• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Maturantët, nota mesatare që i lë jashtë dyerve të Universitetit

by Java News
20/04/2017 08:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edhe këtë vit, maturantët që në tri vite studimi nuk kanë së paku notën mesatare gjashtë, as nuk mund të aplikojnë për të ndjekur studimet e larta. Në mbledhjen e djeshme, Këshilli i Ministrave ka vendosur të ruajë të pandryshuar nga viti i kaluar kufirin për ata që aplikojnë për ndjekjen e studimeve të ciklit të parë dhe programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë.

E pandryshuar mbetet edhe mënyra e përllogaritjes së saj, e cila ndahet proporcionalisht midis mesatares së rezultateve vjetore për çdo lëndë dhe asaj të rezultateve të provimeve të fundit të maturës.“Nota mesatare për t’u pranuar në institucionet e arsimit të lartë përllogaritet si mesatare aritmetike e thjeshtë e treguesve: a) mesatarja aritmetike e thjeshtë e notave përfundimtare vjetore të lëndëve për të gjitha vitet e shkollimit në arsimin e mesëm të lartë; b) mesatarja aritmetike e thjeshtë e notave të provimeve të maturës shtetërore”. Por, nga ana tjetër, maturantët me mesatare nën 6 nuk penalizohen nga e drejta e studimeve.Janë disa degë profesionale 2- vjeçare, që përjashtohen nga nota kufi. “Kandidatët që aplikojnë për t’u pranuar në programet e studimeve dyvjeçare me karakter profesional nuk kanë detyrimin të plotësojnë kriterin e notës mesatare të parashikuar në këtë vendim”, thuhet në vendimin e qeverisë.
Janë disa degë në universitetet shtetërore e private që ofrojnë studime në disa profile, si: teknikë elektrike, hidroteknikë ujësjellës, asistent stomatologji, menaxhim ndërtimi e transporti, informatikë, elektronikë, ueb dizajn, mekatronikë e të tjera.Ndryshe nga vjet, ku vendimi i qeverisë doli në muajin qershor, ndërsa udhëzimet e tjera për pranimet vijuan nga fundi i korrikut deri në muajin tetor, këtë vit duket se çdo gjë po realizohet në kohë. Që në janar, maturantët kanë pasur në dorë kriteret që kanë vendosur universitetet e tashmë edhe vendimin për notën mesatare.Ndërsa në fundin e muajit maj, pritet udhëzimi për aplikimin dhe procedurën e regjistrimit në universitete. Pak ditë më parë, në një artikull për skemën e re që do të aplikohet, burime brenda ministrisë bënë me dije se do të ketë sërish dy raunde pranimi, por më të strukturuara se një vit më parë. Sakaq, fituesit në një degë do të kenë mundësinë e çregjistrimit, në rast se rezultojnë fitues në një program më të preferuar./panorama
ma.me
Next Post
Monaco me lehtësi kualifikohet në gjysmëfinale

Monaco me lehtësi kualifikohet në gjysmëfinale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In