• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Matja më e saktë e përqindjeve të përkatësisë fetare qysh nga 1938-ta

by Eduard Zaloshnja
19/03/2021 13:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eduard Zaloshnja

Në vitin 1938, u bë regjistrimi i popullsisë në Shqipëri, ku ndër të tjera u pyet edhe për përkatësinë fetare të secilit (rezultuan 70% muslimanë – sunite dhe bektashinj – 20% ortodoksë dhe 10% katolikë).  Për shumë dekada, census i 1938-ës shërbente si pikë referimi për përkatësinë fetare të popullsisë shqiptare, ngaqë ajo nuk ishte hulumtuar gjatë regjimit komunist.

Një census më i afërt, i zhvilluar në vitin 2011, krahas regjistrimit të popullsisë, përfshiu pas më shumë se 7 dekadash edhe pyetjen për përkatësinë fetare. Sipas këtij censusi, në popullsinë banuese të Shqipërisë, 56.7 % deklarohej me përkatësi fetare myslimane, 10,03 % deklarohej katolike, 6.75 % ortodokse dhe 2.09 % bektashiane. Por ky ishte një census i kontestuar nga pothuaj të gjitha komunitetet fetare, si dhe nga mjedisi akademik, për mungesën e seriozitetit dhe të parametrave shkencore. Sipas këtij censusi një përqindje e madhe e popullsisë preferoi të mos përgjigjej lidhur me përkatësinë fetare (13.79 %), kurse 5.49 % e konsiderojnë veten besimtarë, por nuk donin ta identifikonin përkatësinë fetare.

Një vrojtim statistior mbi çështjet e sigurisë kombëtare (i zhvilluar në tërren nga Vermoshi në Konispol gjatë vjeshtës së shkuar) krijoi mundësinë për të patur pasqyrën më të saktë të përkatësisë fetare të banorve të Shqipërisë, qysh prej censusit të 1938-ës. Barometri i sigurisë u financua nga fondacioni gjerman Friedrich-Ebert-Stiftung  (https://www.fes-tirana.org/publications/ ) dhe u realizua nga Arjan Dyrmishi (Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes) dhe unë, si specialist i sondazheve.

Për t’i monitoruar anketuesit në terren, u përdor teknologjia më avancuar aktualisht, përmes së cilës mund të monitorohej në kohë reale me zë e figurë (me përzgjedhje të rastësishme) çdo interviste (ndërkohë që përcaktohej edhe vendndodhja ekzakte e çdo interviste). Me një kampion të kalibruar, për të përfaqësuar sa më mirë banoret e rritur gjeografikisht dhe demografifkisht), mund të thuhet se gjetjet e këtij vrojtimi statistikor i afrohen një census rigoroz të popullsisë (rezultatet vijojnë në tabelën shoqëruese).

Në cilën fe besoni, nëse besoni?  %
Mysliman/e (Sunit) 61.7
I/e Krishtere Ortodoks 14.9
I/e Krishtere Katolik 10.1
Bektashi 8.0
Ateist 4.2
Tjetër 0.4
Protestant 0.3
Agnostik 0.1
(Nuk pranon të tregojë) 0.4

Shënim: Vetëm 22% e atyre që deklarojnë se besojnë në një fe, i frekuentojnë rregullisht shërbimet/ceremonitë fetare. Ndërsa 25% të tjerë i frekuentojnë pak herë në vit.

Next Post
U kapën pa maska, gjobiten 813 qytetarë dhe pronari i një lokali/ Policia apel qytetarëve

U kapën pa maska, gjobiten 813 qytetarë dhe pronari i një lokali/ Policia apel qytetarëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

November 10, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Protesta e ‘flamingove’/ Deputeti i PS: Kërkesa për ndalimin e investimit të huaj, tipike komuniste e anti-kapitaliste

November 10, 2026
Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

November 10, 2026
Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

November 10, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: SPAK po provon me majat e Piramidës se askush nuk është mbi ligjin

November 10, 2026
Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

November 10, 2026
Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

November 10, 2026
Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

November 10, 2026
Hekurudha Vorë- Hani i Hotit, 5 kompani kalojnë fazën e parë për mbikëqyrjen

Kur do të përfundojë hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas? Përgjigjet ministri Enea Karakaçi

November 10, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

Kërkesa e Veliajt për pjesëmarrje në Asamble| Klosi: Do e diskutojmë në forume, problem paraburgimi

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In