• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

MAT/ “S’do më shohësh më gjallë”, flet babai i djalit që vrau veten pas sherrit me gruan

by Java News
04/05/2019 17:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Babai i të riut që u vetëvra dy ditë më parë në Klos, e ka pasur të vështirë të pranojë ngjarjen, duke hedhur dyshime se i biri mund të jetë vrarë. I përlotur për humbjen e madhe, ai është shprehur: “Nuk ka mundësi që djali im të ketë vrarë veten, me siguri dikush e ka qëlluar”. Efektivët e Policisë janë përpjekur ta qetësojnë babanë dhe dajën e viktimës dhe janë shprehur se duhet të kenë besim, pasi gjithçka do të zbardhet nga grupi hetimor i çështjes. Trupi i pajetë i Hoxhës, mbrëmjen e së enjtes, është dërguar në morgun e Spitalit Bashkiak Mat.

Viktima, Arjan Hoxha
Viktima, Arjan Hoxha
 

 

 

Viktima, Arjan Hoxha
Viktima, Arjan Hoxha

Kërkesës së babait të Arjan Hoxhës i është përgjigjur pozitivisht grupi hetimor. Është kërkuar ndihmë pranë Ministrisë së Brendshme dhe ekspertë të Kriminalistikës kanë kryer këqyrjen e trupit të 31-vjeçarit. Në përfundim të aktekspertizës është konstatuar se viktima ka vrarë veten me një plumb. “Arjan Hoxha është vetëvrarë me një plumb. Ai ka qëlluar vetën në gojë me një automatik ‘Kallashnikov’. Plaga ka tejshpuar kokën, duke e lënë të vdekur në vend. Në trupin e viktimës nuk ka shenja dhune”, shprehen burime nga grupi hetimor.

POLICIA

Burime pranë Komisariatit të Matit saktësojnë se janë pyetur shumë dëshmitarë, që kanë parë dhe dëgjuar sherrin e nisur në shtëpinë e familjes Ndoj. Një zyrtar vendor i Policisë tha se në momentin kur Arjan Hoxha ka mbërritur në shtëpinë e bashkëshortes, në banesë janë ndodhur vetëm katër vajza të vogla, nga 3 deri në 16 vjeçe. Ato kanë përjetuar momente frike dhe ankthi.

“Në momentin kur Arjani ka hyrë në banesë me armë në dorë, bashkëshortja dhe vajzat kanë shpërthyer në ulërima. Fqinjët kanë kuptuar se diçka e rëndë po ndodhte në atë familje. Ato i kanë telefonuar Policisë së Klosit”, sqarojnë burime të Policisë. Menjëherë, drejt vendit të ngjarjes janë nisur efektivë të Policisë Klos, Mat dhe Bulqizë. Ato kanë rrethuar vendin e ngjarjes, por nuk i janë afruar shumë banesës ku raportohej ngjarja.

VENDNGJARJA

Mësohet se pranë trupit të viktimës ka mbërritur i pari një efektiv i Komisariatit të BulqizëS. Ai ka njoftuar me celular kolegët, duke u thënë se kishte gjetur një person të vrarë, pranë një peme. Dëshmitarë okularë në vendin e ngjarjes thanë se Arjan Hoxha mbante në dorë një automatik dhe pranë iu gjet një unazë (mendohet se ia kishte hequr bashkëshortes pak minuta para se sa të vriste veten), një qese me duhan, celulari dhe sende të tjera personale. Të gjitha këto janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale. Policia saktëson se vjehrra e viktimës nuk ndodhej në banesë në momentin e ngjarjes, pasi ishte në spitalin “Xhavit Mara”, për t’u kuruar, sepse dy ditë më parë, gjatë zënkës me dhëndrin e saj, Arjanin, ai i kishte dëmtuar me thikë tre gishta të dorës së majtë./panorama

 

/a.meta

Next Post
Mposht Flamurtarin, Partizani përgatitet të festojë në derbi

Mposht Flamurtarin, Partizani përgatitet të festojë në derbi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In