• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Matura, Malaj: Me 10 shtator shpallen emrat që fitojnë të drejtën e studimit në Universitete

by Java News
11/08/2016 12:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

E ftuar në emisionin “Rreze dielli” në Report Tv zëvendës ministrja e arsimit Nora Malaj është shprehur se me datë 10 shtator do të shpallen emrat që kanë të drejtë të studiojnë në universitetet shqiptare. Malaj është shprehur se janë universitetet ato që do të shqyrtojnë dosjet e aplikantëve për të shpallur fituesit. “Në këtë proces Ministria e Arsimit ka vetëm rol vëzhgues”, ka thënë Nora Malaj. Në lidhje me mundësinë e dytë që u është dhënë maturantëve ngelës Malaj është shprehur se ata do të mund të shfrytëzojnë mundësinë pas datës 30 shtator.

“Jemi në momentin kur ka përfunduar i gjithë procesi i aplikimit për në universitete. Fluksi i ditëve të fundit ishte shumë i madh ndaj dhe u krijua një situatë problematike, por mundësitë për aplikimi ishin në çdo vend të botës.

Këtë vit kemi bërë disa hapje të rrjetit të masës për të bërë prurjet e kërkesave pasi mund të ketë pasur mungesa të ndryshme të informacioneve, por nuk mund të hapet pafundësisht.

Që nga ky moment maturantët nuk kanë pse vijnë më tëk AKP dhe Ministria e Arsimit, ata do të marrin çdo informacion  në universitete. Mirëkuptoj edhe revoltën por duhet kuptuar që kjo është maturë dalëse, pra nuk do të ketë formulën e mëparshme.

Vlerësimi i maturantëve do të bëhet në bazë të pikaverazhit, nota mesatare, notat e provimeve dhe notat e lëndëve pranuese në universitet. Universiteti shpall listat e fituesve pas datës 10 shtator. Nga data 10 deri me 20 shtator bëhen regjistrimet duke u hapur më tej aplikimet e reja.

Universitetet publike dhe jo publike kanë përcaktuar kuotat dhe mbi bazën e vlerave të secilit student do të bëjnë përzgjedhjet. Të gjitha palët duhet të shterojnë kuotat. Tashmë të gjitha kompetencat i ka universiteti, ministria ka vetëm rol vëzhgues.

Deri tani numri më i madh i studentëve është në universitetet publike, por nëse zbatohen rregullat e lojës siç janë vendosur deri tani duhen falenderuar edhe privatët edhe publiket pasi të gjitha janë të kredituara.

Maturantët ngelës pasi të mbarojnë provimet në të cilat kanë ngelur dhe tyë pajisen me diplomën do të futen në fazën e dytë dhe do të konkurrojnë për kuotat të cilat nuk janë shteruar. Provimet do të zhvillohen: me 30 gusht gjuha e huaj me 2 gusht  gjuha shqipe, 6 matematika, 10 shtator lëndët me zgjedhje. Rankimi për ta do të fillojë pas 30 shtatorit për kuotat e mbetura”, është shprehur Malaj.

Next Post

Rreth 45 mijë luftëtarë të ISIS janë vrarë gjatë dy viteve të fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In