• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Mata dhe Martinaj u takuan normalisht në fillim”, pronari i lokalit tregon bisedën para ngjarjes

by A R
06/10/2018 15:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbardhet dëshmia e Redi Popeskut, pronarit të lokalit ku ndodhi vrasja në zonën e ish bblokut të enjten.

Popesku, është dëshmitari okular dhe i vetmi që ka folur deri më tani me detaje, lidhur me debatin e ndodhur mes grupit të Ervis Martinajt dhe Ervin Matës, ky i fundit në kërkim bashkë me dy miqtë e tij, komandon Meviol Bilo dhe Fabio Alushin.

Popesku ka shpjeguar përpara oficerëve të policisë, se ishte Ervin Mata që i kërkoi që në lokalin e tij të vinte Ervis Martinaj, për t’u sqaruar për një konflikt që kishin mes tyre.

“Mesa kuptova ka qenë një konflikt ordiner për t’u sqaruar në lidhje me ngacmimin e së dashurës së Ervin Matës, Elvana Gjata.

Gjithashtu dua të sqaroj momentin që para se të vinte Ervis Martinaj, mua më tha Ervin Mata, nëse e kisha problem që ai të vinte tek lokali im. I thashë se nuk kishte problem, pasi Martinajn e kisha të njohur. Dua të sqaroj se të dy këta persona, si Ervin Mata dhe Ervis Martinaj u takuan normalisht dhe nuk dhanë asnjë shenjë për konflikt. Pra u takuan miqësisht dhe nuk kishin tendencë që të tregonte se situata do agravonte siç ndodhi”, ka thënë Popesku në dëshminë e tij”.

Ai shpjegoi më tej se debati fillimisht nisi mes njërit prej djemve që shoqëronte Martinajn, i identifikuar më vonë si Fabian Gaxha dhe komandos Meviol Bilo, që ishte në shoqërinë e Matës.

Sipas Popeskut, pas debateve verbale, ata u konfliktuan edhe fizikisht, dhe ishte pikërisht personi që shoqëronte Martinajn, që nxori armën dhe qëlloi i pari.

I pyetur nëse kishte dijeni se më çfarë makine udhëtonte Ervis Martinaj, biznesmeni Popesku thotë se mesa ai mban mend, Martinaj mbërriti në lokalin e tij me një makinë tip “BMW” të zezë.

Krimi i rëndë që tronditi kryeqytetin, ka ndodhur në zonën ‘VIP’ të Lokalit, e cila rezulton të jetë e pambuluar me kamera dhe vetëm përmes dëshmive mund të hidhet dritë për atë sesi rrodhën ngjarjet. Në lokal nuk ka pasur as kamerier, pasi pjesëtarëve të dy grupeve u është shërbyer nga vetë Popesku. Pavarësisht faktit, se për momentin duket si një ngjarje e nisur për motive banale, prokuroria nuk përjashton edhe pistat e tjera, që mes grupeve mund të ketë pasur konflikte të mëparshme, e kanë shfrytëzuar momentin për të larë hesapet mes tyre.

Kamerat e sigurisë, të instaluara në ambientet e jashtme të biznesit, pritet ta ndihmojnë prokurorinë për të zbardhur të plotë mekanizmin. Ndërsa, për të hedhur dritë mbi motivet, institucioni i akuzës, ka në duar tre telefonat e sekuestruar nga të cilët mund të grumbulloje prova, mbi bazën e të cilave mund të drejtohet hetimi në ndonjë pistë tjetër. Nisur kjo nga fakti, se si vetë Ervis Martinaj dhe dy personat që e shoqëronin, Fabian Gaxha që mbeti i vrarë dhe Eljon Hato, i plagosur në spital, rezultojnë me precedentë të mëparshëm penale.BalkanWeb

Next Post
FOTOT/ Kush është komandoja që shërbente si truprojë i Elvanës dhe Matës

Vrasja në Bllok, merren tabulatet telefonike të personave të përfshirë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria njeh sot kundërshtarët në Ligën e Kombeve

Shqipëria njeh sot kundërshtarët në Ligën e Kombeve

February 12, 2026
“Plumbi i artë”, Henrik Hoxha i përgjigjet avokatit: Porosia ishte 150 mijë euro, unë mora 10 në fillim

“Plumbi i artë”, Henrik Hoxha i përgjigjet avokatit: Porosia ishte 150 mijë euro, unë mora 10 në fillim

February 12, 2026
VIDEO / Terrorizoi bankën në Tiranë me armë, momenti kur autori nga Gramsi prangoset nga Policia

VIDEO / Terrorizoi bankën në Tiranë me armë, momenti kur autori nga Gramsi prangoset nga Policia

February 12, 2026
Aleanca Itali-Gjermani shqetëson Brukselin: Rrezik për të çmontuar Europën

Aleanca Itali-Gjermani shqetëson Brukselin: Rrezik për të çmontuar Europën

February 12, 2026
Mes frikës dhe izolimit, sot në Shqipëri ka 250 familje të ngujuara nga vetëgjyqësia

Mes frikës dhe izolimit, sot në Shqipëri ka 250 familje të ngujuara nga vetëgjyqësia

February 12, 2026
“Po pse shtrihesh ashtu?”, Bido merr fjalën për t’iu përgjigjur akuzave, Berisha i bllokon foltoren

“Po pse shtrihesh ashtu?”, Bido merr fjalën për t’iu përgjigjur akuzave, Berisha i bllokon foltoren

February 12, 2026
Tiranë/ Hyri në bankë me kallashnikov dhe qëlloi në dysheme: kush është autori i grabitjes së dështuar?

Tiranë/ Hyri në bankë me kallashnikov dhe qëlloi në dysheme: kush është autori i grabitjes së dështuar?

February 12, 2026
LIVE! Qendër e re për Drejtësinë, Rama: Financim i madh, gjykatës e prokurorë do ndihen të nderuar!

LIVE! Qendër e re për Drejtësinë, Rama: Financim i madh, gjykatës e prokurorë do ndihen të nderuar!

February 12, 2026
Grabitet me armë një bankë në Tiranë, autori me kallashnikov kapet në kohë rekord

“Grupi i Zjarrit nuk ka ekzistuar kurrë”, Agron Malaj thyen heshtjen: Në 21 Janar, përgjegjës Berisha

February 12, 2026
E rëndë në Kosovë, burri qëllon me thikë gruan dhe vajzën e mitur

Grabitet me armë një bankë në Tiranë, autori me kallashnikov kapet në kohë rekord

February 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In