Në aksin rrugor Suç-Gurrë e Vogël, mjeti tip “Mercedez Benx”, me drejtues shtetasin B.E, 31 vjeç banues në fshatin Gurrë-Klos, është përplasur me një motorr tip “Lifan”, pa targa me drejtues shtetasin S.P, 27 vjeç.
Në motorr ndodhej si pasagjere edhe shtetësja S.P, (e ëma e drejtuesit të motorrit).
Si pasojë e plagëve të marra shtetësja S.P, dhe shtetasi S.P, janë dërguar për ndihmë mjeksore më të specializuar drejt spitalit të Traumës Tiranë.
Nga automjeti tip “Mercedes Benx” nuk ka të lënduar.
Grupi hetimor në vendngjarje, po kryen veprimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Në lidhje me aksidentin, drejtuesi i mjetit tip “Mercedes Benx” shtetasi B.E, është shoqëruar aktualisht në Komisariatin e Policisë Mat për veprime të mëtejshme./a.m.