• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 6, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mazi: Sa pranë bombës bërthamore iraniane ndodhet bota

by Zef Mazi
12/02/2020 11:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Pak ditë më parë Javanews.al botoi një intervistë të gjatë me Zef Mazin, ish-ambasador i Shqipërisë pranë OSBE dhe në Britaninë e Madhe, si dhe asistent i ish-posaçëm i Drejtorit të Agjencisë Bërthamore me qendër në Vjenë. Zoti Mazi analizonte në atë intervistë situatën e re në politikën bërthamore të Irani, të krijuar pasi Teherani dhe Uashingtoni hynë në një krizë të re. Sot po botojmë vijimin e intervistës, ku jepen përgjigje dhe ide të reja mbi këtë temë therëse të aktualitetit ndërkombëtar.

 

Pyetje: Para disa javësh ju mora një intervistë për Iranin. Ka pasur interes nga lexues, edhe për për të ditur dicka më shumë. Ju përmendët dy fabrika të pasurimit të uranit në Natanz e Fordow. Flitet se pasurimi mund të bëhet edhe në pika të tjera, ndoshta sekrete. Si është kjo punë?

Përgjigje: Në zbatim të çdo Marrëveshje Gjithëpërfshirëse për Garancitë, shtetet e IAEA-së deklarojnë zyrtarisht pikat ku ata kanë apo kryejnë veprimtari bërthamore. Pikat e deklaruara zyrtarisht inspektohen nga Agjensia Bërthamore. Zbatimi i marrëveshjes bërthamore të JCPOA e uli ndjeshëm punën në fabrikat e pasurimit të uranit, që ishin dhe janë zyrtarisht të deklaruara nga Irani. Mund të bëhet pyetja: a mundet të jenë përdorur këto qendra të deklaruara si një lloj “kurthi” ndaj perëndimoreve për të fshehur ndonjë qendër tjetër, sekrete, ku Irani do të bënte bën pasurim? Kjo më duket se shkon shumë larg. Këtë nuk mund ta them dhe nuk mund ta dij, ndonëse flitet se disa veprimtari serioze pasurimi mund të jenë kryer, apo të vazhdojnë, në ndonjë qendër tjetër, sekrete, që drejtohet nga Garda Revolucionare e Iranit. Shërbime të caktuara të specializuara ka disa vite që kanë folur për egzistencën e një qendre sekrete të pasurimit që operohet nga ushtria dhe Garda Revolucionare, përvec atyre që janë të deklaruara.

Kjo është një cështje mjaft e komplikuar. Duhet të dihet qartë se çdo shtet tregon tepër kujdes kur vjen puna për informacione, lere pastaj, për të lejuar inspektime, lidhur me apo në qendrat e tyre ushtarake. Përvec pikave të deklaruara zyrtarisht, këto qendra ushtarake zakonisht nuk perfshihen në marreveshje. Edhe marrëveshja e JCPOA nuk i përfshin këto qendra. Irani nuk ka pranuar që të kishte referenca në JCPOA për instalimet e tyre ushtarake dhe që ato të përfshihenshin në JAPOA. Kur negociohej JCPOA, mendimi i përgjithshëm ka qenë se është më mirë të kesh një marrëveshje sesa të mos kesh marrëveshje fare.

Pyetje: Për ta kuptuar më mirë, cfarë do të thotë kjo konkretisht, në këtë rast specifik?

Përgjigje: Për sa i përket pasurimit të uranit, JCPOA ka efekt veprues vetëm në ato qendra, apo fabrika, që janë deklaruar nga Irani, pra janë të njohura. Agjensia Berthamore monitoron dhe inspekton vetëm ato. Në këtë kontekst, Agjensia ka raportuar saktë, cdo tre muaj, se Irani i përmbahet kushteteve të marrëveshjes. Duhet shtuar këtu se, në kuadër te JCPOA, Irani ka pranuar që të ndërmarrë edhe disa hapa plotësuese, shtesë, në mënyrë vullnetare: ai ka lejuar inspektorët që të shohin edhe disa informacione të tjera dhe të vizitojë edhe disa qendra të tjera shtesë që IAEA gjykon se duhen parë dhe duhen inspektuar. A do të thotë kjo se në atë vend operon edhe ndonjë qendër tjetë pasurimi i uranit në nivele të larta, deri për përdorim për arme, në pika ushtarake që janë jashtë kontrollit të inspektorëve? Këtë nuk mund ta dij, prandaj as nuk mund ta them.

Nëse i ka ardhur “vdekja” JCPOA, cka ndoshta edhe mundet, pasi duket se ndodhemi tepër afër, pra, duhet ndjekur nga afër në javët në vijim, mendohet se Irani mund të rifillojë pasurimin e uranit në nivele të larta në Natanz. Si thashë edhe në intervistën e mepareshme, JCPOA është marrëveshje ndëërmjet shtatë nënshkruesëve dhe Iranit. Irani kufizohet në pasurimin e uranit jo vetem nga kuadri i JCPOA, por edhe nga Traktati i Mos-Përhapjes të armëve bërthamore (NPT), si firmëtar dhe ratifikues i këtij Traktatit, si gjithë shtetet firmëtare dhe ratifikuese të Traktatit.

Sipas NPT-se, Iranit i lejohet të pasurojë uran në nivele të ulëta thjeshtë për përdorime civile, për shembull, për të mbajtur në punë centralin bërthamor, si dhe një sasi të kufizuar në nivel fare pak më të lartë për të operuar reaktorin kërkimor që ka në Teheran. Cdo hap, sado i vogël, per t’i kaluar këto nivele të përcaktuara qartë është normale që ve në lëvizje menjëherë IAEA dhe, në fund të fundit, edhe Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Pyetje: Po sikur Irani të tërhiqet nga NPT, siç është dëgjuar në media se diplomatë iranianë kanë deklaruar se Irani mund të tërhiqet nga NPT. Mund të ndodhë kjo gjë?

Përgjigje: Mund të ndodhë; kjo gjë ka ndodhur në rastin e Koresë të Veriut, që u tërhoq nga NPT që nga viti 2009. Irani teknikisht nuk përjashtohet që mund ta marrë atë rrugë. Theksoj se se shtetet palë në NPT janë të detyruara nga ai Traktat që të nënshkruajnë Marrëveshje Gjithëpërfshirëse të Garancive me Agjensinë Bërthamore. Tërheqja nga NPT mund të thotë hapje e dritës jeshile për të mos bashkëpunuar as me Agensinë Bërthamore, pasi nuk do të kishte më një Traktat që do ta impononte një shtet jo palë që të nënshkruante Marrëveshje Gjithëpërfshirëse të Garancive me IAEA. Si pasojë, kjo do të sillte vendimin që të largoheshin inspektorët e IAEA nga Irani, përfshirë edhe mjete të tjera të verifikimit dhe inspektimit në distance, pra të mos kishte më asnjë rregjim verifikimi dhe inspektimi në Iran. A mund te ndodhe dhe a do ishte kjo gjë në interesin e Iranit?

Unë mendoj se tërheqja nga NPT, edhe sikur të ndodhte, nuk e “shvesh” Iranin nga obligimet. Shtoj se ka edhe një resolutë tjetër të Këshillit të Sigurimit (1540) që do ta lejonte komunitetin ndërkombëtar ta etiketonte prodhimin e uranit të pasuruar në nivele për armë si “kërcënim për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare”, sipas Kapuitllit të VII të Kartës të OKB-së. Ndaj atij vendi do të merreshin më pas veprimet përkatese. E thënë më qartë, në Natanz, për shembull, Irani nuk mund të prodhojë uran në nivel pasurimi për armë as në mënyrë legale dhe as sekrete. Për ta arritur këtë nivel pasurimi do të nevojiteshin qendra të tjera dhe sekrete.

Ka kohe që diskutohet se sa kohë do t’i duhej atij vendi për të prodhuar uran të pasuruar në atë nivel dhe sasi që mund të përdoret për armë në fabrikat e njohura! Ndoshta kjo përqasje do ta largonte vëmëndjen nga diçka dhe do ta përqëndronte atë pikërisht te kjo çështje dhe tek ato fabrika të njohura. Po të ishte e vërtetë kjo, dhe po të mund të vërtetohet se është kështu, marrëveshja JCPOA, megjithë cka ajo ka arritur dhe ka realizuar, me gjithë meritat e arritjes diplomatiko-politike të saj, do të diltë se ajo mund të mos ketë qëlluar në shenjë, ndoshta që nga koha e konceptimit të saj.

Përsëris, nëse do të ishte kështu dhe nëse do të vërtetohej kjo gjë, marrëveshja kësisoj do të dilte se ka qenë një masë e përkohëshme për të ndaluar Iranin të ecë në këtë rrugë, të ketë apo të prodhojë armë të tilla. Nëse do të ishte kështu ose ndryshe, kjo do të mund të shihet më qartë kur të ketë më shumë dritë, më shumë kthjellim në horizont, në javët dhe muajt e ardhshëm.

Duhet thënë, në fund, se megjithë çka thuhet dhe bëhet nga ana e Iranit, e kam fjalën për uljen e zbatimit nga ana e tij të dispozitave të JCPOA, është fakt se bashkëpunimi i tij me IAEA vazhdon si më parë, inspektimet dhe verifikimet vazhdojnë, inspektorët janë në terren. Por shqetësimi për ndryshim të mundshëm të këtij kursi është i madh.

Intervistoi: Skender Minxhozi

Next Post
Ambasaroja Yuri Kim ‘zbret’ në Kuvend, takim me Ballën në zyrë

Ambasaroja Yuri Kim 'zbret' në Kuvend, takim me Ballën në zyrë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

A do të bëjë Berisha në foltoren e dytë një bilanc të së parës?

December 6, 2025
Fermerët në Greqi sërish në protestë/ Bllokohet aksi Kakavijë-Janinë. Ja për cilët lejohet qarkullimi

Fermerët në Greqi sërish në protestë/ Bllokohet aksi Kakavijë-Janinë. Ja për cilët lejohet qarkullimi

December 6, 2025
Salianji kërkon karrigen e Berishës? E zbulon Alimehmeti: Nuk është lëvizje anti-kryetar!

ADN-ja e Ervin Salianjit përballë Sali Berishës!

December 6, 2025
Diskutohet drejt një paqeje të qëndrueshme, raund i ri bisedimesh SHBA–Ukrainë

Diskutohet drejt një paqeje të qëndrueshme, raund i ri bisedimesh SHBA–Ukrainë

December 6, 2025
Alarmohet për trafikun në kryeqytet, PL: Tirana e mbingarkuar

Alarmohet për trafikun në kryeqytet, PL: Tirana e mbingarkuar

December 6, 2025
Europa përballet me rënien më të madhe historike të lindshmërisë – Shqipëria dhe Kosova në trend uljeje. Rënie më të theksuar Ukraina

Europa përballet me rënien më të madhe historike të lindshmërisë – Shqipëria dhe Kosova në trend uljeje. Rënie më të theksuar Ukraina

December 6, 2025
Alarmohet Suedia: Pothuajse çdo javë në Detin Baltik shfaqen nëndetëset ruse

Alarmohet Suedia: Pothuajse çdo javë në Detin Baltik shfaqen nëndetëset ruse

December 6, 2025
Eleminimi i Edmir Bregut fut në hall vrasësit, Aldo Avdylaj lutet në zot: Ishalla kemi fat o Allah se çdo gjë është gati (DOSJA)

Trafikonin emigrantë, GJKKO pranon kërkesën e SPAK dhe kalon për gjykim 32 persona

December 6, 2025
EMRI/ Vuante dënimin në Shkodër, humb jetën në QSUT i burgosuri! Ja arsyeja

EMRI/ Vuante dënimin në Shkodër, humb jetën në QSUT i burgosuri! Ja arsyeja

December 6, 2025
Ultimatumi “i ashpër” i SHBA, Europa përgjigjet: Afati i vitit 2027 për autonominë ushtarake është jorealist

Ultimatumi “i ashpër” i SHBA, Europa përgjigjet: Afati i vitit 2027 për autonominë ushtarake është jorealist

December 6, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In