Aventura e Mërgim Mavrajt, në kampionatin grek, mund të përfundojë shpejt.
Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, që u transferua gjatë verës te skuadra e ARI-s, nuk ka arritur të tregojë ndeshje të mira me skuadrën aktuale, raporton “Sporti në KTV”.
Sipas medieve në Greqi, Mavraj, është në listën e futbollistëve që do të largohen gjatë afatit kalimtar të janarit.32-vjeçari deri më tani ka pesë paraqitje në Superligën e Greqisë. (b.an)