• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Maturantët duan të studiojnë jashtë

by A R
29/06/2018 18:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një kohë që numri total i atyre që përfundojnë arsimin e mesëm ka ardhur në ulje nga viti në vit, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për maturantët që zgjedhin universitetet e huaja.

Sipas Qendrës së Shërbimeve Arsimore, këtë vit, që në krye të herës, rreth nëntë mijë maturantë kanë zgjedhur opsionin pozitiv në Formularin A1/A1Z nëse do të aplikojnë për studime jashtë vendit. Referuar numrit të përgjithshëm të maturantëve, diçka më shumë se 36 mijë, kjo shifër është e konsiderueshme, pasi bëhet fjalë për ¼ e tyre. Një krahasim me vitet e shkuara tregon dëshirën e madhe të të rinjve, shumë prej tyre me rezultate të shkëlqyera, për të “braktisur” universitetet shqiptare. Sipas tabelës me shifrat e publikuara në katër vitet e fundit (tabela përbri shkrimit), vihet re një dyfishim i aplikimeve. Shkak për këtë janë bërë edhe pakënaqësitë e shprehura vazhdimisht ndaj vlerësimeve të provimeve të Maturës Shtetërore si dhe skemës së pranimeve pas ndryshimeve me ligjin e ri.APLIKIMET

Qendra e shërbimeve arsimore ka gjetur mënyrën se si të shmangë vonesat në prodhimin e diplomave, që penalizojnë maturantët në plotësimin e dokumentacionit për studimet jashtë Shqipërisë. Që në formularin A1/A1Z kandidatët që i kanë sytë nga vendet e BEsë apo më gjerë, i përgjigjen një opsioni, nëse kanë ndër mend të aplikojnë jashtë vendit, me qëllim që diplomat e tyre të prodhohen në kohë.

“Kur kanë plotësuar formularin A1, maturantët kanë shënuar një opsion në këtë formular që na lejon ne të identifikojmë ata që duan të kenë diplomë kohë më parë sesa maturantët e tjerë. Janë rreth 8800 të tillë”, thotë në një intervistë për mediat, Rezana Vrapi, drejtore e Qendrës së Shërbimeve Arsimore, duke nënvizuar faktin se jo të gjithë ata që aplikojnë pranohen. Sakaq, drejtoresha garanton se nuk do të ketë vonesa, pasi specialistët e QSHA-së do të jenë në punë edhe gjatë fundjavave. “Nuk do të mbetet asnjë maturant që dëshiron të studiojë jashtë pa marrë diplomën në kohën e duhur. Pra, për ne, nuk ka rëndësi nëse është e shtunë ose e diel, ne do të bëjmë të pamundur që në ditën e caktuar të kenë diplomën në dorë”.

Ambicia e të rinjve shqiptarë për studimet jashtë vendit është e madhe, ndërsa destinacioni ka ndryshuar shpesh ndër vite. Shteti fqinj Italia vijon të kryesojë listën, krahasuar shifrave të bëra publike nga ambasada italiane vitin e shkuar, ndërsa trendi i viteve të fundit mbetet Gjermania. Në listën e vendeve të preferuara nuk mungojnë edhe universitetet në Britaninë e Madhe dhe Holandë. Pjesa më e madhe e të rinjve që do të preferonin një nga universitetet europiane, janë nga kryeqyteti dhe qytete të mëdha si Durrësi, Korça dhe Elbasani./Panorama/a.m.

Next Post
102 vjedhje në Spanjë, shkatërrohet banda e shqiptarëve

102 vjedhje në Spanjë, shkatërrohet banda e shqiptarëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

As Mbappe dhe as Yamal, Topin e Artë e fiton Harry Kane

As Mbappe dhe as Yamal, Topin e Artë e fiton Harry Kane

October 27, 2026
“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

October 26, 2026
“Përgjegjësia është individuale”! Kryeministria distancohet nga ndërhyrjet policore gjatë protestave

“Përgjegjësia është individuale”! Kryeministria distancohet nga ndërhyrjet policore gjatë protestave

October 26, 2026
Gruaja që donte trenin në Sazan

Rënia e Vuçiç, Baton Haxhiu jep arsyet: Krijoi një model autokracie dhe një qeveri jofunksionale

October 26, 2026
Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

October 26, 2026
Ndoshta së shpejti inteligjenca artificiale do ta zgjedhë presidentin e Kosovës

Robelli: Opozita, peng i një njeriu. Nga sjelljet e kryeministrit, situata duket sikur…

October 26, 2026
Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

October 26, 2026
Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

“Nga protesta për t’u dëgjuar, te shkatërrimi”/ Lami: PD kërkon bashkimin përmes luftës, jo qetësisë

October 26, 2026
Vuçiç në Francë: Serbia s’është në linjë me politikën botërore për shkak të Kosovës, duhen vendime të guximshme

Vuçiç humb zgjedhjet, ish-ministri i Jashtëm: Qeveria e re serbe mund të mos ndryshojë kursin ndaj Prishtinës, dialogu jo prioritet

October 26, 2026
USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In