• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Matematika, sot testohen 42 mijë maturantë, polica kontroll

by Aalison Pearse Stevens
17/06/2016 08:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Sot do të zhvillohet provimi i Matematikës për rreth 42 mijë e  400 maturantë në të gjithë vendin. Ky është provimi i tretë i Maturës Shtetërore 2016, i cili mbyll edhe ciklin e provimeve detyruese. Provimi do të zhvillohet në 201 qendra në të gjithë vendin. Duke qënë se në dy provimet e para ka patur dyshime se maturantët kanë kopjuar, Ministria e rsimit ka marrë masa shtesë.
MAS i ka kërkuar OSHE-s, që të garantojë furnizimin me energji elektrike në mënyrë që të funskjonojnë zhurmuesit e telefonave. Kjo për shkak se maturantët kanë përdorur telefona në dy provimet e fundit, ku shpesh i kanë fshehur në atlete ose në veshjet e brendshme.

Por Ministria e Arsimit bën me dije se i ka kërkuar Policisë së Shtetit që të garantojë procesit e provimit të matematikës. “Drejtoria e Policisë së Shtetit, do të garantojë standardin e gjithë procesit, në të gjitha qendrat e provimeve, në vend. Kurse Posta Shqiptare do të garantojë transportimin e materialeve të provimit, në të gjitha drejtoritë dhe zyrat arsimore”, -thotë Ministria e Asimit.

Malaj
Ndërkohë në një konferencë për shtyp, Zëvendësministrja e Arsimit dhe Sportit, Nora Malaj, deklaroi se MAS dhe institucionet e varësisë kanë marrë të gjitha masat për menaxhimin dhe zhvillimin korrekt të procesit të provimit, nga fillimi deri në mbylljen e tij. Zëvendësministrja theksoi edhe një herë se për nxënësit dhe administratorët që do të thyejnë rregulloren e maturës shtetërore gjatë procesit të provimit do të penalizohen.

“Ka pasur raste penalizimi ndaj maturantëve të cilët kanë thyer rregulloren e MSH gjatë zhvillimit të dy provimeve, atë të ‘Gjuhës së huaj’ dhe ‘Gjuhë shqipe dhe Letërsi’.5 maturantë janë penalizuar për shkak të mbajtjes së celularit në provimet e zhvilluara, duke i vendosur në veshjet e brendshme apo edhe nën atlete.

Ka pasur 3 raste kur maturantët janë paraqitur me identitet të rremë dhe kjo i përketë shkollave me kohë të pjesshme, 2 raste janë penalizuar për shkak të mosrespektimit të kodit të etikës dhe komunikimit me administratorët” tha Nora Malaj. Ajo deklaroi se do të ketë 3 formate testesh, teste për gjimnazin e përgjithshëm, testi për arsimin profesional dhe testi i matematikës për gjuhët e huaja.Provimiështëi ndërtuar me 25 pyetje, ku 13 janë me alternativa dhe 12 me zhvillim.

Testi
Testi përmban 25 pyetje, nga të cilat 13 kërkesa janë me përgjigje alternative, që vlerësohen me një pikë secila (13 pikë gjithsej) dhe 12 pyetje me zhvillim, të cilat vlerësohen me 37 pikë. Testi vlerësohet maksimalisht me 50 pikë. Provimi do të zgjasë 2 orë e 30 minuta. Provimi i matematikësështë një ndër më të vështirët e maturës shtetërore. Në vitet e fundit në këtë provim kanë ngelur më shumë se 7 mijë maturantë.

Nëse një maturantë ngel në njërin nga provimet e maturës shtetërore, atëherë ai humbet mundësinë për të qënë pjesë e universiteteve publike, duke qënë se mbetësit do ritestohen në shtator, ndërsa fituesit në Universitet do shpallen në muajin gusht. Në dy provimet e para të maturës shtetërore, atë të gjuhës së huaj dhe gjuhë-letërsisë, ka patur akuza për kopjim. Madje në provimin e gjuhë-letërsisë, teza e provimit doli gkatë kohës që po zhvillohej ai.

Programi
Ministria e Arsimit sqaron edhe çfarë do të përmbajë provimi i matematikës që do zhvillohet ditën e sotme. “Megjithëse njohuritë dhe aftësitë që përshkruhen për secilën nga linjat dhe nënlinjat në vazhdim kanë të bëjnë vetëm me njohuritë e reja të programeve të Matematikës së avancuar, në përgatitjen për provim duhet të përfshihen edhe zbatimet që lidhen me thellimin e njohurive të programeve të Matematikës bërthamë, të përcaktuara në objektivat për thellim në programet e Matematikës së avancuar për klasat 10-12.

Modelimi matematik, aftësia për të zgjidhur problema, aftësia për të përdorur njohuritë matematike në situata nga jeta reale dhe në problema me përmbajtje nga shkencat e tjera, aftësia e të menduarit kritik, aftësia për të argumentuar, për të gjykuar, për të vërtetuar, si dhe aftësitë ndërkurrikulare, të jenë në vëmendje përgjatë përgatitjes për provimin e matematikës.

Programi orientuesështë hartuar sipas linjave e nënlinjave të njëjta me ato të programeve të Matematikës së avancuar për gjimnazin. Programi orientues për përgatitjen për provimin në lëndën e Matematikës së thelluarështë mbështetur në: programet e matematikës së avancuar për klasat 10-12 dhe udhëzuesin për zhvillimin e kurrikulës së re të gjimnazit”, – thuhet në programin orjentues të provimit të matematikës.

ma.me

Next Post

Arsimi profesional, kontrata pune nxënësve që në shkollë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sherr me armë brenda lokalit?! Dy të dëmtuar në Lezhë

Sherr me armë brenda lokalit?! Dy të dëmtuar në Lezhë

January 12, 2026
Tragjedia e Crans-Montana dhe hija e mekanizmave mafioze

Tragjedia e Crans-Montana dhe hija e mekanizmave mafioze

January 12, 2026
“Gërdeci” kaloi për gjykim/ Çupi: Mediu ka pranuar një krim, sinjal edhe për familjen e Berishës

Mark Gjergji jeton diku në lartësi

January 12, 2026
Rruga drejt Rinasit do të bllokohet për dy ditë, ja akset alternative

Rruga drejt Rinasit do të bllokohet për dy ditë, ja akset alternative

January 12, 2026
Balluku i jep certifikatën kompanisë amerikane CWP, për ndërtimin e parkut 600 MW në Tropojë

Balluku i jep certifikatën kompanisë amerikane CWP, për ndërtimin e parkut 600 MW në Tropojë

January 12, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 13 Janar 2026

January 12, 2026
Atentati ndaj shqiptarëve në Greqi, lokali pjesë e përgjimeve. Në 2024 u arrestuan 14 shqiptarë

Atentati ndaj shqiptarëve në Greqi, lokali pjesë e përgjimeve. Në 2024 u arrestuan 14 shqiptarë

January 12, 2026
Moti i keq / Rrëshqitje dherash dhe rrugë të bllokuara në jug, përmbytje masive në veri

Moti i keq / Rrëshqitje dherash dhe rrugë të bllokuara në jug, përmbytje masive në veri

January 12, 2026
Trump: Shëndeti im është perfekt, marr aspirina më shumë nga se rekomandohet

Trump në “luftë” me rezervat federale, kreu i FED merret i pandehur nga drejtësia amerikane

January 12, 2026
Situata e motit në vend, Ministria e Mbrojtjes: Shkodra, një nga zonat më të prekura

Situata e motit në vend, Ministria e Mbrojtjes: Shkodra, një nga zonat më të prekura

January 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In