• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

MATURA/ Ja përgjigjet për matematikën

by A R
18/06/2016 09:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Agjencia Kombëtare e Provimeve ka bërë publike përgjigjet e sakta të provimit të Matematikës,që u zhvillua dje. “Shekulli”, për të ndihmuar të rinjtë që i janë nënshtruar këtij provimi, publikon variantin e saktë të përgjigjeve për Gjimnazin e Përgjithshëm, Gjimnazin Profesional dhe Gjimnazin Artistik. Testi që u zhvillua dje, në total kishte 25 pyetje, 13 pyetje me zgjedhje (alternativa) dhe 12 pyetje me zhvillim. Teza ishte e ndërtuar me dy variante A dhe B. Pyetjet kanë qenë të njëjta për të dy variantet, por mënyra e vendosjes ishte e ndryshme. Testi, i cili ishte i ndarë në dy pjesë u hartua sipas programit të lëndës së Matematikës Bërthamë, udhëzuesin për zhvillimin e kurrikulës së gjimnazit, standardet e fushës së Matematikës, udhëzuesin kurrikular të lëndës për klasat 10-12, si dhe në udhëzimin e Maturës 2016. Në të dy pjesët ka pasur pyetje me zgjedhje dhe me zhvillim. Për pyetjet me zgjedhje përgjigja e saktë vlerësohet me 1 pikë. Për pyetjet me zhvillim, përgjigjet konsiderohen orientuese dhe në skemë parashikohen variantet e mundësive të përgjigjeve të nxënësve. Ky ishte provimi i tretë për maturantët, pas atij të gjuhës së huaj, të cilin e dhanë në datën 4 qershor dhe provimit të Gjuhë-Letërsinë, të dhënë në datën 11 qershor.

Ndërkohë që vlerësimet për nxënësit në lëndën e Gjuhës së Huaj dhe Gjuhë-Letërsisë, tashmë janë kryer, e ata do të njihen edhe me notat e tyre në ditët në vijim. Tashmë, 42 mijë maturantët duhet të përgatiten për provimet e lëndëve me zgjedhje, të cilat do të zhvillohen në datën 24 qershor, çka do të përmbyllin edhe fazën e provimeve për maturantët e këtij viti. Edhe për provimin e radhës vlejnë të njëjtat rregulla, ku maturantët duhet të paraqiten në qendrën e provimit, 90 minuta para fillimit të provimit. Ata duhet të marrin me vete, për të plotësuar testin, stilolaps me ngjyrë të zezë ose blu. Në pyetjet me alternativa, rrethohet shkronja përbri përgjigjes së saktë dhe nëse nxënësi nuk rrethon asnjë ose rrethon më tepër se një alternativë, vlerësohet me 0 pikë. Ndërkohë, po dje para se të mbyllej provimi, në rrjetet sociale ka qarkullluar një test, për të cilën u përfol se teza është shitur. Lidhur me këto informata, Ministria e Arsimit doli me sqarim, se testin nuk e ka parë asnjë nxënës deri në momentin që ai është ndarë për ta nga administratorët përkatës. Ndërkohë, MAS thekson se do të merren masat për ata që janë gjetur në shkelje.

“Ministria e Arsimit dhe Sportit, ka hartuar një proces të tillë administrimi të tezës i cili siguron pamundësinë e daljes së çfarë do informacioni deri përpara hapjes së tezës përcaktuar të dorëzohet për të gjithë maturantët ditën e premte datë 17 qershor 2016, ora 10:00, në të gjitha qendrat e provimit në vend. Kjo, pasi procesi i hartimit të tezës zhvillohet në masa të rrepta sigurie në ambiente ku hartuesit e saj janë të izoluar dhe nuk kanë mundësi komunikimi me ambientet e jashtme të godinës ku ata janë ngujuar.Nga ana tjetër, sqarojmë publikun se tezat janë shoqëruar dhe ruhen në të gjithë vendin nga forcat e rendit dhe punonjës të përzgjedhur të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. Ndaj, çfarë do informacion që pretendon se teza e matematikës është publikuar përpara provimit është i pavërtetë dhe një sajesë dashakeqëse nga të gjithë ata që kërkojnë të baltosin këtë proces model administrimi të nisur prej MAS nga viti 2014”, sqaron Ministria./a.m.

Next Post

FOTOLAJM/ Çfarë shikon Berisha nga vila e Metës në Lalz?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

April 9, 2026
E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

April 9, 2026
Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

April 9, 2026
Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

April 9, 2026
Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

April 9, 2026
“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

April 9, 2026
Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

April 9, 2026
Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

April 9, 2026
“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

April 9, 2026
Miratohet pr.ligji për parandalimin e pastrimit të parave dhe portet turistike, rrëzohet ngritja e komisionit hetimor ndaj AKSHI-t

Miratohet pr.ligji për parandalimin e pastrimit të parave dhe portet turistike, rrëzohet ngritja e komisionit hetimor ndaj AKSHI-t

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In