• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Matura shtetërore/ Shpallen datat e provimeve, publikohet Formulari A1

by Java News
10/03/2017 14:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rreth 40 mijë maturantët e këtij viti do të përmbyllin provimet e maturës shtetërore në një hark kohor prej 20 ditësh. Ende pa u publikuar udhëzimi zyrtar, numri dy i ministrisë, Nora Malaj, në një njoftim për mediat ka bërë publike datat e provimeve me detyrim e ato me zgjedhje.

Ato nisin në datën 5 qershor me Gjuhën e huaj, pesë ditë më vonë do të jepet provimi i Gjuhës shqipe e letërsisë, më datën 15 Matematika, ndërsa më 25 qershor do të zhvillohen dy provimet me zgjedhje.
FORMULARI A1
Sipas rregullores së maturës shtetërore, nesër maturantët duhet të kenë në dorë Formularin A1, ku pasqyrohet gama e lëndëve me zgjedhje. Sakaq, plotësimi i tij është parashikuar të bëhet në gjysmën e dytë të marsit, fillimisht në portalin qeveritar e-albania e më pas në atë të maturës shtetërore (plotësimi nga 25 mars-10 prill).Maturantë nga qytete të ndryshme do të mund të aplikojnë sipas një kalendari datash të caktuara më herët nga Agjencia Kombëtare e Provimeve. Plotësimi i formularit A1, ashtu si vjet, këshillohet të kryhet në shkolla, ndonëse mund të bëhet në çdo mjedis ku ka internet.
Në rast të gabimeve gjatë aplikimit, që e penalizon një maturant në vijimin e garës, atij i jepet një shans i dytë për korrigjim deri në datën 30 prill 2017, pasi të dhënat të jenë afishuar në shkolla. Nga lista me 21 lëndë në dispozicion për maturantët e gjimnazeve të përgjithshme dhe 26 për ata të shkollave profesionale, maturantët duhet të zgjedhin dy prej tyre.Kushti primar është që shuma e krediteve të jetë tetë, ndërsa me rëndësi është zgjedhja e lëndëve, që i çojnë ata në degën që dëshirojnë të studiojnë. Aktualisht, të gjitha universitetet kanë shpallur kriteret e pranimeve në universitete, disa prej të cilave kanë specifikuar edhe rolin që do të kenë lëndët me zgjedhje. Kështu, përpara plotësimit të formularit sugjerohet konsultimi me kushtet e fakulteteve. /ma.me
Next Post
Politikat e aleancave dhe aleancat e politikës ne Shqipëri, duhen dy për tango!

“L’Etat, c’est moi”, “Unë jam shteti” dhe politika e stërkëmbëshave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

March 26, 2026
“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

March 26, 2026
Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

March 26, 2026
Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

March 26, 2026
Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

March 26, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Pasojat ekonomike të luftës- Vendet marrin masa për të ulur ndikimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

March 26, 2026
Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

March 26, 2026
Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

March 26, 2026
Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

March 26, 2026
“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In