• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mavraj, jeta jashtë fushës

by Aalison Pearse Stevens
05/09/2016 14:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mërgim Mavraj është padyshim një nga personazhet më të veçantë të përfaqësueses shqiptare të futbollit. Mbrojtësi kuqezi ka zbuluar për express.de jetën e tij larg fushave të lojës, ku ka krijuar një miqësi të paparashikuar me një boksier profesionist.

Mavraj shoqërohet shpesh me Moris Weber, boksierin gjerman 35-vjeçar, me të cilin u njoh që dy vite më parë, kur mbërriti në Këln. “Është shumë më i madh se sa mund të mendosh”, shprehet me humor Mavraj për mikun e tij.

mavraj boksier“Nga boksierët mund të mësosh shumë”, vijon ai. “Pasi ata janë shumë të përqendruar. E përjeton momentin e duelit vetëm pak herë gjatë vitit. Një situatë e tillë mund të krahasohet vetëm me ndeshjen e parë si futbollist profesionist”.

Të dy janë pyetur se si e përjetojnë humbjen dhe ndërsa boksieri ka treguar se ka mbetur pa gjumë për shumë muaj, Mavraj ka pranuar se ka qenë gati në lot në një rast, gjatë Euro 2016. “Ishte ndeshja e parë, gati fillova të qaj në Europian pas takimit me Zvicrën. Pësuam gol që në minutat e parë dhe pastaj një karton të kuq. Pastaj luftuam aq shumë dhe në fund nuk u shpërblyem”, thotë mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare.

mavraj nenaFutbollisti duket i përkushtuar që të ndihmojë njerëzit në nevojë, apo ata që nuk kanë qenë aq fatlum sa lojtarët të cilët kanë një karrierë të konsoliduar. “Nëse del në publik si futbollist, ke detyrimin që të bësh diçka”, thotë Mavraj, i cili viziton dy herë në javë qendrën e refugjatëve në Këln.

mavraj refugjatAi mbështet financiarisht dy organizata bamirësie, ndërsa ka hapur edhe vetë një të tillë. “Në vendin tim nuk ke asnjë të ardhme në shoqëri nëse je i varfër. Ne mbështetim 40 familje në kryeqytet. Prej katër muajsh unë kam hapur vetë një organizatë dhe po përpiqem ta zgjeroj. Unë kam lindur në Gjermani, nuk më mungonte asgjë. Ndaj e ndjej si detyrim”, tha mbrojtësi shqiptar.

Panorama/d.i.

 

Next Post
Frauke Petry, kimistja ksenofobe që trondit pushtetin e Merkelit

Frauke Petry, kimistja ksenofobe që trondit pushtetin e Merkelit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Segmenti rrugor në Librazhd pritej të hapej sot, ARRSH: Ka pësuar rrëshqitje dhe fundosje

Segmenti rrugor në Librazhd pritej të hapej sot, ARRSH: Ka pësuar rrëshqitje dhe fundosje

February 23, 2026
Mbreti i Panairit

Humba në Vlosh

February 23, 2026
Stuhia më e fuqishme e dekadës, gjendje e jashtëzakonshme në disa shtete të Amerikës

Stuhia më e fuqishme e dekadës, gjendje e jashtëzakonshme në disa shtete të Amerikës

February 23, 2026
“Opozita po justifikohet pas humbjes!”/ Nazarko: Zgjedhjet e kësaj here, nuk ndryshojnë nga të kaluarat!

Korridori tetë, i vetmi aks lindje- perëndim

February 23, 2026
Veset e princit Andrew s’kanë të sosur, dyshohet për shpërdorime fondesh gjatë kryerjes së detyrës

Veset e princit Andrew s’kanë të sosur, dyshohet për shpërdorime fondesh gjatë kryerjes së detyrës

February 23, 2026
VIDEO / Imuniteti i Ballukut, prokurorët e SPAK mbërrijnë në Kryesinë e Kuvendit

VIDEO / Imuniteti i Ballukut, prokurorët e SPAK mbërrijnë në Kryesinë e Kuvendit

February 23, 2026
Këshilli i Mandateve vendos sot për imunitetin e zv/kryeministres Balluku

Këshilli i Mandateve vendos sot për imunitetin e zv/kryeministres Balluku

February 23, 2026
SKENARI/ Nëse Khamenei vritet, rrjeti i tij i fshehtë do të marrë kontrollin total në Iran

SKENARI/ Nëse Khamenei vritet, rrjeti i tij i fshehtë do të marrë kontrollin total në Iran

February 23, 2026
Lëndë narkotike dhe armë, arrestohen dy persona në Vlorë

Lëndë narkotike dhe armë, arrestohen dy persona në Vlorë

February 23, 2026
Linjë ajrore Shqipëri-Jordani, çfarë u diskutua pas dyerve të mbyllura

Linjë ajrore Shqipëri-Jordani, çfarë u diskutua pas dyerve të mbyllura

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In