• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Maturantët, ndryshojnë kriteret për fazën e dytë

by Aalison Pearse Stevens
15/09/2016 16:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zgjidhet ngërçi i maturantëve në raundin e dytë të garës. Asnjë nxënës që nuk ka zhvilluar një lëndë apo ka mësuar një tjetër me emërtim të ngjashëm në shkollë të mesme nuk do të penalizohet për të vijuar studimet e larta. Ky rezultat ka ardhur pas bisedimeve të herëpashershme të Lëvizjes Socialiste për Integrim me Ministrinë e Arsimit dhe rektorë të universiteteve.

Një ditë më parë, deputetet e LSI, Monika Kryemadhi e Kejdi Mehmetaj, zhvilluan një takim me ministren e Arsimit, Lindita Nikolla, ku kjo e fundit, bashkë me universitetet kanë pranuar të rishikojnë kriteret për pranimin e maturantëve. Më konkretisht, bëhet fjalë për gruplëndët që kanë peshë të ndryshme për degë të caktuara që shumë maturantë as i kanë bërë në gjimnaze e të tjera kanë bërë të njëjtën lëndë, por me emërtim tjetër.

“Ajo për të cilën ne ramë dakord dhe ministria e universitetet po punojnë është për një rishikim të kritereve të vendosura nga universitetet për fazën e dytë, me qëllim që në totalin e pikëve që fiton maturanti, asnjë prej tyre të mos përllogaritet zero. Rasti i një dege që filozofia është vendosur si kriter dhe gjimnazisti nuk e ka bërë, nuk do t’i quhet zero, por një lëndë e përafërt që po dakordësohet mes universiteteve dhe ministrisë”, tha për gazetën deputetja Mehmetaj, pas takimit në ministri.

Qëllimi i kësaj është që një maturant me notë mesatare më të ulët të mos renditet në sistem përpara një tjetri me mesatare më të lartë.

BISEDIMET Në takimin e një dite më parë, Lëvizja Socialiste për Integrim duket se ka gjetur gjuhën e përbashkët me Ministrinë e Arsimit për zgjidhjen e problemit të maturantëve jofitues, ndonëse me mesatare të lartë. Ministria e Arsimit ka rënë dakord të bisedojë me rektorët për më shumë fleksibilitet në caktimin e lëndëve që kanë peshë në përllogaritjen e pikëve finale, duke bërë që në listën e fituesve të raundit të dytë asnjë prej tyre të mos vlerësohet me zero.

Në takimin e djeshëm, LSI është tërhequr nga propozimi fillestar për pranimet me tre raunde, duke qenë se ministria ka gjetur një zgjidhje të ngjashme, me një post raund, ndonëse deri më tani nuk është futur në udhë- zimin e pranimeve. Kështu, sipas Mehmetajt, raundi i dytë do të jetë sërish me 10 preferenca, jo 5 siç ata propozuan në krye të herës, i cili do të ndiqet nga një fazë që do të plotësojë kuotat e mbetura bosh me kandidatët poshtë vijës së kuqe.

“Në raundin e dytë maturantët aplikojnë sërish me dhjetë preferenca në varësi të dëshirës që kanë. Pasi mbyllet kjo fazë, lirohen vendet dhe zhvendoset vija e kuqe në bazë të vullnetit që kanë shprehur ata. Pra, nuk bën një kërkesë tjetër me një listë të re, por vazhdon me të njëjtën derisa të fitojë një prej shkollave që ka listuar”, sqaron deputetja e LSI. Pasi MAS dhe universitetet kanë rënë dakord në parim, pritet që bisedimet mes palëve brenda koalicionit të jenë pjesë e udhëzimit nr.13 për aplikimet në universitete.

Next Post
Zgjedhjet në Dibër, reagon Basha: Rama mbron drejtorin që kërcënon me heqje nga puna mësuesit

Basha: Avioni i rrëzuar, provë e funksionimit të Kartelit të Drogës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Nuk duan as Ramën e as Berishën, por kush do t’i eklipsojë ata?

November 8, 2026
Jonida Maliqi flet për të birin me autizëm: Psikologia na tha se nuk jemi prindër të denjë, sot kam një mesazh për të

Jonida Maliqi flet për të birin me autizëm: Psikologia na tha se nuk jemi prindër të denjë, sot kam një mesazh për të

November 8, 2026
Ndryshimi i akuzës në seancën paraprake: një përmirësim i rëndësishëm i Kodit të Procedurës Penale, por ende i paplotë

Ndryshimi i akuzës në seancën paraprake: një përmirësim i rëndësishëm i Kodit të Procedurës Penale, por ende i paplotë

November 8, 2026
Dhuna në protestë, katër në pranga dhe shtatë të proceduar. Njëri gjobitet 500 mijë lekë!

Dhuna në protestë, katër në pranga dhe shtatë të proceduar. Njëri gjobitet 500 mijë lekë!

November 8, 2026
Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

November 8, 2026
VIDEO| Momenti dramatik në Krakov, 25-vjeçari ndalon makinën dhe hap zjarr ndaj qytetarëve

VIDEO| Momenti dramatik në Krakov, 25-vjeçari ndalon makinën dhe hap zjarr ndaj qytetarëve

November 8, 2026
SKANDALI / Imami shqiptar mori pjesë në një konferencë me shefin e Hamasit! Detyrohet të japë dorëheqje

SKANDALI / Imami shqiptar mori pjesë në një konferencë me shefin e Hamasit! Detyrohet të japë dorëheqje

November 8, 2026
Evazion fiskal mbi 1 milion euro, kompania dhe administratori përfundojnë në gjykatë

Evazion fiskal mbi 1 milion euro, kompania dhe administratori përfundojnë në gjykatë

November 8, 2026
Terror në bazën ushtarake në Kolumbi, shpërthime dhe 3 viktima nga një sulm me dron

Terror në bazën ushtarake në Kolumbi, shpërthime dhe 3 viktima nga një sulm me dron

November 8, 2026
‘Vdekja është afër’, hakerët pro-rusë kërcënojnë zyrtarët dhe hetuesit europianë

‘Vdekja është afër’, hakerët pro-rusë kërcënojnë zyrtarët dhe hetuesit europianë

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In