• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Mauricio, më mirë të ndahemi, përpara se…”/ Ronaldo dhe Kielini vunë “veton” për shkarkimin e Sarrit

by Java News
10/08/2020 10:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mauricio Sarri e pranoi në heshtje shkarkimin, ndonëse nata pas eliminimit nga Lioni kaloi pa gjumë për 61-vjeçarin. Ndoshta, brenda vetes, duke dëgjuar edhe fjalët e presidentit Andrea Anjeli pas ndeshjes, do ta kenë turbulluar shumë ish-trajnerin. “Gazzeta dello Sport” garanton se presioni ndaj Sarrit ishte shumë i madh, dhe qoftë edhe rikthimi në dhomat e zhveshjes përpara skuadrës nuk ka qenë ai që priste.

Kundër Sarrit kanë dalë menjëherë dy prej senatorëve më të rëndësishëm të Juventusit, Kristiano Ronaldo, por edhe kapiteni Xhorxho Kielini. Portugezi raportohet se ishte bërë gati i pari për t’u larguar nga dhomat e zhveshjes dhe në dalje të tyre ka pasur pak sekonda ballafaqim me zëvendëspresidentin Pavel Nedved, të cilit ia ka thënë troç: “Tani, ose Sarrin ose mua në skuadër”, nënvizonte Ronaldo, nisur edhe nga ideja se me ish-teknikun, vërtet golat e tij ishin dyfish më shumë kundrejt vitit të parë me Alegrin, por mbi idetë taktike përplasjet mes të dyve ishin bërë të shumta dhe eliminimi nga Lioni ndezi përfundimisht zjarrin mes palëve. Por akoma më shumë se kaq, bëri shumë zhurmë heshtja e kapitenit Kielini, i cili nuk bëri asnjë status pas eliminimit, madje nuk pranoi as të fliste për gazetarët, që provuan ta pyesnin për Sarrin. Ndoshta, edhe këtu diçka do të jetë krisur, ndoshta sepse edhe Kielini e ka ndierë se për të ardhmen ia vlen më shumë që të mbash Ronaldon sesa Sarrin, duke parë edhe faktin që pas fundit të ndeshjes, kapiteni shkoi menjëherë që të përqafonte CR7- ën, për ta qetësuar atë.
ANJELI SARRI
TAKIMI ME ANJELIN – Pasi Sarri i dëgjoi fjalët e bosit të tij dhe e kaloi natën pa gjumë, mëngjesi i post-eliminimit nisi me takimin në seli mes 61-vjeçarit dhe Andrea Anjelit: “Mauricio, më mirë të ndahemi, përpara se të jetë shumë vonë. Fatkeqësisht shkëndija nuk u ndez mes teje dhe skuadrës. Prandaj, përshëndetemi”, kanë qenë fjalët e miliarderit torinez, i cili gjithsesi ka pranuar se do t’i paguajë çdo qindarkë që i mbetej nga kontrata trajnerit./panoramasport

g.kosovari

Next Post
Gruaja u gjet e pajetë në shtëpinë e saj në Laprakë/ Zbardhet shkaku i vdekjes

Gruaja u gjet e pajetë në shtëpinë e saj në Laprakë/ Zbardhet shkaku i vdekjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In