Ka reaguar në facebook edhe lojtari i kombtares tonë, Mërgim Mavraj në lidhje me vendimin e CAS sot për t’i dhënë 3 pikët në tavolinë Shqipërisë.
Mavraj që ishte protagonist i ndeshjes famëkeqe Serbi-Shqipëri, e konsideruar si drejtësi që vonoi por nuk harroi për Shqipërinë.
“Ajo qe merituam na erdhi, e verteta vonoi po nuk harroi, pas veshtiresise vjen lehtesimi, po me shijon shume se na erdhi si dhurate ne Ramazan duke qene agjerueshem.”, shkruan Mavraj.
Mavraj ka postuar bashkëngjitur edhe foton që bëri xhiron në internet, ku një ultras serb tenton ta godasë me stol lojtarin e kombtares tonë.