• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Matura shtetërore/ Nis aplikimi online i formularit A1Z

by Java News
03/05/2016 18:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të gjithë ata kandidatë që kanë mbaruar Maturën Shtetërore përpara vitit 2016 dhe nuk kanë asnjë detyrim për të dhënë provimet e Maturës Shtetërore dhe që dëshirojnë të aplikojnë më pas në programet e studimit në IAL-të publike apo private, duhet të plotësojnë Formularin A1Z online.

Përmes njoftimit zyrtar për median, nënvizohet se regjistrimet nisin sot e përfundojnë në datën 6 maj.

Për këta kandidatë, ministria e Arsimit ka vënë në dispozicion katër ditë për të plotësuar formularin, në të cilin përzgjedhin lëndët me zgjedhje, duke i bërë pjesë e garës. Kështu, plotësimi nis me ish-maturantët kryeqytetas, Durrësin, Kavajën, Krujën, Mirditën e Kamzën për të përfunduar me ata në rrethe, sipas kalendarit të poshtëshënuar.

Ndryshe nga maturantët e sivjetëm apo të viteve të kaluara, që janë mbetës në një prej lëndëve me detyrim, maturantët që aplikojnë në këtë sezon kanë shlyer detyrimet e Maturës Shtetërore dhe kanë marrë tashmë diplomën. Kështu, në Formularin A1Z ata duhet të zgjedhin dy nga lista me 27 lëndë me zgjedhje ku ata mendojnë se mund të marrin rezultatin maksimal, çka i çon drejt universitetit që dëshirojnë të ndjekin.

Njësoj si maturantët që plotësuan A1Z në fillim të muajit prill, edhe këta aplikantë duhet të drejtohen në shkollat ku kanë përfunduar arsimin e mesëm për të plotësuar dokumentin. Kushti i vetëm që ky hap t’u quhet është që ata të mos figurojnë të regjistruar në asnjë program studimi.

Formulari, i cili mund të gjendet edhe në faqen zyrtare të MAS apo AKP, përmban tre sesione: të dhënat personale me gjeneralitetet e aplikantit, të dhënat shkollore, si dhe të dhënat lëndore ku shënohen në dy kuti lëndët e përzgjedhura nga maturanti për t’u testuar. Gjithsesi, gjatë këtij procesi në ndihmë të tyre do të asistojë një person i ngarkuar nga drejtoria e shkollës, që quhet ‘mbikëqyrës’.

Ndërsa kandidati duhet të ketë parasysh mbajtjen e kontakteve me përfaqësuesit e shkollës për t’u njoftuar më vonë për pasqyrimin e të dhënave shkollore të gjimnazit në formularin e aplikimit. Qëllimi i Formularit A1Z është hedhja e të dhënave të aplikantëve në një databazë për t’ua ofruar më pas universiteteve ku ata dëshirojnë të ndjekin studimet e larta. Mbi bazën e treguesve të kandidatëve, si dhe kritereve që ka përcaktuar secili institucion i arsimit të lartë, do të kryhet përzgjedhja e fituesve në fund të muajit gusht. Javanews/ a.k

Next Post

Tifo-grupi prishtinas "Plisat": Kombëtarja jonë Shqipëria

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lufta në Lindjen e Mesme / Abu Dhabi arreston 109 persona për përhapje paniku në rrjetet sociale

Lufta në Lindjen e Mesme / Abu Dhabi arreston 109 persona për përhapje paniku në rrjetet sociale

March 20, 2026
“Lejoji priftërinjtë të martohen”, kërkesa e peshkopit trondit Papa Leon dhe Vatikanin

“Lejoji priftërinjtë të martohen”, kërkesa e peshkopit trondit Papa Leon dhe Vatikanin

March 20, 2026
Izraeli ndërpret faljen e Fiter Bajramit në Al-Aksa, shpërndan besimtarët me gaz lotsjellës

Izraeli ndërpret faljen e Fiter Bajramit në Al-Aksa, shpërndan besimtarët me gaz lotsjellës

March 20, 2026
Rritja e kapaciteteve për arsimin profesional, Rama: Të krijojmë kushte të shkëlqyera për studentët

Çfarë do të ndodhë të shtunën në Lalëz? Rama thërret Asamblenë! Detaje nga takimi i socialistëve

March 20, 2026
Begaj uron Fitër Bajramin nga xhamia e Golemit, mesazh për besimtarët myslimanë

Begaj uron Fitër Bajramin nga xhamia e Golemit, mesazh për besimtarët myslimanë

March 20, 2026

120 mijë për Bajramin. Sa për Berishën?

March 20, 2026
“U luftua korrupsioni!”/ Shqipëria përzgjidhet për partneritet me Korporatën Sfida e Mijëvjeçarit, marrëveshja synon rritjen ekonomike

“Fitër Bajrami”, Ambasada Amerikane: Festë të bekuar të gjithë besimtarëve shqiptarë

March 20, 2026
“Ke intelektin e një gjinkalle”, Kokalari sulmon Nokën: Ikja jote dhe e Berishës është pa kthim!

“Ke intelektin e një gjinkalle”, Kokalari sulmon Nokën: Ikja jote dhe e Berishës është pa kthim!

March 20, 2026
Revolucion në mjekësi: Biznesmeni shpëton qenin e tij nga kanceri me ndihmën e ChatGPT

Revolucion në mjekësi: Biznesmeni shpëton qenin e tij nga kanceri me ndihmën e ChatGPT

March 20, 2026
Nga energjia te mbrojtja, çfarë diskutoi Hoxha me homologun kroat

Nga energjia te mbrojtja, çfarë diskutoi Hoxha me homologun kroat

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In