• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Maturantët, nis sot plotësimi online i formularit A1Z

by Java News
30/01/2019 10:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Duke nisur nga dita e sotme, të gjithë maturantët e viteve të shkuara që duan të rikthehen në garë për studimet e larta gjatë vitit akademik 2019-2020 duhet të paraqiten në shkolla dhe të plotësojnë online formularin A1Z.

Qendra e Shërbimeve të Arsimit ka përcaktuar tashmë edhe kalendarin e aplikimeve për secilin rreth, kjo me qëllim që të shmanget mbingarkesa në sistem. Sipas autoriteteve të arsimit, tre janë kategoritë e maturantëve të vjetër që kanë të drejtë të plotësojnë këtë formular.

Kështu, formulari A1Z mund të plotësohet nga kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme para vitit 2019 dhe që kanë detyrim për të dhënë një, ose disa provime të Maturës Shtetërore (provimet të detyruara dhe me zgjedhje).

Të drejtën e plotësimin të këtij formulari e gëzojnë edhe kandidatët që kanë kryer shkollën e mesme jashtë vendit dhe që kanë kryer njehsimin e diplomës në komisionin përkatës dhe që rezultojnë se kanë detyrim për të dhëne një, ose disa provime të Maturës Shtetërore.

Gjithashtu, formularin e plotësojnë edhe kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme në Shqipëri ose jashtë vendit, që nuk kanë detyrim për të dhënë provime të Maturës 2019, por që dëshirojnë të vazhdojë studimet në Institucionet e Arsimit të Lartë.

 Afatet e aplikimit sipas qyteteve

Për këtë kategori, Qendra e Shërbimeve të Arsimit ka vënë në dispozicion katër data për të bërë plotësimin online të formularit A1Z, edhe në këtë rast të specifikuara sipas rretheve. Maturantët e Tiranës do të hyjnë të parët në portalin e maturës për të plotësuar formularin sipas kushteve të përcaktuara.

“Në datat 30 dhe 31 janar do të plotësojnë online formularin maturantet e Tiranës, Durrësit, Kavajës, Kamzës, Krujës dhe Mirditës. Ndërsa në datën 1 shkurt aplikimi online do të vijojë me maturantët në Elbasan, Korçë, Pogradec, Kolonjë, Devoll, Berat, Kuçovë, Kurbin, Kukës, Mat, si dhe Delvinë. Aplikimet online mbyllen në datën 4 shkurt me maturantët në Fier, Mallakastër, Tepelenë, Lushnje, Shkodër, Malësi e Madhe, Pukë, Lezhë, Bulqizë, Has dhe Tropojë. Në çdo rast, plotësimi i formularit A1Z nga maturantët e viteve të mëparshme do të bëhet në shkollat ku këta kandidatët kanë kryer studimet e shkollës së mesme. Formulari i plotësuar printohet, nënshkruhet nga kandidati dhe mbikëqyrësi, si dhe vuloset nga drejtori i shkollës ku plotësohen formularët. Shkolla ruan një kopje të formularëve të printuar deri në përfundim të Maturës Shtetërore.

 Dokumentet që duhen

Për të bërë plotësimin e këtij formulari, ata kandidatë duhet që të paraqesin një kopje të noterizuar të Dëftesës së pjekurisë dhe vërtetimin me notat e të gjitha viteve të shkollës së mesme me fotografi, certifikatë të maturës me notat gjitha viteve të lëshuar nga drejtori i shkollës sipas regjistrit të amzës, apo dokumentin të lëshuar nga Arkivi i Shtetit.

Në secilin rast plotësimi i formularit do të ndihmohet edhe nga një mësues mbikëqyrës, për të shmangur kështu çdo parregullsi me hedhjen e të dhënave në sistem.

Kjo kategori maturantësh duhet të bëjë kujdes në fazat e aplikimit, pasi duhet të shikojnë më parë lëndët që do të mbartin në maturën e këtij viti. Çka do të thotë se në rastet kur kanë marrë vlerësime pozitive në provimet e detyruara dhe me zgjedhje të viteve të shkuara nuk janë më të detyruar të japin provime gjatë këtij vit.

Përjashtim në këtë rast bëjnë vetëm kandidatët e maturës 2012 që kanë dhënë tre provime me zgjedhje dhe kanë rezultuar mbetës në dy prej tyre. Këta kandidatë duhet që për garën e këtij viti të japin sërish një provim me zgjedhje sipas listës së miratuar për këtë vit.

Për të qenë kalues, si në tre provimet e detyruara, ashtu edhe në atë me zgjedhje, maturanti apo kandidati i maturave të shkuara, duhet të marrë detyrimisht 20 për qind të pikëve totale me të cilat vlerësohet testi.

Përzgjedhja e testeve përfundimtare të provimeve të maturës sërish do të bëhet përmes teknologjisë digjitale. Me ndryshimet e bëra në maturën e këtij viti, testi i secilës lëndë të detyruar apo me zgjedhje do të vlerësohet me 60 pikë në total.

Lëndët e detyruara dhe me zgjedhje që mund të mbarten

  • Këta kandidatë nuk janë të detyruar që të japin provime të detyruara në Maturën 2019 në rast se gjatë viteve të shkuara kanë rezultuar kalues në to. Kjo gjë konfirmohet gjatë plotësimit të formularit A1Z ku shënohen edhe tre lëndët e detyruara, përbri të cilave plotësohet nota e përshkallëzuar që kandidati ka fituar, ose që i njihet, apo i është konvertuar nga komisionet përkatëse, si lëndë D1, D2, apo D3.
  • Sa i takon provimit të detyruara të gjuhës së huaj në udhëzuesin e plotësimit të formularit A1Z bëhet e ditur se kandidatët e maturave të para 2014 nuk kanë detyrim për të dhënë provimin D3. Gjatë plotësimit të formularit ky kandidat i maturës para 2014, zgjedh emërtimin “Nuk zgjedh” në fund të listës së lëndëve të gjuhëve të huaja.
  • Kandidatët e Maturës Shtetërore 2014-2018, nuk lejohen të zgjedhin opsionin “Nuk Zgjedh “. Ata duhet të zgjedhin detyrimisht lëndën e gjuhës së huaj që do të japin provim, ose të deklarojnë lëndën e gjuhës së huaj dhe notën e shkallëzuar të saj, në rast se e kanë shlyer këtë provim.
  • Kandidati zgjedh nga lista lëndën me zgjedhje që do të mbartë dhe shënon vitin kur e ka dhënë dhe notën e shkallëzuar që e ka fituar, që i njihet, apo i është konvertuar nga komisionet përkatëse, për këtë lëndë.
  • Kandidati që në maturat shtetërore 2012-2018 ka dhenë 2 lënde me zgjedhje dhe është shpallur kalues në njërën prej tyre do ta mbartë atë.
  • Kandidati që në maturën shtetërore 2012 ka dhëne 3 lëndë me zgjedhje dhe është shpallur kalues në dy prej tyre mund të mbartë vetëm njërën lëndë përzgjedhja e të cilës bëhet sipas dëshirës.
  • Ndërsa kur ka qenë kalues vetëm në njërën nga lëndët me zgjedhje të kësaj mature, nuk mund ta mbartë atë. Në këto raste kandidati duhet që të rijapë një lëndë me zgjedhje, nga lista e lendeve të miratuara për maturën e këtij viti.

 

/a.meta

Next Post
SARANDE/ Varroset sot shqiptari që vdiq në burgun grek, mister shkaqet

SARANDE/ Varroset sot shqiptari që vdiq në burgun grek, mister shkaqet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In