• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mazhoranca rrëzon nismën e Jorida Tabakut për statusin e minatorit

by El Be
10/02/2026 16:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në dy komisione, te Ligjet dhe tek ai për të Drejtat e Njeriut, mazhoranca rrëzoi projektligjin e deputetes së PD-së, Jorida Tabaku për statusin e minatorit.

Drafti parashikon uljen e viteve të punës për pension të parakohshëm, rritje të pensionit suplementar, kompensim të plotë në aksidente dhe pension familjar sa 50% e pagës kur një punonjës i minierës humb jetën.

Kostoja për buxhetin e shtetit llogaritet rreth 1.2 miliardë lekë në vit për 13.300 përfitues. Sipas drejtorit të Institutit të Sigurimeve Shoqërore Astrit Hado, drafti nuk sjell përfitime të mëdha për minatorët nga trajtimi aktual me ligj.

Kryetari i Komisionit të ligjeve, Ulsi Manja veçoi se Shqipëria ka një skemë universale të pensioneve, e cila nuk e përballon nivelin e pensioneve në vend dhe po mbahet në këmbë nga buxheti i shtetit.

Sipas Manjës, të gjitha ligjet që krijojnë statuse e trajtimit të veçantë i krijojnë peshë buxhetit të shtetit dhe pranohen në shtete te cilat kanë financa të konsoliduara dhe jo ekonomi në zhvillim si vendi ynë.

Tabaku: Jam dakord ta përmirësojmë. Është gati qeveria ta bëjë këtë. Unë kam bërë proces kosultimi me sindikatat, me koncesionarët ua lë këtyre unë, se kanë 1 vit e gjysëm që protestojnë. Mos e votoni kundër, t’i lëmë kohë, kush ka propozime shtesë, të bëjmë konsultime. Hajde ulemi bashkë dhe përgatisim një ligj kuadër ku ne mund t’i rregullojmë. Por diferencimi i pagave i minatorëve shqiptarë me inxhinierët turq ishin të turpshme në minierën e Spaçit.

Manja: Të gjithë jemi dakord që çdo kategori kontributore ka të drejtë të kërkojë paga dhe pensione të larta në përputhje me cilësitë e veçanta dhe kushtet punës. Skema e pagave dhe skema e pensioneve përcakton politikat publike të shtetit.

Këto skema nuk duhet të jenë lista dëshirash. Ne kemi zgjedhur një skemë universale të pensioneve, tërësisht kontributive, por mbahet në këmbë edhe me financimin e buxhetit të shetit, spese skema e kontrinuteve nuk e përballon nivelin e pensioneve që kemi në vend.

Skeme e trajtimit nëpërmjet trajtimit suplementar të kategorive që kanë vështirësi të caktuar në profesion dhe jo skemë me statuse të posaçme, sepse këto skema prodhojnë oaze preferenciale.

Të gjitha ligjet që krijojnë statuse të trajtimt të vençatë krijojnë peshë mbi buxhetin e shtetit, por shteti ka përgjegjësi më të madhe mbi këto skema pagash dhe pensionesh. Ne jemi ekonomi në zhvillim dhe shtetet që kanë statuse për kategori të caktuar kanë financa të konsoliduara.

Ne kemi bërë herë pas herë përpjekje për të trajtuar ndryshe minatorët:

-Në 2014 me moshën e ulëm në 55 vjeç

-në 2019 pension i posaçëm suplementar

-VKM për aksidentet në punë

Është profesion në zhdukje, skemi asgjë për të fshehur, ka shumë profesione në zhdukje, hidrauliku, elektricistët, zanate qe oforojnë shërbime që janë në zhdukje. Por mbajtja në këmbë e profesioneve nuk zgjidhet me skema të posaçme.

Shumë faleminderit znj.Tabaku, se kam dashur ta bëj me kohë këtë diskutim, por askush në këtë tyrezë nuk janë kundër rritjes së pagave dhe pensioneve, por në finale kemi përgjegjësi ta mbajmë këtë skemë universale. Nëse favorizojmë një kategori të caktuar, mund të kemi disbalancë në një target grup tjetër dhe çdo gjë lidhet me financat dhe buxhetin e shtetit.

Next Post
Makina e tij u përplas “kokë më kokë” me një kamion, humb jetën shqiptari në Itali

Makina e tij u përplas “kokë më kokë” me një kamion, humb jetën shqiptari në Itali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pasi dështoi në Kushtetuese, Ilir Beqaj ofron 2 milionë lekë garanci për lirim nga burgu

Pasi dështoi në Kushtetuese, Ilir Beqaj ofron 2 milionë lekë garanci për lirim nga burgu

March 29, 2026
Situata në Lindjen e Mesme dhe bashkëpunimi rajonal/ Bisedime mes 4 ministrave të Jashtëm në Pakistan

Situata në Lindjen e Mesme dhe bashkëpunimi rajonal/ Bisedime mes 4 ministrave të Jashtëm në Pakistan

March 29, 2026
Stenaldo hap zemrën në “Fan Club”, flet për ish-të dashurën: Historia më e bukur e jetës sime, ishim larg…

Stenaldo hap zemrën në “Fan Club”, flet për ish-të dashurën: Historia më e bukur e jetës sime, ishim larg…

March 29, 2026
“Jemi mirë, të palëkundur dhe të qetë”, Nikolas Maduro reagon për herë të parë pas arrestimit nga SHBA

“Jemi mirë, të palëkundur dhe të qetë”, Nikolas Maduro reagon për herë të parë pas arrestimit nga SHBA

March 29, 2026
Kur gjithçka po shkonte mrekullisht, vjen furtuna… Shpresa rrëfen betejën e vajzës me kancerin

Kur gjithçka po shkonte mrekullisht, vjen furtuna… Shpresa rrëfen betejën e vajzës me kancerin

March 29, 2026
Playoff-i i Botërorit, e marta, dita e verdiktit final, sytë e shqiptarëve nga Kosova

Playoff-i i Botërorit, e marta, dita e verdiktit final, sytë e shqiptarëve nga Kosova

March 29, 2026
Pas Durrësit, valë përjashtimesh në PD e Elbasanit/ Pas Doris Madhit hiqen edhe 3 emra të tjerë

Pas Durrësit, valë përjashtimesh në PD e Elbasanit/ Pas Doris Madhit hiqen edhe 3 emra të tjerë

March 29, 2026
ANALIZA E REL/ Siguria e Kosovës nën kërcënimin e raketave me rreze të gjatë

ANALIZA E REL/ Siguria e Kosovës nën kërcënimin e raketave me rreze të gjatë

March 29, 2026
Pas tre vajzave Shpresës i “qesh buza”: Burri nuk më erdhi tek materniteti, sepse…

Pas tre vajzave Shpresës i “qesh buza”: Burri nuk më erdhi tek materniteti, sepse…

March 29, 2026
80% e subjekteve me shkelje të legjislacionit të punës, kreu i ISHP: Rriten me 25% ankesat për pagat dhe sigurimet

80% e subjekteve me shkelje të legjislacionit të punës, kreu i ISHP: Rriten me 25% ankesat për pagat dhe sigurimet

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In