• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Matura shtetërore, bllokohen aplikimet për provimet

by A R
19/03/2018 08:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mospublikimi i Formularëve A1/A1Z nga Qendra e Shërbimeve Arsimore ka lënë peng nisjen e procesit të maturës shtetërore.

Rregullorja e miratuar nga ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, presupozonte që prej dy ditësh, maturantët duhet të nisnin aplikimet online në portalin qeveritar e-albania, për ta vulosur më pas në portalin e maturës nga data 26 mars deri më 10 prill.

Asgjë e tillë nuk ka ndodhur. Ndërkohë që maturantët presin nisjen e plotësimit të formularëve A1/A1Z për të caktuar lëndët me zgjedhje, QSHA nuk ka publikuar ende as formularin dhe as udhëzimin për plotësimin e tij.

Në mungesë, as edhe një njoftim për shtyrje datash. Nga ana tjetër, drejtoritë arsimore në rrethe duket se janë treguar më korrekte, duke njoftuar maturantët për nisjen e këtij procesi të hënën, më datë 19 mars, shkruan Panorama.

RREGULLORJA PËR MATURËS

Rregullorja për zhvillimin e maturës shtetërore, e miratuar që në dhjetorin e 2017-ës në nenin 13 të tij, ka përcaktuar datën 9 mars për miratimin e formularëve A1/A1Z dhe deri në 12 publikimin e tyre bashkë me udhëzueset për plotësim në e-albania, në portalin “matura shtetërore” dhe atë për plotësimin e bazës së të dhënave nga Komisioni Shtetëror i Maturës Shtetërore në portalin “maturanti”.

Nëse çdo gjë do të kishte shkuar sipas parashikimeve, procesi do të kishte këtë rrjedhë. “Maturanti/kandidati bën aplikimin online, fillimisht në portalin qeveritar ealbania në periudhën 15-30 mars, dhe, më pas, në portalin “matura shtetërore 2018” në periudhën 26 mars-10 prill 2018, sipas një plani kalendar të publikuar nga QSHA. Në periudhën 11-20 prill 2018, KShMSh-të të plotësojnë online bazën e të dhënave me fushat përkatëse, sipas udhë- zuesit të dërguar nga QSHAja”.

Ashtu si vitet e tjera, plotë- simi i formularëve A1/A1Z ku maturantët e rinj e të vjetër përcaktojnë lëndët ku do të testohen, bazuar mbi profilin e degëve për të cilat do të aplikojnë me A2, bëhet në shkollën ku kanë kryer arsimin e mesëm të lartë. Këshillohet që ky proces të bëhet përpara se ata të konsultohen gjerë- sisht me kriteret që kanë vendosur universitetet për pranimet në vitin e ri akademik 2018-2019.

Shumica prej tyre tashmë kanë të publikuara në faqet zyrtare kushtet dhe mënyrën e përlloga1ritjes së pikëve për studentët e rinj, ndërsa kanë zhvilluar edhe dy panaire për prezantimin e ofertës së tyre akademike. Edhe këtë vit, në formularin A1/A1Z do të pasqyrohen degët e profilet që ofrojnë të gjitha universitetet publike e private në vend./a.m.

Next Post
Qeveria e Kosovës në mëdyshje për Zyrën doganore në Portin e Durrësit

Qeveria e Kosovës në mëdyshje për Zyrën doganore në Portin e Durrësit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Jemi mirë, të palëkundur dhe të qetë”, Nikolas Maduro reagon për herë të parë pas arrestimit nga SHBA

“Jemi mirë, të palëkundur dhe të qetë”, Nikolas Maduro reagon për herë të parë pas arrestimit nga SHBA

March 29, 2026
Kur gjithçka po shkonte mrekullisht, vjen furtuna… Shpresa rrëfen betejën e vajzës me kancerin

Kur gjithçka po shkonte mrekullisht, vjen furtuna… Shpresa rrëfen betejën e vajzës me kancerin

March 29, 2026
Playoff-i i Botërorit, e marta, dita e verdiktit final, sytë e shqiptarëve nga Kosova

Playoff-i i Botërorit, e marta, dita e verdiktit final, sytë e shqiptarëve nga Kosova

March 29, 2026
Pas Durrësit, valë përjashtimesh në PD e Elbasanit/ Pas Doris Madhit hiqen edhe 3 emra të tjerë

Pas Durrësit, valë përjashtimesh në PD e Elbasanit/ Pas Doris Madhit hiqen edhe 3 emra të tjerë

March 29, 2026
ANALIZA E REL/ Siguria e Kosovës nën kërcënimin e raketave me rreze të gjatë

ANALIZA E REL/ Siguria e Kosovës nën kërcënimin e raketave me rreze të gjatë

March 29, 2026
Pas tre vajzave Shpresës i “qesh buza”: Burri nuk më erdhi tek materniteti, sepse…

Pas tre vajzave Shpresës i “qesh buza”: Burri nuk më erdhi tek materniteti, sepse…

March 29, 2026
80% e subjekteve me shkelje të legjislacionit të punës, kreu i ISHP: Rriten me 25% ankesat për pagat dhe sigurimet

80% e subjekteve me shkelje të legjislacionit të punës, kreu i ISHP: Rriten me 25% ankesat për pagat dhe sigurimet

March 29, 2026
“Kombëtarja duhet të shohë përpara”, Rraklli: Nëse do të isha Sylvinho, do ta mbyllja me Shqipërinë

“Kombëtarja duhet të shohë përpara”, Rraklli: Nëse do të isha Sylvinho, do ta mbyllja me Shqipërinë

March 29, 2026
Reagime kundër rritjes së çmimit të energjisë në Kosovë: Goditje e madhe për familjet dhe fundosje e ekonomisë

Reagime kundër rritjes së çmimit të energjisë në Kosovë: Goditje e madhe për familjet dhe fundosje e ekonomisë

March 29, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 30 mars 2026

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In