• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mazhoranca e heshtur e elektoratit është e pa përfaqësuar

by Eduard Zaloshnja
11/12/2019 14:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eduard Zaloshnja

Në sondazhin e fundit që zhvillova (vetëm 10 ditë pas tërmetit), kisha përfshirë edhe pyetjen “A mendoni se punët mund të shkonin më mirë pas tërmetit të 26 nëntorit me Ramën kryeministër apo me Bashën kryeministër?” Pasi publikova rezultatet, një mik më bëri vwrejtjen se duhet të kisha përfshirë edhe opsionin “Dikë tjetër kryeministër”, sepse sipas tij, ishte e natyrshme që 71% të zgjidhnin apo të anonin nga Rama, kur alternativa e vetme ishte Basha. Dhe përgjigjja ime ishte “Kë tjetër?”

Në fakt, në dekadën e fundit kam zhvilluar qindra sondazhe (ndonjëherë edhe dy brenda një muaji), nga të cilat kam konstatuar se vetëm gjysma e votuesve që banojnë në Shqipëri janë votues të palëkundur të triumviratit PS-PD-LSI (brenda triumviratit ka luhatje, por si i tërë, e ka magnetizuar gjysmën e elektoratit). Ndërkohë, çereku i votuesve që banojnë në Shqipëri marrin pjesë në zgjedhje parlamentare, edhe pse janë jo aq të vendosur para tyre. (Nuk përfshihen në këto llogari votuesit jashtë vendit, sepse  vetëm një përqindje fare e vogël e tyre vijnë të votojnë).

Në qoftë se gjysma e elektoratit (mosvotuesit dhe ata që votojnë duke zënë hundën me dorë), do të votonin një forcë të re politike, ajo do të bëhej forca e parë në vend. Por problemi është se një forcë e tillë nuk po del dot në skenën elektorale shqiptare…

Në vitin 2009, “Poli i Lirisë” i Aleksandër Meksit e Dashamir Shehit mori vetëm 2% të votave

Në vitin 2013, FRD-ja e Bamir Topit mori 1.5% të votave dhe AK-ja e Kreshnik Spahiut mori 0.5% të votave.

Në vitin 2017, LIBRA e Ben Blushit mori 1.7% të votave dhe SFIDA e Gjergj Bojaxhiut mori 0.3% të votave.

Në vitin 2019, BD-ja e Astrit Patozit, edhe pse në një gjysëm-garw, mori vetëm 2% të votave.

Me pak fjalë, mazhoranca “e heshtur” e elektoratit shqiptar pret që një forcë e re ta përfaqësojë atë seriozisht.

Deri atëherë, unë do të vazhdoj të pyes në sondazhe: “A mendoni se, përgjithësisht, punët në Shqipëri mund të shkojnë më mirë me Ramën kryeministër apo me Bashën kryeministër?”…/ real story

Next Post
“O zot na mbro nga tërmetet…sikur e kishte parandjerë vdekjen”/ Babai i Xhesikës mbledh kujtimet e fundit në pallatin që do shembet

"O zot na mbro nga tërmetet…sikur e kishte parandjerë vdekjen"/ Babai i Xhesikës mbledh kujtimet e fundit në pallatin që do shembet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulm me dronë ndaj kompanive të huaja të naftës në Irak

Sulm me dronë ndaj kompanive të huaja të naftës në Irak

April 4, 2026
A do t’i rrëzojë Kushtetuesja zgjedhjet në Tiranë? Begaj: Do ta mbroj vendimin tim, konflikt për…

77-vjetori i krijimit të NATO-s, Begaj: Shqipëria anëtare e denjë, duke kontribuar për paqen e sigurinë

April 4, 2026
Mot kryesisht i qëndrueshëm këtë të shtunë, reshje të dobëta shiu në zonat malore

Mot kryesisht i qëndrueshëm këtë të shtunë, reshje të dobëta shiu në zonat malore

April 4, 2026
Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In