Partia Socialiste e Shqipërisë dhe Lëvizja Socialiste për Integrim mësohet se kanë mbledhur drupet parlamentare për të rakorduar qëndrimet në seancën e së enjtes. Këto qëndrime lidhen kryesith me diskutimet për buxhetin 2016, ndërsa mediat kanë fokusuar paraditen e sotme kreun socialist me deputetin Spartak Braho teksa hynin Kuvend.
Ndërkohë që sot pritet protesta e paralajmëruar e opozitës, policia ka shtuar masat e sigurisë në Tiranë dhe ka ‘blinduar’ Kuvendin. Prej ditësh, mediat shkruajnë edhe për skenarin e protestës së sotme, që mendohet të ndahet në dy pika kryesore. Së pari deputetët demokratë pritet të mbajnë fjalime të ashpra në sallë duke tentuar të bllokojnë foltoren, ndërsa protestuesit jashtë do përpiqen të mbajë ‘peng’ Kuvendin të rrethuar.