• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Matura/ Sesionin e dytë, datat e testimit dhe numri i pyetjeve për çdo lëndë

by Java News
31/03/2017 12:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të gjithë maturantët që kanë rezultuar mbetës, apo që për ndonjë arsye nuk mund të jenë pjesëmarrës në provimet e Maturës Shtetërore, mund t’i japin ato në një sesion të dytë. Është publikuar në “Fletoren Zyrtare” udhëzimi i MAS për organizimin e provimeve të Maturës Shtetërore 2017 për sesionin e dytë.

Kështu, Ministria e Arsimit dhe Sportit ka specifikuar në këtë udhëzim datat, kohëzgjatjen e provimeve të lëndëve bazë dhe lëndëve me zgjedhje, si dhe numrin e pyetjeve që do të ketë secila lëndë gjatë testimit, raporton “Scan”.

“Lëndët dhe datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2017, sesioni i dytë, të jenë:

a) Gjuhë shqipe dhe letërsi (D1): 26 gusht 2017;

b) Matematikë (D2): 29 gusht 2017;

c) Gjuhë e huaj (D3): 1 shtator 2017;

d) Provime me zgjedhje (Z1/Z2): 6 shtator 2017.

Provimet e Maturës Shtetërore 2017, sesioni i dytë, të fillojnë në orën 10:00.

a) Provimet e lëndëve me detyrim të zgjasin 2 orë e 30 minuta.

b) Provimet e lëndëve me zgjedhje të zgjasin 3 orë. 3.

Testi për secilin nga provimet e detyruara të përmbajë 25 pyetje, nga të cilat 13 pyetje të jenë me përgjigje alternative dhe të vlerësohen me 13 pikë, ndërsa 12 pyetje të jenë me zgjidhje dhe të vlerësohen me 37 pikë. Testi për secilin nga provimet me zgjedhje të përmbajë 20 pyetje, nga të cilat 10 pyetje të jenë me përgjigje alternative dhe të vlerësohen me 10 pikë, ndërsa 10 pyetje të jenë me zgjidhje dhe të vlerësohen me 30 pikë. Maturantët që kanë vetëm një provim me zgjedhje, të hyjnë në provim në orën 11:00 dhe ta përfundojnë atë në orën 13:00”, thuhet në udhëzim.

Kandidatët që marrin pjesë në provim

Në provimet e Maturës Shtetërore 2017, sesioni i dytë, do të marrin pjesë:

a) Maturantët/kandidatët që rezultuan mbetës në një ose më shumë provime të Maturës Shtetërore 2017, sesioni i parë.

b) Maturantët që rezultuan mbetës në një ose dy lëndë në vitin shkollor 2016–2017 dhe i shlyejnë provimet shkollore brenda datës 22 gusht 2017.

c) Kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme para vitit 2017, por që nuk kanë shlyer detyrimet e Maturës Shtetërore.

d) Kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme jashtë vendit dhe kanë njësuar dokumentet shkollore nga MAS-i.

Drejtori i shkollës të dërgojë zyrtarisht në DAR/ZA listën e kandidatëve që do të marrin pjesë në provimet e Maturës Shtetërore 2017, sesioni i dytë, në datën 23 gusht 2017. Drejtori i DAR/ZA-së ta dërgojë këtë listë në AKP në datën 24 gusht 2017.

“Provimet të zhvillohen të përqendruara në drejtoritë arsimore rajonale. ZA Tropojë, ZA Lushnjë dhe ZA Sarandë t’i zhvillojnë provimet në qytetet e tyre. ZA Delvinë t’i zhvillojë provimet në qytetin e Sarandës. Drejtoritë arsimore rajonale dhe drejtoritë e shkollave të marrin masa për njoftimin e maturantëve/kandidatëve për datat, mjedisin dhe orën kur do të zhvillohet secili nga provimet e Maturës Shtetërore 2017, sesioni i dytë. Monitorimi dhe administrimi i procesit të Maturës Shtetërore 2017, sesioni i dytë, të kryhet nga përfaqësuesit e MAS-it dhe të institucioneve të vartësisë”, thuhet në udhëzimin e MAS.

ma.me

Next Post
Presidenca retushon fotot e Nishanit me kryebashkiakun socialist të Mirditës

Presidenca retushon fotot e Nishanit me kryebashkiakun socialist të Mirditës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In