• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

May refuzon kërkesat e britanikëve për një referendum të dytë për Brexit

by Java News
03/09/2018 13:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në fazën përfundimtare të negociatave me BE, kryeministrja britanike Theresa May i kundërshtoi në mënyrë të prerë kërkesat në vendin e saj për një referendum të dytë për Brexitin. “Që ta shtrosh këtë pyetje të gjithën edhe një herë nga e para do të ishte mashtrim në stil të gjerë për demokracinë tonë”, shkroi May në një artikull e ftuar në gazetën “Sunday Telegraph”.

Së fundi, edhe deputetë nga partia konservatore e Mayt janë shprehur për nevojën e mbajtjes së një referendumi të dytë, po ta refuzojë parlamenti britanik rezultatin e negociatave të daljes nga BE me Brukselin. Një grup politikanësh proevropianë përpiqet që ta vërë këtë në rend të ditës në kongresin e partisë laburiste në fund të shtatorit.
Deri tani, krerët e dy partive të mëdha e refuzojnë në parim mbajtjen e një referendumi të ri. Sondazhet megjithatë tregojnë se është e mundur që në popull të krijohet një shumicë mbështetëse për mbajtjen e një referendumi të dytë.

Barnier kundërshton

Deri në këtë moment nuk është as e qartë, nëse deri në daljen në BE në 29 mars 2019 do të arrihet një marrëveshje, për të cilën të mund të votohet. Negociatat ecin me vështirësi. Me këtë shtohen gjasat që Britania e Madhe të dalë pa marrëveshje nga BE – gjë që do të kishte pasoja të rënda.

Por një shtyrje e datës së daljes së Britanisë së Madhe nga BE nuk vjen në diskutim për kryenegociatorin e BE Michel Barnier. “Neve nuk na duhet më tepër kohë. Ajo për të cilën kemi nevojë janë vendimet politike”, i thotë ish-ministri i Jashtëm francez dhe ish-Komisar i BE gazetës “Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung”. Bisedimet, rithekson ai, duhet të kenë përfunduar deri në mes të nëntorit.

Qeveria britanike kërkon për vendin e saj një marrëveshje të posaçme me akses të privilegjuar në tregun e brendshëm të BE për degë të veçanta. Për Brukselin vjen në diskutim vetëm një marrëveshje e tipit të zakonshëm të tregtisë së lirë./ DW

a.ç

Next Post
Manja flet për protestën e opozitës: Akt pabesie, ndikohet nga faktorë të jashtëm

Manja ironizon opozitën: M'u duk sikur kishin ardhur nga dasma!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndoshta së shpejti inteligjenca artificiale do ta zgjedhë presidentin e Kosovës

Robelli: Opozita, peng i një njeriu. Nga sjelljet e kryeministrit, situata duket sikur…

October 26, 2026
Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

October 26, 2026
Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

“Nga protesta për t’u dëgjuar, te shkatërrimi”/ Lami: PD kërkon bashkimin përmes luftës, jo qetësisë

October 26, 2026
Vuçiç në Francë: Serbia s’është në linjë me politikën botërore për shkak të Kosovës, duhen vendime të guximshme

Vuçiç humb zgjedhjet, ish-ministri i Jashtëm: Qeveria e re serbe mund të mos ndryshojë kursin ndaj Prishtinës, dialogu jo prioritet

October 26, 2026
USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

October 26, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka reagon ndaj paketës së Ramës: Shfrytëzon të gjitha metodat që ta rrudhë protestën

October 26, 2026
Trump vë në dyshim zgjedhjet në Brazil: Dukeshin të manipuluara dhe të korruptuara

Trump vë në dyshim zgjedhjet në Brazil: Dukeshin të manipuluara dhe të korruptuara

October 26, 2026
Trump premton 1 milion dollarë për ata që denoncojnë mashtrimet zgjedhore në SHBA

Trump premton 1 milion dollarë për ata që denoncojnë mashtrimet zgjedhore në SHBA

October 26, 2026
Sherr në studio/ Demalia: Dënoje dhunën! Qori: Nuk ka barbari më të madhe se të vjedhësh popullin

Sherr në studio/ Demalia: Dënoje dhunën! Qori: Nuk ka barbari më të madhe se të vjedhësh popullin

October 26, 2026
Investigimi për indianët e “Wolt” largoi drejtorin e Qytetit Studenti?

Investigimi për indianët e “Wolt” largoi drejtorin e Qytetit Studenti?

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In