• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, May 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

Materiali sekret për vitin 1997, Berisha do hidhte 500 granada mbi qytetet e Jugut, zhduku dokumentet me Gazideden

by A R
19/08/2020 11:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një material sekret të Ministrisë së Mbrojtjes është zbuluar një hartë me zonat në jugun e Shqipërisë të piketuara nga Sali Berisha në vitin 1997, për t’u bombarduar me avionë luftarakë dhe më pas për t’i pushtuar me këmbësori, në kuadër të planit për shtypjen e rebelimit kundër pushtetit të tij pas vjedhjes së zgjedhjeve të 26 majit 1996, firmave piramidale, reprezaljeve me SHIK-un famëkeq të Bashkim Gazidedes etj. Harta është zbuluar nga Komisioni për Hetimin e Ngjarjeve të muajve janar-qershor ’97, i ngritur pas rrëzimit të Berishës nga pushteti. Komisioni kryesohej nga Spartak Ngjela, ndërsa përbëhej nga anëtarët Spartak Braho, Sokol Hazizi, Fatbardh Hushi dhe Vladimir Fejzo. Në seancën plenare të parlamentit të datës 2 korrik 1998, anëtari i komisionit, Spartak Braho ka raportuar për rezultatet e hetimit.

Braho thekson se gjatë hetimeve është zbuluar një hartë me zonat më të nxehta, si Vlora, Tepelena, Përmeti, Saranda etj., të planifikuara për t’u bombarduar me avion dhe artileri, ku më pas do të hynte ushtria. Komisioni ka zbuluar edhe përgatitjen e 500 granatave me lëndë helmuese, të planifikuara për t’ua hedhur popullsisë. Lënda helmuese që përmbanin granatat ishte fatale për shëndetin e njeriut, ndaj kjo lēndë ishte e ndaluar nga konventat ndërkombëtare. Po pse dështoi operacioni i Sali Berishës kundër qyteteve në Jug të Shqipërisë? Komisioni ka arritur në konkluzionin se operacioni dështoi pasi ushtria u shkatërruar dhe ministri i Mbrojtjes, Safet Zhulali u arratis duke mos pranuar të zbatojë skenarin Berishës dhe Gazidedes për bombardimet. Në këto rrethana, Braho thekson se disa krerë të PD me në krye Shaban Meminë armatosën militantë të PD për të zëvendësuar ushtrinë dhe për të luftuar kundër jugut.

Nga dokumentet e siguruara nga Shqiptarja.com, anëtari i komisionit hetimor Spartak Braho tha në seancën e 2 korrikut 1998 se në fund të pushtetit, Sali Berisha dhe Bashkim Gazidede kanë nisur një operacion për të zhdukur të gjithë dokumentet rreth veprimeve kriminale të tyre, sidomos në SHIK, Ministrinë e Brendshme dhe në Presidencë. Por, Braho ka raportuar se në Ministrinë e Mbrojtjes, e drejtuar nga Safet Zhulali, i akuzuar më pas nga Gazidede dhe Berisha për tradhti, janë gjetur materiale. Pas asgjësimit të dokumenteve me një makineri ë posaçme të blerë nga SHIK, Bashkim Gazidede, njerëzit e tij në SHIK, deputetë dhe ministra u arratisën nga Shqipëria, me përjashtim të Berishës.

( Kliko këtu ) Dokumenti me pjesë nga raporti i Spartak Brahos nga hetimi i komisionit për ngjarjet e vitit 1997

…Për sa u përket nënpyetjeve të tjera, nëse komisioni ka evindentuar operacione luftarake apo zona që janë vënë nën goditjen e këtyre operacioneve, varg dokumentesh të komisionit, që janë të arkivuara pranë Ministrisë së Mbrojtjes bëjnë fjalë për zona operacionale luftarake të veçanta. Fjala vjen në Ministrinë e Mbrojtjes ndodhet një hartë me nr. dhe sigël 7, ka një datë që është 4.3.1997, në të cilat parashikohen zonat ku do të bombardonte edhe aviacioni, edhe këmbësoria, edhe artileria dhe përfshihen zonat e nxehta, disa zona të nxehta të Jugut, siç është Fieri, Vlora, Tepelena, Përmeti, Saranda etj. janë të depozituara. Ky si material është në Ministrinë e Mbrojtjes.

…Komisioni disponon mjaft dëshmi dhe prova të shumta që vërtetojnë se ka pasur tentativa për përdorimin e lëndëve helmuese luftarake. Lëndët kimike kanë qenë të llojeve që hyjnë në kategorinë e lëndëve që ndalohen nga konventat ndërkombëtare të miratuara me ligjin 7747, datë 29.7.1993. Megjithëse shteti ynë dhe Ministri i Mbrojtjes e ka firmosur këtë konventë, me urdhër të Adem Çobanit, Safet Zhulalit, të Bashkim Gazidedes janë bërë përgatitje të ethshme për përgatitjen e rreth 400-500 granatave me lëndë helmuese për t’u përdorur në zonën e Fier Vlorës. Nuk kanë arritur t’i përdorin….

..Operacionet luftarake të Ushtrisë kundër popullsisë janë ndërprerë vetëm pasi ushtria u shkatërrua dhe, pa dyshim, po të shohësh një lidhje logjike, këto operacione kanë një lidhje të ngushtë me atë armatosje që bënë disa krerë të Partisë Demokratike si Shaban Memia në qytetin e Tiranës dhe të tjera në qytete të tjera. Akti ku disa nga drejtuesit pushtetarë lokalë janë bazuar për armatosje, apo më mirë akti justifikues, është ligji i miratuar nga Parlamenti “Mbi disa masa për gjendjen e jashtëzakonshme”, por në tejkalim të kompetencave dhe pa përcaktuar edhe kriteret se kush duhet të ishin armatosur, duke shfrytëzuar edhe situatën, disa drejtues të pushtetit lokal, unë desha t’i përmend edhe njëherë: në Tiranë Shaban Memia ka udhëhequr turmat, në Durrës Sabah Jemishta, po kështu ka ndodhur edhe në rrethe të tjera si në Berat, Elbasan, Korçë. Mbështetur në dekretin “Mbi disa masa për përdorimin e armëve në gjendjen e jashtëzakonshme” është justifikuar armatosja e mjaft njerëzve, por pa kritere të veçanta…

…Përgjithësisht ka pasur përpjekje të vazhdueshme, të ethshme për të zhdukur, ata që lanë pushtetin. Bënë të tëra përpjekjet për të zhdukur materialet. Madje thuhet nuk e di nëse e tha në interpelancë kryetari i SHIK-ut, në SHIK ka qenë e importuar, e blerë një makineri me një vlerë të madhe që grinte materiale dhe ajo ka punuar me ditë të tëra që ka grirë materiale, një makineri e posaçme. Pasi janë larguar e kanë marrë edhe me vete këtë lloj makinerie. Edhe në institucione të tjera janë zhdukur, si në SHIK, në Presidencë dhe në Ministri të Brendshme. Në Ministrinë e Mbrojtjes janë gjetur materialet me bollëk. Natyrisht materialet e grumbulluara nga komisioni, për bindjen time, janë vetëm maja e ajsbergut, ka shumë materiale të tjera të cilat gjenden edhe në institucione, por edhe qytetarë të ndryshëm presin rastin, presin një vlerësim më serioz të organeve të shtetit për t’i dorëzuar e për t’i vënë në dispozicion të tyre…

…Agostin Marku pyet: A ka shkresë zyrtare apo dekret nga ish-Presidenti për krijimin e një formacioni special siç quhet në raport Garda 2? – Po, ka një shkresë zyrtare, të firmosur nga Belul Çelo ish-Ministër i Brendshëm që krijimi i këtij formacioni është jashtë kompetencave të tij si Ministër i Brendshëm. Të drejtën për të shtuar forcat e Gardës, por vetëm nga Ushtria, e ka Komandanti i Përgjithshëm, por edhe kjo gjë duhej parashikuar në planin operativo-strategjik të mbrojtjes së vendit. Krijimi i kësaj Garde 2 është krejtësisht i paligjshëm. E theksuam edhe në material, janë harxhuar miliona lekë të reja, për krijimin dhe mbajtjen e këtij organizmi ushtarak…

Next Post
Protesta e maturantëve/ Besa Shahini: U nxit nga opozita e notave dhe universiteteve fallco, keqardhje për nxënësit e revoltuar

Shahini: Zgjerohet skema mbështetëse për libra falas, klasat që i përfitojnë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë: Më 4 prill përfundojnë dëshmitë ndaj ish-krerëve të UÇK

“Egoja në politikë të fundos”, Mesazhi i Thaçit nga Haga për politikanët

May 15, 2026
Petro Koçi paralajmëron zhvillime të forta në SPAK: Qetësia mund të fshehë hetime “bombë”

Petro Koçi paralajmëron zhvillime të forta në SPAK: Qetësia mund të fshehë hetime “bombë”

May 15, 2026
Cilësia e punës, punonjësit shqiptarë ndër më të pakënaqurit e Europës (7 arsyet)

Cilësia e punës, punonjësit shqiptarë ndër më të pakënaqurit e Europës (7 arsyet)

May 15, 2026
Përlotet Pacolli: Kisha rrobat e grisura në shkollë. Shkova në shtëpi dhe nëna më fshiu lotët

Përlotet Pacolli: Kisha rrobat e grisura në shkollë. Shkova në shtëpi dhe nëna më fshiu lotët

May 15, 2026
Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu

Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu

May 15, 2026
Trump nuk largohet pa marrëveshje? Nis raundi final i bisedimeve me liderin kinez

Trump nuk largohet pa marrëveshje? Nis raundi final i bisedimeve me liderin kinez

May 15, 2026
Këngë e kopjuar? Këngëtari: Mund të jetë sulm i organizuar nga kundërshtarët

Shqipëria kalon në finalen e Eurovision, Alis arrin suksesin e parë me “Nân”

May 14, 2026
Kapedanët

“Të jetë e pranishme me votë”, Kuko: Opozita në Kuvend, më shumë kohë në dispozicion se mazhoranca

May 14, 2026
“Si do jetoje me rrogën e një polici?”, Lamallari: Paguhen shtesë për protesta e evente, s’mund të ketë rritje galopante

Lamallari: Modernizojmë shërbimin zjarrfikës, do miratojmë dhe trajtimin ushqimor

May 14, 2026
Ndryshimet në kabinetin qeveritar/ Çupi: Rama dha lajmin se duhen motorë të rinj për integrimin në BE

Çupi: Opozita humbi disa karta, nuk mund të akuzojë ‘narkoshtetin’ në Bruksel

May 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In