• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Renzi: Shqipëria e Serbia, sa më shpejt në familjen europiane

by A R
10/12/2015 19:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Italia njihet prej kohësh si një “sponsorizuese” e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimit Europian, por këtë gjë e ka treguar së fundi edhe kryeministri italian, Matteo Renzi, gjatë një forumi për dialogun mesdhetar të mbajtur në Romë, në hotelin “Parco dei Principi”.

‘Top Channel’ shkruan se Italia ka rikonfirmuar edhe njëherë me zë të fortë dhe të qartë se, Shqipëria dhe Serbia duhet të jenë “sa më shpejt pjesë e familjes së madhe europiane”.

“Ekziston një çështje e madhe që nuk prek vetëm Shqipërinë, por që kalon përtej edhe në Kosovë e Bosnjë Hercegovinë, e që shpesh herë nënvlerësohet në debatet e politikës europiane. Dua ta ngre qartësisht dhe fuqimisht zërin e Italisë, në favor të anëtarësimit sa më të shpejtë të Shqipërisë e Serbisë në familjen e madhe europiane. Të gjithë së bashku duhet ta konsiderojmë si një prioritet, sforcon që duhet të bëjmë me këtë pjesë të globit. Historia e shekullit të XX na mëson se, edhe prej andej kanë lindur konflikte, të cilat kanë qenë shumë të vështira për t’u sheshuar”, ka deklaruar ndër të tjera Renzi.

Gjatë ndërhyrjes së kryeministrit italian në Forumin Mesdhetar për Dialog, është folur edhe mbi misionin e mundshëm të trajnimit në Libi dhe për prioritetin kyç të ditëve të sotme, shkatërrimin e ISIS – raporton Top Channel.

“I kam konfirmuar Sekretarit amerikan Kerry disponueshmërinë tonë për një mision asistence, trajnimi dhe mbështetjeje për qeverinë e ardhshme libiane, sapo kjo e fundit të konstituohet”, ka thënë më tej Renzi.

Sa i përket çështjes së Sirisë, “ndryshimi i klasës politike siriane duhet të realizohet në thellësitë e një procesi tranzicioni të rregullt, që nuk duhet të lërë hapësira për t’u shfrytëzuar më pas nga terrorizmi. Në këtë aspekt, mund të kontribuojë edhe Italia. Shkatërrimi i ISIS-it është prioriteti absolut i yni”.

Next Post

Mbi 10 Bashki të majta drejt falimentit, do mbledhin borxhet me forcë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rusia në alarm, Ukraina sulmon Shën Petersburgun me qindra dronë

Rusia në alarm, Ukraina sulmon Shën Petersburgun me qindra dronë

June 6, 2026
Balla publikon foton nga protesta në Zvërnec: Pse janë aty makina me targa serbe?  

Balla publikon foton nga protesta në Zvërnec: Pse janë aty makina me targa serbe?  

June 6, 2026
Salianji si kryetari de facto i PD-së, Berisha si kryetari i vulës

Salianji kritikon projektin në zemër të Tiranës: Kush përfiton dhe pse hesht Berisha?

June 6, 2026
Gonxhja: Po e ndjekim me vëmendje protestën për Zvërnecin!

Gonxhja: Po e ndjekim me vëmendje protestën për Zvërnecin!

June 6, 2026
Meta sfidon GJKKO: Komiteti i Helsinkit konfirmoi se kafazi i xhamit bie ndesh me procesin e rregullt ligjor!

Meta sfidon GJKKO: Komiteti i Helsinkit konfirmoi se kafazi i xhamit bie ndesh me procesin e rregullt ligjor!

June 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Gen. Z\ “Suksesi” i protestës vret ndryshimin

June 6, 2026
Sot ndeshja Shqipëri-Luksemburg/ Policia tregon rrugët që do të bllokohen

Sot ndeshja Shqipëri-Luksemburg/ Policia tregon rrugët që do të bllokohen

June 6, 2026
Skema Kombëtare 2026 sjell ndryshime në masën 8 për mbështetjen e fermerëve, ja kriteret që duhet të plotësoni për të përfituar

Skema Kombëtare 2026 sjell ndryshime në masën 8 për mbështetjen e fermerëve, ja kriteret që duhet të plotësoni për të përfituar

June 6, 2026
Opozita tërhiqet nga protesta kombëtare! Berisha: Nuk rivalizojmë tubimin në Bulevard…

Opozita tërhiqet nga protesta kombëtare! Berisha: Nuk rivalizojmë tubimin në Bulevard…

June 6, 2026
Sot Shqipëria pret Luksemburgun në “Air Albania”, Maran gati për ndryshime në formacion

Sot Shqipëria pret Luksemburgun në “Air Albania”, Maran gati për ndryshime në formacion

June 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In