post

8 taktikat që duhet të bëjë një femër në shtrat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com