• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Maturantët nisin sfidën akademike, hapen 7 fazat 48 orëshe, këtë vit aplikuan afro 900 maturantë

by A R
28/08/2026 13:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

900 maturantë më shumë aplikuan këtë vit në U-albania për sigurimin e një emri fitues në auditor për vijimin e të drejtës së studimit në Universitetet e vendit.

Faza e parë 48 orëshe ka një ecuri të kënaqshme, që për drejtorin e Rrjetit Akademik Shqiptar, Arjan Xhelaj  është tregues i mirë, që parashikon të realizojë një përqindje të lartë të regjistrimeve deri në fund të këtij raundi.

“Kemi arritur që vetëm brenda 24 orëve të para të kemi regjistruar mbi 25% të maturantëve. Por duhet të kemi parasysh që të parët janë studentët ekselentë që regjistrohen. Janë ata maturantë të cilët pothuajse kanë fituar çdo degë. Me regjistrimin e këtyre 5 mijë maturantëve, lirohen, pothuajse mund të themi, mbi 4 mijë vende fituese për maturantët që janë në pritje, duke qenë se, mesatarisht, secili prej tyre mund të ketë fituar shtatë ose tetë degë. Kjo bën të mundur që procesi të vijojë në mënyrë të vazhdueshme dhe të shpejtë. Duke qenë se kjo është një periudhë 48-orëshe, bëhet e mundur që sistemi të vijojë në atë modelin kaskadë, duke liruar vendet e fituesve për maturantët në pritje”, tha Xhelaj.

Edhe këtë vit preferencat rendisin mjekësinë si një nga degët prioritare, ndërsa procesi i njeh secilin maturant me lirimin e vendeve që mbeten bosh në kohë reale.

“Si gjithmonë, mbeten ato programe kryesore dhe më të kërkuara, të cilat kanë edhe testet e përfshira, si Mjekësia e Përgjithshme, Arkitektura apo degët e Akademisë së Sigurisë dhe të Mbrojtjes, ose qofshin edhe ato të sportit dhe artit”, u shpreh ai.

Pas përfundimit të shtatë fazave të këtij raundi, pas datës 8 shtator do të ketë edhe një periudhë çregjistrimi për maturantët që dëshirojnë të ndryshojnë degën dhe të rikthehen në garë. Për këtë raund pasardhës regjistrimet do të zhvillohen nga 25 shtatori deri më 4 tetor.

Next Post
BSH: Turizmi e tregtia mbajnë në këmbë besimin në ekonomi, qytetarët ‘jo’ blerjeve të mëdha

“Daily Mail”: Tirana, destinacioni më ekonomik në Evropë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dashamir Shehi kritikon protestat e Berishës: Patetizëm politik, kjo rrugë nuk e çon askund

“Ripëtëritja e Berishës si Rilindja e Ramës”, Shehi: Edhe Enver Hoxha bënte si këto, por…

August 28, 2026
Shorti i Europa League, Juventusi buzëqesh. Benfica dhe dy ekipe angleze për Milanin

Shorti i Europa League, Juventusi buzëqesh. Benfica dhe dy ekipe angleze për Milanin

August 28, 2026
“Fanatik, ndillte frikë”, korrespodenti i BBC rrëfen takimin me Mlladiçin gjatë luftës në Bosnjë

“Fanatik, ndillte frikë”, korrespodenti i BBC rrëfen takimin me Mlladiçin gjatë luftës në Bosnjë

August 28, 2026
Gjendet një bombë në Durrës, merret për ekspertizë nga forcat xheniere! Dyshohet se ra nga një automjet

Gjendet një bombë në Durrës, merret për ekspertizë nga forcat xheniere! Dyshohet se ra nga një automjet

August 28, 2026
Kush është Mbreti i ri i Norvegjisë Haakon VIII, jeta, roli dhe sfidat

Kush është Mbreti i ri i Norvegjisë Haakon VIII, jeta, roli dhe sfidat

August 28, 2026
BSH: Turizmi e tregtia mbajnë në këmbë besimin në ekonomi, qytetarët ‘jo’ blerjeve të mëdha

“Daily Mail”: Tirana, destinacioni më ekonomik në Evropë

August 28, 2026
Rregulla të ashpëra për maturën 2020, nga 1 vit ”stazh” në ndjekje penale për kopjacët

Maturantët nisin sfidën akademike, hapen 7 fazat 48 orëshe, këtë vit aplikuan afro 900 maturantë

August 28, 2026
Trafikanti shqiptar mban peng për 10 ditë shoferin në Spanjë, humbi 500 kg kokainë me vlerë 30 milionë euro!

Trafikanti shqiptar mban peng për 10 ditë shoferin në Spanjë, humbi 500 kg kokainë me vlerë 30 milionë euro!

August 28, 2026
E trishtë! Ndërron jetë 25-vjeçarja që pësoi djegie nga zjarri në hotelin në Vlorë

Ana Dyrmishi dhe pyetja që mbetet pas flakëve: Kush mban përgjegjësi?

August 28, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 29 Gusht 2026

August 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com